E Premte, 09.20.2019, 05:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KUR VIHEJ NË SHËNJESTËR 'DIMRI'
(Tregimi është ndërtuar në bazë të një bisede me të nderuarin Pal Nikolla, Patos, i cili nuk jeton më. E publikoj si homazh për atë njeri të mirë e të mençur.)
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Premte, 02.06.2015, 10:27pm (GMT+1)



(Tregimi është ndërtuar në bazë të një bisede me të nderuarin Pal Nikolla, Patos, i cili nuk jeton më. E publikoj si homazh për atë njeri të mirë e të mençur.)
Pas dënimit tim politik, si ish ushtarak i lartë i Forcava Ajrore, punova disa vjet puntor në Kuçovë. Një ditë të zakonshme, në mënyrë të papritur, më komunikuan se e kisha shlyer dënimin dhe më transferuan familjarisht në Patos. Emërimi Drejtor i Bibliotekës së Qytetit, nuk më erdhi i beftë si tansferimi, sepse isha njohës i pesë gjuhëve kryesore europiane dhe si i tillë, do të merresha me përkthimin e literaturës teknike të Naftës, për të vënë në punë mjetet e shpimit dhe të prodhimit që eksportoheshin nga perëndimi. Pra nuk më sollën si “burr të mirë” edhe pse boll i mirë isha. Kishin nevojë për të shfrytëzuar atë pjesë timen, që u leverdiste. Por edhe unë u ndjeva mirë, që m'u dha mundësia të shpalos diçka nga vlerat e mia, për t'i shërbyer komunitetit.
Tashmë unë isha aty, merresha me punën time të përditshme, kur një ditë erdhi “pa ftesë” Drejtori i Përgjithshëm i Naftës. U vumë përballë njëri – tjetrit në zyrën time, me një disnivel të dukshëm lartësie. Unë më i gjatë, ndërsa Ai, më i shkurtër se statura normale e një burri. Kjo, në mendjen time e bënte pak qesharak komunikimin, por nuk lëviza fare as buzën, sepse tashmë, e dija mirë ç'të bënte eprori në se “e prekje në tela”, qoftë edhe me shaka. Prita me durim fjalën e tij, që për mua, sigurisht, kishte fuqinë e një urdhëri ushtarak. Drejtori ngriti kokën dhe e qendërzoi dritën e syve mbi bebet e mia të lodhura nga leximi. Edhe pse ishte shumë nën mua si larësi, vështrimi nga poshtë depërtoi aq shumë, saqë ndjeva një lloj verbimi që m'i mjegulloi sytë.
“Dëgjo!”, më tha. “Këtu do të bëhet një mbledhje diskredituese për romanin “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Partia orienton të kritikohen ashpër tendencat dekadente të autorit. Do të thërrasim naftëtarët e dalluar, për të mbrojtur vijën e Partisë nga një deviator i rrafinuar, që me marifete dykuptimëshe i shërben Perëndimit. Po këtë radhë, nuk fshihet dot! Ti e ke lexuar apo jo?”
“Po!”
“Shumë bukur! Përgatit një diskutim të ashpër diskreditues, duke u ndalur veçanrisht në kapitujt degjenerues të moralit tonë. E di vetë ti! Diskutimin do ta lexoj unë. Pas meje do të ngrihesh ti i pari, t'më mbështetësh. Në mbledhje do të jetë një i deleguar i Partisë nga qendra dhe vetë autori. Dakord?”
“Dakord!”
“Mbledhja do të mbahet pasnesër në orën dhjetë e tridhjetë. Diskutimin ta kesh gati nesër në mëngjes! Mirupafshim.”
Drejtori nuk la pas vetëm hijen e shkurtër e të lehtë, por edhe një barrë të rëndë mbi shpinën time, e cila do t'më krruste më dysh, duke bërë që kësaj radhe, t'i shihja unë nga poshtë sytë e Drejtorit.
