VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HERONJTË LAHEN ME UJË FLORIRI
Poemë nga FASLLI HALITI

E Shtunë, 11.29.2014, 04:51pm (GMT1)

  FASLLI HALITI




 

HERONJTË LAHEN ME UJË FLORIRI
                              

                     Luftën Antifashiste NacionalÇlirimtare e sponsorizuan anglezët.
                                                                  (nga shtypi)

Poemë


Po,  
Po,
Dhe po.
Anglezët
Na dhanë armë.
Na dhanë automatikë.
Na dhanë pistoleta, fishekë,
Askush s'e mohon këtë mbështetje
Shqipëria u është mirënjohëse taksapaguesve anglezë
Përjetë,
Veç gishti në këmbëzën e pushkës ishte yni,
Këmbëzën e tërhoqëm ne vetë,
 


Në shënjestër  të pushkës angleze
I futëm
Ne,
Pushtuesit,
Me pupla gjeli, fashist italianë,
Pushtuesit me kryq të zi të thyer  nazist
Gjerman ,

***
Fitilin e granatave angleze
E tërhoqëm
Ne
Me dhëmbë.
Xhaketat angleze
U lanë në gjakun e vajzave dhe djemve tanë.


 

    ***
Jo nënat angleze,
Por nënat shqiptare ua thanin rrobat partizanëve,
Jo duke i nderur në telin e oborrit, në erë,
Por në trarët,
Në qeprat e kasolles,
Rreth vatrës së kasolles pa derë,
Brenda
Në shtëpi
Në shtëpitë dhe kasollet fshatare
Rrobat e lagura partizane lëshonin një avull si mjegull gri...

***

Dhe çarçafët e krimbur me parazitë
Të krimbur me morra
Ta themi
Shqip.
Jo nënat angleze
Por
Nënat tona i lanin me duart e tyre vetë,
Që djemve të malit pas luftimit
Që do të kalonin natën
Prapë
Të qetësonin plagët flori
Të bënin një gjumë më të qetë
Me ëndrrën e tyre të vetme, për liri.

***
Kafshatën e bukës,
Thërrimen e djathit,
Gjizës,
Kush e ndante me partizanët:
Darkë,
Drekë
Mëngjes,
Populli shqiptar,
Apo taksapaguesit anglez?
***
 
Po në malet me borë,
Stuhi,
Furtunë,
Buzë lumenjve,
Burimeve,
Përrenjve, liqeneve
Kush i lante dhe shpëlante
Luftëtarët e malit,
Laheshin e shpëlaheshin vetë:
Darkë,
Drekë
Mëngjes
Apo laheshin
Nga taksapaguesit anglezë?

Kush ua lante dhe shpëlante,
Kush ua qepte arnat,
Kush i arnonte
Rrobat
E partizanëve
Vallë
Zonjushat angleze
Apo zanat partizane me yll në ballë ?

***
Po gjakun e plagëve
Të trupave
Partizanë
Që vrijonte,
Infermierkat angleze
Apo infermiert partizane ia përthanin
Me një copë këmishe të grisur apo me një copë beze?

***
Po këmbën e gangrenizuar të atij partizanit
Kush e operoi pa narkozë
Mes pyllit në mal,
Kirurgu anglez
Apo kirurgu partizan,
Me sharrë druri
Ndërsa gjatë operimit
Partizani s'pushonte së kënduari.. .

Sepse
Kënga e tij
Ishte për të narkozë,
Ishte për të anestezi  
***
 
S'ka rrugë
Qoftë dhe një rrugicë e gjatë vetëm disa hapa
Që të mos mbaj emrin e një dëshmori partizanë
Apo emrin e Heroit të ri Qemal Stafa...

***

S'ka piktor,,
Të mos ketë pikturuar një portret partizani,
Një portret të heroit Qemal Stafa
«Që luftoi me patllake Gjersa i doli xhani»;
S'ka këngëtar që të mos ketë kënduar
Një këngë partizane,
Edhe Vaçe Zela
U këndoi
Me zë
Gjeneshe
Me zë gurrash
Me zë Perëndeshe.

