VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARIXHESHKATri poezi nga QAZIM SHEHU

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 06:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ARIXHESHKA
Tri poezi nga QAZIM SHEHU

E Shtunë, 01.03.2015, 09:59pm (GMT+1)


ARIXHESHKA

Në vijat e pëllëmbës vetëtimëshuar,

Shënohet fat i heshtur.

E pres fallxhoren për ta lexuar,

Mbas shtegut me gjineshtër.

 

Kjo arixheshkë këmbë zbathur,

Me diellin e botës në lëkurë,

Me sytë e zi si fat i ardhur,

M`i miklon vijat në pëllëmbë.

 

Dhe sytë më mbetën tek ajo,

Harrova fjalët për ç`më tha,

Sikur ta dija në më do,

Sikur ta doja bukurinë e saj.

 

Kur kërkoi  paret seç më fiku,

Krej e shkujdesur, fjalëmirë,

 Shputën grusht  e vërtita

Si gjyle të kotë në hapësirë...



METAFORË E LIRISË


Njerëzit, shpinë më shpinë

Ndaheshin në Qafë Morinë.

Dikur aty ecte vetëm ajri,

Por jo shqiptari tek shqiptari.

Metaforë e lirisë rrinte e trullosur,

Fjala serbe me shqipen e plagosur.

Sot, more burra, në Qafë Morinë,

Duke harruar akujt që këtu ngrinë,

Ende seç rri një cipë prej tyre,

Një rutinë vulash si verbëri e syve,

Një dallim krahinash pa kuptim,

Metaforë e lirisë këmbët ngadalë shtrin...



HISTORIA


Mos shko kurrë afër të vërtetave,

Afër gënjeshtrave shko.

Nëse futesh në luginë të mbretërve,

Një përrallë të Andersenit kujto

 

I mbytën të vërtetat këta mbretër,

Me gjakun blu aristokratik,

Gjak i të pafajshmëve nëpër mjekër,

U ra në prehër si acid.

 

Dhe, çuditërisht ,historia

Shënohet veç me ta,

Aty është  turpi dhe lavdia,

Dhe pluhuri i kohës tek ra.

 

Sa e padrejtë kjo kokonë,

Kjo dredharake e pështirë,

Me prijësa që s`e meritojnë

Edhe një fjalë për mëshirë...

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DOLI LIBRI MË I RI I POETIT BRAHIM AVDYLI - POEZI TË VESHURA ME PETKUN E DHIMBJESNga Prof. Mr. MUHAMET ROGOVA (01.03.2015)
MOTIVE DIMRICikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.03.2015)
KUJTIMENga JOLA MARGJEKA (01.03.2015)
Përshëndetje për fillimvitin 2015SKICA LETRARENga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ (01.01.2015)
POETËT E PRUSHITEsé nga RRUSTEM GECI (12.31.2014)
RAMIZ KELMENDI, MAG I LETRAVE SHQIPEGJASHTË VËLLIMET E XHEMAIL PECIT PËR RAMIZ KELMENDINNga PREND BUZHALA (12.31.2014)
NJERËZ TË ZBRAZËT SI SHPIRTI I ERËSCikël poezish ADEM ZAPLLUZHA (12.31.2014)
KUR DITËT NISIM T’I NUMËROJMË MBRAPSHT, MENDOJ…Në vend të urimit… -pak reflektim-DRITA LUSHI (12.30.2014)
PIRAMIDATNga QERIM SKËNDERAJ (12.30.2014)
PANXHARËT E KUQ dhe ÇARLÇAPLINITHANI NAQO, fragment nga romani 'Pezhishka' (12.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]