E Premte, 03.29.2024, 09:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
BASHKËFOLËSIT - Intervistë në vargje nga poeti LLEMADEO, dhënë poetit RRUSTEM GECI
Poemë - Epiko-Legjendare

E Djelë, 02.01.2015, 11:44am (GMT+1)


Mik i dashur, poet i mirë, e di jam vonuar,
jam vone me letrën time për ty,
jam vone me atë premtim që te dhashë atehere
për intervistën qe dëshiroje te me beje ti...!
U vonova miku im,
gjithë qiejve duke udhëtuar
si Alien qe vrapon neper flaket e kometave
udhët e tyre, larg boteve me jete...për te ua ndryshuar...!
E ne udhetime me zëne mesnatat...
kur atmosferen kesaj bote errësira ja mbulon,
ndërsa engjëjt gjithe kozmosit përpiqen
qe njerëzit me dritën e tyre ti ndricojnë...!
Jam vone o miku im poet i Dardanisë se lashte,
o ti qe urat gjer ne e Dardanele lashtësisht i ndërtove,
kur atje tek Troja u gjendem ne ate histori...
legjendave tragjike, kur te hershmin hero te mitikave
Hektorin, rrahit e rrezuan dhelpëraket,
e ne me gjakun e dhembjeve e shkruam legjendën e ti...

Atehere kur i pari pastrim etnik
filloje kundër gjakut Ilir, atje ne Trojën e lashte,
e qe nder mijëra vjeçar nuk u ndal, as deri ne kohet e vona,
kur rrahit te Dardanisë ranë theror Hektoret e ri, Iliro-shqiptaret...!
Jam vone o miku im poet Gecian,
për me ardhe e me qa me ty dhembjet e shekujve
ato dhembje qe therin gjokseve tona gjithë historisë
qysh prej legjendave kur zu te kendohet Epika...
prej Homeriades Iliriane qe i dridhi dhelpraket e Thesalisë...!
E me plisin e bardhe ne krye, u ul me kreshnike
e kangen e motçme, nen tinguj t lahutës Ilirike e këndoj,
ai pra, Homeri qe Ilirianet i quajti Fisnike te Lirisë,
bashkvllazen te Trojanëve krah për krah,
kur përballe dhelprakve i vuni nder shekuj, si Heroj,
e rranjet Pellazgjike legjendave ai i lartësoj !


E di marakun tënd o miku im;
Ti don te më pyesesh për ato krahina te motçme
kur ne brigjet e Danubit e mbështeti kryet Iiria,
e deri ne Egje zani i legjendave jehoj
atehere kur Zeusi ne majet e Tomorrit rrinte,
atje ku edhe yjet e universet e boteve te tjera, synin e mbajnë,
ka rregullat e jetës se kozmosit kujdeson Perendia...!
E aty pari pat zane vend Butri...
ma i pari mbret e bir i Epirise
ne ato vende ku rrinin butemiret e hershem te Pellazgve,
kah vneshtat e ullishtat i punojshin,
siç te urtët bij te etërve te mire punojnë
gjithë kohëve, qysh prej lashtësish...!
E di, se marak ke me dijte per mua
me dijte se kah botës se Ilirisë i kam ra
tue kendue te lashtat legjendat tona,
ashtu siç ti kendue i ke,
nder shekuj andej kah Dardania,
kur dhembjet te dhimbeshin pa pra...!


Eh, miku im, poet i dhembjeve,
andej i kam ra kah gjurmët ti me lot i ke leshue
gjithë shekujve nder mundime,
prej keh Jutbina brigjet e maleve i ka
e deri tek Pyramide e lashte e pellazgive...
atje ku nande male i bashkuan kreshniket,
gjigandet e kohëve ma te bukura mitike...!
E neper te butat fusha te Dardanisë
atje ku Enea e gjeti te shenjten Besë Ilire,
kur ne krye te Trojanëve kje vu me u pri
për me shpetue shfarosjes se hordhive...
Atje ku Ilirides se lashte shqip pat fole Leka
përmbi fronin e ma te madhit te te gjithë perandorive,
kah udhët i muer se pari drejt orientit,
për me njoftuan vende e kombe,
tue ndertue qytete madhështore,
siç naltue ja pat kollonat njasaj Aleksandrie...!
Shqip foli Butrinti ne ato kohe te arta
ku princesha e Trojes u prit ne atë dere Ilire
atje ku me fëmijen përdore ajo; Princeshe Andromarka...
erdhi me rrite jetimin ne atë dere fisnikërie!
Andej o miku im, gjithkah i kam ra...
ku mallet tua e dertet aq here i ke pushue,
deri ne ate Rozafë qe nder mijëra vjeçar
Skute-arta-Shkoder, Ilrine e pat lartësue!
Atje ku kryeqendër e Ilirise shkelqej me mbreter;
si Bardhyl e Genc e Teute kreshnike
qe deri Adrias dallgët ja pat sundue...
e Romes ja mbylli portat ne te Italisë brigje...!