S'ka kompozitor që të mos ketë kompozuar një suitë,
Për dëshmorët, heronjtë,
Për partizanët
E malit
S'ka poet Që të mos i ketë kushtuar poezi,Vojos, Qemalit.
    ***

Po!
Aleatët ndihmuan me armë, veshje, municion
Po betejën e Mezhgoranit e bëmë ne vetë.
Ishte yni Asim Zeneli    
Që doli
Nga istikami
Ish ai që granatën  angleze
E hodhi ai mbi nazistët gjermanë,
Ishte komandant Asimi që u ngrit e luftoi në këmbë
Ishte Asim Zeneli ai që ua plasi granatën gjermanëve
Duke ia hequr asaj fitilin me dhëmbë

Ishte Zaho Koka
Ynë   
Që duke shtënë me breshëri
E la pa frymë automatikun anglez
Pa pyetur për plumba, dashnori, për liri.

Automatikut   
Tretur
Në çelik
Ishte Zaho
Që ia mori frymën
Dhe jo ndonjë ushtar anglez, sovjetik.  

Po!
Ishin aleatët tanë,
Aleatët e mëdhenj sigurisht
Që na furnizuan
Me armë,
Rroba,
Municion
Dhe Ushqime,
Por gjakun e derdhëm ne nëpër beteja.
Mirënjohje të përjetshme, aleatëve tanë, falënderime!

Por betejën e Mushkjetasë
E bëmë ne vetë
Ne.  
Që me plagë
U pasuruan djemtë
Duke luftuar  për liri, për atdhe.

Po !
Bombat, mortajat,
Pushkët, mitralozat, të aleatëve ishin
Po lufta e Pezës ishte e pezakëve
Të babë  Myslimit;
Ishin partizanët e Brigadës së Parë, ata  
Që bënë betejën e Tendës së Qypit.
Lanë shkëmbinjtë me gjak  
Heronjtë e Vigut.

Në fund
Të greminës,
Humnerës së malit
Krijuan një liqen të kuq gjaku
Këshilltarët qëndrestarë të Hekalit  

Jona qe edhe epopeja e Pojkës
Yni Reshit Çollaku
Që përflaku liqenin
Tokën me gjak
E përgjaku.
      

Jo mijëra vajza, aleanciste,
Jo mijëra vajza angleze,
Por Mijëra vajza tona
Dolën malit:
Doli Margarita Tutulani,  
Ramize Gjebrea;  :
Liri Brelishov a,
Liri Gega,  
Zonja Çurre,
Të gjitha zana mali,
Të gjitha vajza me hire,
Si mijëra Shote Galica,
Si mijëra, mijëra Teuta Ilire   

 
***
Këngët për luftëtarët partizanë:
Lule Sofo, lule djalë...
I vogël, o partizanë...
I kënduam
Ne vetë
Jo kori i aleatëve tanë
Jo taksapaguesit anglezë.


***
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare,
Heronjtë,
Dëshmorët,
Gjithë luftëtarët e saj me gjokse mali
I vunë pushkën pushtuesit nazist
Si Bajlozit të zi të detit,
Dhe luftuan
Për
Çlirim,
Pa menduar për poste, famë
Për dafina fanfara, lavdi,  
Vetë populli i mbuloi
Me kurora,
Këngë,
U ngriti buste

 
Betoni
Lapidarë,
Monumente viganë
Derdhur në bronz,sigurisht,
Që vetë populli t'i shihte në këmbë
Që Shqipëria t'i shohë në këmbë, përjetësisht.

***

Heronjtë, luftëtarët,
Dëshmorët,
Trimat,
Populli i lan
Me ar, me flori,
Nuk lejon që të ndoten me shpërfillje
me harrim, përçmime, me namatisje, xhelozi...

 

Tiranë, Korrik 2012-2014

FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.