E Premte, 03.29.2024, 02:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KOKA E SHQIPTARIT
Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI

E Premte, 01.30.2015, 07:48am (GMT+1)


"KOKA E SHQIPTARIT"

"Koka e Shqiptarit" është në Mbrostar-Urë
Ky emër i ka mbetur,sa larg ka qëkur
Lavdia në breza ka ardhur gojë më gojë
Në shkruaj këta rreshta, për të do t'ju tregoj.

E rrethuan mbrostarakun,- thonë,- tek kjo kodër
Dhe u bë goxha luftë (tregojnë: nuk qe e vogël)
- Dorëzohu,-i thërrisnin. Je shpallur fermanli!
Po tërr s'ia bëri syu. - S'dorëzohem,- thosh ai.

U nis kohorta që ta zinte atë gjallë
S'dorëzohem,- thosh ai,-se jam në Mbrostar.
U vra atje (mes tymit e zjarrit)
Pa mbeti nofka:"Koka e Shqiptarit"


MU TE "KOKA E SHQIPTARIT"

Mu te "Koka e Shqiptarit" në një kodër dominuese
Vështroj fushat e Mbrostarit të qendisur me dorënuse
"Dorë e nuses" janë fshatarët që punojnë tokat e tyre
Nuk presin nga "shtetarët nga një ndihmë prej "mrekullie"

Zë më ngopet mua syri, tek shoh fushat gjelbërim
Lezetohet krejt "sehiri", zë e rihet shpirti im.
Janë punëtorë bashkëfshatarët, nuk presin kocka nga qielli
Ka ndonjë që është "dorëtharë" (për ata më mbyt helmi)

E kanë lënë tokën ndjerrë, e kanë kthyer në shkretëtirë
Zënë e ngrohen në diell, tek i shoh, nuk ndjehem mirë
Është një tokë aq pjellore, sa të nxjerrë me faqe të bardhë
Por janë me "gishtadore" ( është e kotë, më tej ta zgjat)

Kodrat mbushur me ullinj ( nën ullinj mbushur me vila)
Unë ngazëllej si fëmijë ( mu në shpirt këndojnë bilbila)
Dinë të rrojnë bashkëfshatarët (shkoni i shihnI: si në Zvicër!)
Nuk hyj tek gënjeshtarët; Në Mbrostar nuk ka më dimër.

DHE NË ANËN TJETËR ËSHTË PETOVA

Nga perëndimi është Petova, fshati ku më ka rënë koka
Kur hedh sytë, u hutova: m'u duk e madhe sa bota
Nuk ka ikur kush nga fshati, por janë shtuar plot shtëpi
Pa më shtohet mua malli, pak "lotojnë" sytë mi.

Me sy fshatin e pushtoj e më mbetin sytë larg
Çfarë më para të kujtoj (vijnë kutjimet varg e varg)
Nuk kam lënë arë pa shkelur dhe kam bërë plot zarare
Ngashërehem si i "velur" nga ca mbresa miturare.

Plot shtëpi janë bërë të reja dhe moderne si Evropë
Me kujtime plot "hejbeja", zemra dridhet si një zog
Dridhet zemra nga gëzimi, shpirti më bëhet behar
Kur më sheh kaq mirë syri, unë rinohem, bëhem djalë.

* Koka e Shqiptarit është kodër domnuese në Mbrostar-Ura të Fierit
Tiranë, 28 janar 2015

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRKOHA E KETRITPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.28.2015)
DASHURI E MALLTregim nga GANI MEHMETAJ (01.28.2015)
FEDERIKO GARCIA LORKANjë parathënie dhe një poezi të përkthyera nga FASLLI HALITI (01.27.2015)
NJË PORTË E HAPUR NË MISTERET E ILIRISËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (01.27.2015)
VJESHTA, SI STINË E FRYMËZIMEVE  POETIKE(Jehona Agushi: “Kur vjeshta ik”, poezi, botoi “Migjeni” Prishtinë, dhjetor 2014)Vështrim nga TAHIR BEZHANI (01.27.2015)
ARIU I BORËSPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.26.2015)
DIELLATregim nga PËRPARIM HYSI (01.26.2015)
D Ë S H M I T A R I - poezi nga libri "Kanuni poetik"Nga RRUSTEM GECI (01.25.2015)
MESNATË NË PARIS Ibrahim Rugova/ Presidenti tjetër/ Në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta, një vështrim mbi veprat letrare të një prej autorëve që ngriti konceptet moderne në studimet letrare shqipeNga ALDA BARDHYLI (01.24.2015)
'ZJARR DHE ZJARR' - NOVELË NGA SAZAN GOLIKU (01.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]