Edhe aty, ku ti me aq deshire me pyet...
Ne Lisin e vjeter, ku Gjergji i Fishtes,
ai kangatari ma i miri i shekujve te shqiptarisë
me lahute te Aalcise kengeve ja u pat marr
tue i përshkrue kohnat e dhembjet e Shqiptarisë...!
E ai aq lart ja pat ngrit zanin Kastriotit...
Fatosit ma te devotshëm te Lirisë,
Gjergjit, qe sulltanëve ua pat ndalue hovet
kur ja shpetoj Lirine edhe Evropes...
ne gërxhet e maleve e te kështjellave te Shqypnisë!
Ai, qe Elegji hyjnore pat kendue per trimnine
per zjarrin e tymin e kulles se barotit
kur ai Oso Kuk-ë Shkodrani atje ne Vranine,
ne ere ja pat hedh ushtritë ati Knjaz Nikollit...
E dhembjeve ma te dhimbshme te Zanave shqiptare
Legjenda u pat shkrue Gjergji Fishtjane,
qe për sa te jete koha e Diellit permbi Dhe,
askush, ma bukur se ai, kanget nuk ka me i thane...!
Bash te ata gur Kështjelle te lashte Ilire
ku rreh dallgët deti gjemueshem mesnatave vone,
aty me lindi edhe mue e mira Nana ime
ku ne djep ato Legjenda, bashke me Atin tim, mi këndoje...!
Andej i pata leshue sytë drejt qiellit se pari here
kur Dielli e Hana e yjet me patën mrekullue,
ndërsa udhët e jetës i mora nder mundime,
dhembjet e kombit tue i ndije e tue i mësue...!

