VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NATA BESË NUK KATufë poezish nga SOKOL DEMAKU

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 02:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NATA BESË NUK KA
Tufë poezish nga SOKOL DEMAKU

E Hënë, 02.02.2015, 10:50am (GMT+1)




PAQE

Një ditë,
Unë pashë shumë njerëz,
Njerëz jo të zakontë,
Pashë njerëz me fytyrë të çartun,
Unë pashë kur këta njerëz,
Zemër nuk kishin,
Unë pashë kur këta njerëz,
Ishin të krisur.
Unë pashë kur këta njerëz,
Erdhën kalur,
Unë pashë kur këta njerëz,
Kundër njerzve u sulën,
Kundër njerëzve të mbetun,
Deri sa u sollën vdekjen .
Unë pashë mizori,
Në fytyra satrapi,
Se ata kishin fytyrë xhelati.
Eh,
Njerëz fytyrë çartun,
E shpirt prishur,
Zemër krisur,
Sot ke sa te duash,
Në botën e ndyrë,
Më shpirt prishur.
Te mbetunit kërkojnë mëshirë,
Paqën e duan shumë,
Të lodhun në shpirt,
Mallkojnë pse ekzistojnë.
E duan lirinë,
Paqën ta gëzojnë,
Nuk duan zemër krisurit,
Jetën tua shaktërrojnë.
Paqë, paqë,
Në jetë kërkojnë.


NATA

Në këtë natë të errët,
Që unë kërkoj ate,
Ku as gjumi pergjigje nuk ka,
Përpelitem si në ankth.

Kërkoj përgjigje,
Por nuk gjej,
Ato janë mbrojtje,
Në heshtjen që mbretëron.

Nuk gjej arsye për,
Errësira deshmi nuk jep,
Asaj nuk mund ti zesh besë,
Se është e pamëshireshme në jetë.

Eh, natë mizore,
E shurdhër, e verbër,
Sa tinëzare që je,
Dua që të tëharr nga jeta që të mos jesh.

Është nata qe besë nuk ka,
Është e verbër, por sy ka,
Është më barrë,
Prandaj besë nuk ka.


TEK URA E VJETÊR


Eh sa kohë kanë kalu,
Në sa stuhi ke qëndru,
Karvane kalorsishë,
Te ftuar e paftuar,
Mbi ty kanë kalu.
Karvane barbaresh,
Furtuna pa nda,
Por madhështore ke mbetur,
Je si një kala.
Nga të katër anët,
Mësymje pa nda,
Kalonin hordhitë e egra,
Si tufani pa nda.
Qëndrove krenare,
Madhështore gjithëmonë,
E fortë si shkëmbi,
E truallit Arbëror.



LAMTUMIRË

Në errësirë,
Një yll shkëlqen.
Në një rrugë një grua kalon,
Pa rroba,
Me dashurinë e humburë,
E ngrirë në rrugën e fatit.
Ajo nuk ka shpresë,
Për të gjetur rrugën,
Atë rrugë të lumturisë,
Të shpresës e dashurisë.
E kundër vullnetit të saj,
Por në ankth,
E lodhur nga diçka në jetë,
Që ne e quajmë vdekje të ngadaltë.



RRUGËT E REJA

Ajo rrjedhë nëpërmjet meje
Sikur gjaku i ri
- Dashuri -
Në venat e mia.
Ti gjen mënyra të reja,
Për të ushqyer,
Zemrën time.
Ti shëron dhimbjen,
Sikur frymëmarrja,
Me oksigjen mushkërit mbushë.
Ti je ushqim i trupit tim,
Hovin dhe vrullin tim,
E shton si me insulinë.
Unë mund hedhë valle,
Deri në amshim,
Dhe të pres deri sa ti të mbërrin.



HËNË O HËNË

Në një aventurë,
Në qiellin e hapur,
Shëndritë në çdo anë,
Njerëzin i bënë të dashur.
Një grumbull ëndrrash,
Sillen vërdallë,
Trazojnë horizontin,
Ylberit ngjyratë i ndërrojnë.
Hënë o hënë,
Rrezet që lëshon,
Që i hedhë në qiellin e kaltër,
E jetën gjallëron.
Eja o Hënë,
Nga gjumi më zgjo,
Të lutem, rrugën ma ndriço,
Të shof guacën time magjike,
Që sot gëzueshëm po ndriçon.


ERA MAGJIKE


Oj, erë magjike
Që frynë me stuhi
Sjellë rrebeshe shiu
Dhe jetën freskon.

Të ndjek ty erë
Të mbaj në dorë
Stë leshojë nga floku
I art madheshtor.

Të lutëm oj erë
Të ngresish lartë
Peshëne  mallit
Nga kahet e mi

Eja, e dashurë
Mbushë zemren time
Me dashurinë tënde
Dhe aromën e  erës.
 

ANEMI


Athua mund të ketë thu
Mes trupit e shpirtit
Apo dicka që ndan
Nga ajo që pret.

Eh ta ndjesh këtë
Në shpirt e jetë
S`do kesh problem
As sot as dje.

Por si kështu
Si krimbi në dru
Fillon të zhbëjë fletët
Sikur jetë nuk do ketë më.

Eh kjo është zhbërje
Nga anemia e jetës
Kjo është histeri
E jetës dhe vdekjes.

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TREVARGSHNga QAZIM SHEHU (02.02.2015)
BISEDË ME NAIMINProzë nga KUJTIM SKËNDERAJ (02.02.2015)
BASHKËFOLËSIT - Intervistë në vargje nga poeti LLEMADEO, dhënë poetit RRUSTEM GECIPoemë - Epiko-Legjendare (02.01.2015)
ARA E VIDHISHTËSTregim biptik nga FASLLI HALITI (01.31.2015)
MNERA TË MERR SYNI ME I PAPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.31.2015)
MË LËR TË VDESADEM ZAPLLUZHA, poezi të zgjedhura nga libri 'Menatë vijnë lejlekët' (01.31.2015)
NJERI PA FAT NUK KAVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti VI i romanit 'Loja e mëkatit' (01.31.2015)
NJË LIBËR I PASHMANGSHËM Shaip Beqiri: Hydra des Zorns - Hidra e mllefit, libër dygjuhësh shqip - gjermanisht, botuar në Cyrih nga Limmat Verlag, përkthyer nga Hans-Joachim LankschPërurim nga SADIK KRASNIQI&am (01.30.2015)
URATAPoezi nga FASLLI HALITI (01.30.2015)
KOKA E SHQIPTARITCikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.30.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]