E Premte, 03.29.2024, 11:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MNERA TË MERR SYNI ME I PA
Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.31.2015, 11:08am (GMT+1)


Tmerri të merr vëlla syri çka të pa hata në va
Errit e territ pusit të territ, sterrës së pusterrit
Pjerrët humnerës së errët, bjeshkës së bjerrët,
Tëharrja të herr vdekja të therr në ferrë,
Krahnjeza kur krahnon në krahnjerr
Berri dhe derri bëjnë sherr në ferr
Lemza në gëverr nuk men e nuk shterr,
Zjarri zvarrë në arrë, në verr kacavjerrë,
Mërrela kaluar shkon mbi mëshqerrë zëçjerrë,
Urithi i zi lëvron me nge tokën djerrë,
Eshkë e rreshkur breshka e zeshkur në breshtë,
Dregëz e djegur eshtëre rreshtërash në kreshtë,
Kaprolli kapreç nën ujvarë lahet shteç,
Rrënqethur e ngjethur pret kaprollja në breg,
Në pjepër të egër rreshpes së vjetër shartuar mjedër,
Kuçedër e shterpët në tellë të epër përmjerr në vedër.
Errit e territ pusit të territ, sterrës së pusterrit,
Errit e territ pusit të territ, sterrës së pusterrit,
Errit e territ pusit të territ, sterrës së pusterrit,
Errit e territ pusit të territ, sterrës së pusterrit.
Pse bre bën be për qiell e dhe në atë re
Që si pelë ha fre tek gjuan mbi ne
Me ato reshje rrëshekë e ato rrufe rrëke.
Thuaj çka syri të pa hata në va o vëlla,
Kërramzës së kërrabzës, kërrabzës së kërramzës,
Zgavrës së zbrazët gëzhatje flatrash të anzës,
Skaj rrëfate tërrfat në vatër gjarpër sygapërr,
Në dhëmbë të drapërit këmbë të shkrapërit.
Rrap në rrasë, glasë në dërrasë,
Rrahur rrebeshit rrahu në shpat,
Mardhur acarit carani në oxhak,
Shtara në zallë marre në ballë,
Rrezja në rrëgallë përrallë në shkallë,
Gërrhimë shqarri në qarr, vërrimë sharre në varrë,  
Rreket nën arrë skrraja me barrë,
Tëlyeni me dra, krisi rëja ndër gra.
Krramzës së krrabzës, krrabzës së krramzës,
Krramzës së krrabzës, krrabzës së krramzës,
Krramzës së krrabzës, krrabzës së krramzës,
Krramzës së krrabzës, krrabzës së krramzës.
Si përfyten gjindja me rrëshiqa dhe trina
Atje ku aviten e gati ngjiten dy drina
E bezeritet dalina pa këmishë e pa klinda.
Syri çka të pa hata në va vëlla thuaj pra
Spirrës e spirrës së zgripës rribës së aprripës,
Thërrinjë në thinjë, mëllinja në finjë,
Plim shtërrie në hije te mrizi nën dëllinjë,
Murriz në kurriz, kërthizë në fërfllizë,
Hirrë e mëtizur, amvisë e hingërizur,
Kandil i shkimur, curril i dridhur,
Geri në gdhë gërrithur e katrithur,
Nga vërrini brinjës ia mbërrini zhapini,
Spirrës e spirrës së zgripës rribës së Aprripës,
Spirrës e spirrës së zgripës rribës së Aprripës,
Spirrës e spirrës së zgripës rribës së Aprripës,
Spirrës e spirrës së zgripës rribës së Aprripës.
Çka syri të pa, thuaj vëlla, në va hata
Të marrtë tmerri tmerri që të mori
Verri që të përpiu për bri të nxori
O bririt të dashit bririt të dhisë bririt të kaprollit
Kishe ardhur në botë e kishe shkuar zgorit
Në rrethtorë të poshtër prroni rrjedh kulloshtër.
Pse te gabzherri të ngeli makarreli,
Pse fytit tatëpjetë nuk të shkoi kryelana,
Pse ta çoroditi çehren leqeniku me tëlana.
Syri të pa çka nuk të pa hata në va
Shpirti t'u drodh zemra t'u përhodh
Sorra ngranatorrë korri në oborr morrin qorr
Tamli i murrës uji i gurrës
Se tmerri të merr vëlla çka pra
Hata ke pa në va në va ha! ha!
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË LËR TË VDESADEM ZAPLLUZHA, poezi të zgjedhura nga libri 'Menatë vijnë lejlekët' (01.31.2015)
NJERI PA FAT NUK KAVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti VI i romanit 'Loja e mëkatit' (01.31.2015)
NJË LIBËR I PASHMANGSHËM Shaip Beqiri: Hydra des Zorns - Hidra e mllefit, libër dygjuhësh shqip - gjermanisht, botuar në Cyrih nga Limmat Verlag, përkthyer nga Hans-Joachim LankschPërurim nga SADIK KRASNIQI&am (01.30.2015)
URATAPoezi nga FASLLI HALITI (01.30.2015)
KOKA E SHQIPTARITCikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.30.2015)
NDËRKOHA E KETRITPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.28.2015)
DASHURI E MALLTregim nga GANI MEHMETAJ (01.28.2015)
FEDERIKO GARCIA LORKANjë parathënie dhe një poezi të përkthyera nga FASLLI HALITI (01.27.2015)
NJË PORTË E HAPUR NË MISTERET E ILIRISËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (01.27.2015)
VJESHTA, SI STINË E FRYMËZIMEVE  POETIKE(Jehona Agushi: “Kur vjeshta ik”, poezi, botoi “Migjeni” Prishtinë, dhjetor 2014)Vështrim nga TAHIR BEZHANI (01.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]