Heret mësova për Kombin e ndame...
për degët e thyeme nder krahet e Ilirisë...
kur dhe ty ta ndigjova zanin neper ofshame
atje nen thundren e hekurt te barbarisë...!
Heret mësova per Malci, Hot e Grude e Tivar,
Kotorre e Ulqin e deri ne Jutbinë...
atje ku kreshniket e kombit gjigandet legjendar,
gurët e pyramides se lashte, permbi njezet tonesh
ne themele i vunë me krahet e tyne ata bij Ilir,
atje ku sot kufit i ka Bosnja me Kroacinë...!
Heret mësova se Dardaninë epike
e mban dhuna e serbit nen pushtim,
siç mban dhelperia e grekut
Çamerine e bukur me gjithë Janine...
E ç'prej asaj kohe, me ty zanin e bashkova
gjithë klithmave te dhembjeve, me ty thirra deri ne qiell,
oh, e jotja dhembje ishte dhe e imja, o Mik,
e loti yt me therte njësoj edhe mua ne brigjet e Adriatikut,
siç ty te therte dhembja atje ne Prishtine...!
****
E di Mik i mire, se kjo Interviste...
ndoshta gjate ka marre
por s'po mundem te rri pa i kujtue ato mote,
prej kah i ka rrjedhat e dhembjet
ma te forta koha e shqiptarëve,
neper dallgët e cdo Epoke...!
Se Ilir as Pellazg, e as Shqiptaret e sodit
askujt nuk ja kane shkel trojet me dhune as pa dhune,
por ndjetë kanë, te paret tone, ne punet e veta,
pa ja pushtue jetën as kombin, askuj !
Por coptue na kanë ne shtatëqind copa
prej gjirit te Istrias e deri ne Thesali...
e deri edhe ku burojnë Drinat na i kane pase marr,
me dhune e përdhune tue na vra e gri...
Veç dallgët e detit s'mujten me na i ndalun
as Alpet, me i pushtue skane mujte, me ushtri,
por shkel e ik, tue mbjell njat fare te lige
çka sot ka mbet nder shqiptar si vëllavrasje e hajni...
Se Iliret e motit e shqiptaret e vjetër,
zakon se kane pas me vra njeri tjetrin,
as me u marr me pune te liga ne cubni...!
por me ruejt te shenjte Besa-Besën
e përballe pushtuesve te huaj, qendrue kanë me trimni!
***
E di miku im i mire, se ato kohe kan shkue,
Por vlerat e kombit asht mire me i përmend
se kush historinë e vendit te vet e ka harrue,
nuk ka me dite ne jete, kurr, se kah asht tue u end...!
Se kush harron gjyshat e Etërit e vet
trimat e trimneshat, qe jetën per Atdhe kane dhanë,
kush harron Legjendat dhe Elegjitë e kombit,
ai, pa Atdhe gjithë jetën ka me kenë!
E mos te me thonë kurrkush se din me dashtë ne jete,
kush te paret e kombit nuk din me i kujtue,
ai s'dinë me dashtë as prindërit e as ndonjë njeri tjetër,
por shkon hupës... si i pashpirt, tue u harrue...!
***
E di Miku im, se shume ke me me pyet,
ne atë Interviste, qe fjalën ta kam pase dhane,
e di se dëshire ke me dite e me dite...
a pata ne jete unë At-ë e Nanë...?
Po, mik i dashtun, kam pas prindër Engjëllor,
qe me Perëndite, dite e nate, rrijshin tue kuvendue,
e me mund e pune te krahëve te forte,
ne jete sollën fëmije, e nder ta dhe mua!
U rritem nder mundime, siç koha atehere ish,
se nuk kish te pa uritur për buk e për jete,
lluks nuk kish atehere per te thjeshtët ne Atdhe,
pervec asaj diktature me lakejt e vet...!
Shkollat e dëshiruara ishin për servilet e regjimit,
te tjerët do te studionin çka-do me detyrim,
Por në universite unë hyra qe herët, fëmije kur isha...
atehere kur Legjendat dëgjoja tek gjuri i Atit tim...!
E tek zëri hyjnor i Nanës time
dëgjoja Urtitë e Perëndive atje ne qiell,
tek e shenjta ime Nanë me lot me prosiste;
'Ndërro udhë shtate here ne dite, larg te ligut, o bir...!'
E udhe ndërrova shpesh, o miku im,
aq sa shpesh here i vetëm u gjenda ne jete,
me mire i vetëm se me te liq rrethuar,
me ata qe sa here ta shohin buzëqeshjen ne fytyre
zverdhen e bëhen te zbehtë...!
Me mire i vetëm se sa pranë atyre
qe suksesin tënd e veshtrojne me zili...!
Nuk ka miq te drejt ne mes te ziliqareve...
sepse vesi i pushtuesve u flen ne gji...
Ndaj me mundin tim jam munduar te jetoj o Mik,
kam dhuruar e dhuroj pa kërkuar shpërblim,
sepse dy varret e prindërve perjete i nderoj,
se jete ndërruan pranë meje, ne kraharorin tim...!
***
Sdo te flas për ndonjë arritje,
qe te mos mërzis ndonjë
atje lart ku kapen si majmunët...
sepse arritjet e drejta nuk i done pushtetet...
ata qe me fare e fis e miq, fronet sundojnë dekadave,
tek çdo gjë te mire te te tjerve e shohin me perbuzje.
Por po te them miku im; se unë neper kohe eci vertikal...
me dhembjet e heshtjen ne gji,
le te jete koha ajo qe do te flasë...
për ata, gjoks-rrahësit e froneve rrethuar me servile,
e ne fund le te flasë dhe për mua e për ty...!
E udhët e mërgimit i mora një dite
kur atdheu ish i vuajtur pa shprese
për ti sheruar te miat dhembje,
por harruar nuk e kam, as unë, si dhe as ti,
por dhe prej këndej se largu përpiqemi bashke
qe ti japim nderim, me pune e mendje...!
E di marakun tënd o i miri Mik,
si çdo marak tjetër;

Ti deshiron te dish se si me dhembjet e shpirtit jam...?
Si çdo njeri dhe unë e jetoj jetën...
here mire e here neper dhembje e lot, si ti,
e ndoshta fatin me te trishte e kam...!
Por une e di marakun e pyetjeve delikate
per dhembjet qe na therin ne thellësi,
E ti e din se unë ne jete nuk urrej askënd,
as ata servil qe me mashtrime blejne lavdi...
Di te fal, e pafund te fal, duke marre anën
dhe i heshtur te shkoj me dhembjet ne gji...!
Por ama, ti e din se si rebelohem,
deri dhe ndaj "mbretit" aq here jam rrebeluar...
ku ja kam dridhur gjunjtë me gjithë kuplen...
për vjedhjet e krimet, ndaj popullit te varfëruar...!
Dhe për vegjeline do te hidhem serish ne flake...
e për njeriun e drejte, ne dyluftim dhe djallit do ti dal,
ja ma merr shpirtin mua
dhe e drejta pastaj pranë meje le te vdesë,
ja djallin do ta dëboj per ne shpellat e veta larguar...!
Se nuk ka mbret gjakatar qe mund ti shpëtoje se drejtës,
Pendat e poeteve nuk i nënshtron dot korruptimi,
flas për poetet fisnike qe numërohen me gishta,
e jo për poetucët qe kundërmojnë qe larg ere servilizmi...!


E kështu Miku im poeti Gecian,
ç'te te them per mallet e dashurise...?
Ti ma ndjen zemrën ne *Fjalet e shpirtit...*
tek falem gjer atje tek Kumtri, Yjesise...!
Atje, ku nje bote tjeter veshtroj mesnatave te mia...
dhe me mall i falem gjer ne amshim...
Atje ku s'ka vend egoizmi, inati, cmira,
por lulezon pranvera shpirtërore e dashurise,
pa pseudoizma, pa kushtëzim...!
E atje ne ate preher dashurie dua te shkoje te rri,
atje Kumtërit, larg dhëmbjeve perjete,
Atje ku me therret Shpirtbukura ime
Ajo qe me frymezime me mban tek Qiejte...
larg kesaj bote ku zemrat vriten moskuptimeve...
ku aq te pamundura i bëhen te mundshme, shpirtit te drejte...!
Ç'te them me shume Miku im,
a thua kjo Interviste ishte shume e gjate ?
Kam pafund per te thene, per vete dhe per ty,
por o Zot, ne dite te bardha u pafshim prape...!

18 Janar 2015

Shenim:
Miku im, poeti Rrustem Geci, ka kohë që më kërkon një Intervistë për shtypin, por në pamundësi kohe, për tu takuar e për të ndejtur gjatë bashkë, mendova që të u përgjigjem shumë pyetjeve të mikut tim, me ketë poemë të shpirtit tim...!
Poemë, të cilën po e lej të lirë dhe për dashamirësit e vargjeve poetike...!
Ndoshta zemrat e pastërta mund të ndjejnë dicka të mirë nga këto vargje, dhe nga ky lloj Art Interviste...!
Ju falem me zemër Lexuesve të mi !
Juaji e me ju, LLemadeo
Copyright-©LLemadeo


LLEMADEO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ARA E VIDHISHTËSTregim biptik nga FASLLI HALITI (01.31.2015)
MNERA TË MERR SYNI ME I PAPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.31.2015)
MË LËR TË VDESADEM ZAPLLUZHA, poezi të zgjedhura nga libri 'Menatë vijnë lejlekët' (01.31.2015)
NJERI PA FAT NUK KAVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti VI i romanit 'Loja e mëkatit' (01.31.2015)
NJË LIBËR I PASHMANGSHËM Shaip Beqiri: Hydra des Zorns - Hidra e mllefit, libër dygjuhësh shqip - gjermanisht, botuar në Cyrih nga Limmat Verlag, përkthyer nga Hans-Joachim LankschPërurim nga SADIK KRASNIQI&am (01.30.2015)
URATAPoezi nga FASLLI HALITI (01.30.2015)
KOKA E SHQIPTARITCikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.30.2015)
NDËRKOHA E KETRITPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.28.2015)
DASHURI E MALLTregim nga GANI MEHMETAJ (01.28.2015)
FEDERIKO GARCIA LORKANjë parathënie dhe një poezi të përkthyera nga FASLLI HALITI (01.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]