Kisha lexuar romanin dhe të gjitha kritikat e shtypit që shkruheshin për të. Isha adhurues autorit, e njihja personalisht. Nuk bëja pjesë në turmën e kritizerëve servil, edhe pse i kuptoja në ajër, idetë dhe nëntekstet që përcilleshin nga krijimtaria e tij. T'i merrje ato si slogane dhe t'i paraqisje si “njollosje” të vijës, ishte gjeja më e thjeshtë, do të korrje madje edhe duartrokitje. Por mua, më shqetësonte fakti, që do të shkruaja për diçka, të cilën e ndjeja ndryshe. E përjetoja si një “goditje” ndaj atyre që më kishin “goditur” mua, vetëm e vetëm, se isha ndarë nga isua që mbante këngën e sekretarit të Partisë. Tani, unë ish “i godituri”, duhej të godisja një tjetër që tentonte të dilte nga isua e letërsisë së indoktrinuar. Mora penën, letrën dhe u ula të shkruaj. Duart më djersitën, mendja më rrotullohej duke u ndalur mbi paragrafe e kapituj të veçantë të romanit. Imagjinoja mbledhjen, kritikat e ashpra, drejtimin e gishtit mbi “të përkëdhelurin e borgjezisë”, mbi shkrimtarin që “aspironte të përkëthehej në perëndim”, që kishte “dalë nga shinat e realitetit tonë”, që “i thurte lavde një sistemi shfrytëzues e të kalbur”. Këto i kisha lexuar në kritikat e shtypit, këto duhej të shkruaja edhe unë, në diskutimin që do të lexonte Drejtori. Nisa të zhgarravis, i fshiva prap dhe vazhdova kështu, deri sa pena u mësua të shkruaj atë që kërkonte një mbledhje diskredituese. Kur po i shkoja në fund diskutimit tim “për mbrojtjen e vijës”, të cilin do ta lexonte Drejtori, më tromaksi zilja e telefonit, që gjithë atë paradite, kishte qënë në gjum të thellë. Kapa receptorin dhe dëgjova. Zëri i Drejtorit nga ana tjetër më komunikoi çudinë më të madhe që mund të imagjinoja atë çast:
“Dëgjo! Mbledhja që diskutuam, nuk do të jetë diskredituese, përkundrazi, do të shpalosë evidentimin e vlerave të romanit dhe autorit. Qaje me lot diskutimin, se siç të thash, do ta lexoj unë. Ti, per vete, mos u përgatit. Nuk është nevoja. Do vijnë nga qendra njerëz të kualifikuar për të folur. Dakord?”
“Dakord, po... si kështu?!”
“Flasim nesër.”
E nesëmja kaloi qetësisht, ndërsa të pasnesërmen shkova në punë më shpejtë se zakonisht. Duhej të përgatisja sallën, podiumin, agjitacionin figurativ, lulet, gjithçka të nevojshme për të pritur të deleguarit e qendrës. Kur çdo gjë ishte gati, u futa në zyrë dhe thash të pushoj pak, që mbledhja t'më gjente të qetë fizikisht e mendërisht. Sistemova tavolinën, hapa dritaren dhe ndeza cigaren e parë për atë ditë. Kisha filluar ta rralloja, më jepte një kollë mbytëse. Duhej akoma, më shumë se një orë, të fillonte mbledhja. Ndërsa kisha mbushur mushkritë plotë me tym duani, dera u hap me vërtik, pa trokitur. Gati u mbyta nga tymi, kur pash të hynte vetë autori i romanit. Hapa krahët gjithë qejf ta prisja si mysafir të nderuar, por ai më ktheu shpinën pa më përshëndetur fare. Filloi të bëj disa ecejake, nga dera tek tavolina me kokën ulur, duke shpërfillur çdo fjalë apo gjest timin, për ta bërë të ulej e të rehatohej. Dukej i shpërqëndruar dhe shumë i turbulluar. Në një çast kthjellimi, ndali përballë meje dhe më drejtoi gishtin:
“Po ti; je me mua, apo me ata?”
“Me ty he burr i dheut! Ke ba një roman të mrekullueshëm!”
Lajmi i ndryshimit të përmbajtjes së mbledhjes, ende nuk kishte mbrritur në veshët e shkrimtarit. Një natë më parë, ai ishte gdhirë në Fier, në shtëpinë e një miku të rinisë së tij.
Mbledhja u zhvillua në kohën e paracaktuar. Pas fjalës së Drejtorit, përgatitur nga unë, foli një tjetër i ardhur nga qendra, ndërsa konkluzinet, sigurisht, i bëri i deleguari. Nga sa u tha, doli qartë, se vepra e Shkrimtarit, ishte vlerësuar pozitivisht nga vetë Shefi i Madh i Partisë. Romani mbronte një ngjarje të madhe dhe vetë protagonistin e kishte personazh kryesor. Këto u thanë në mbledhje, ndërsa kur po dilnim nga salla, një miku im letrar më pëshpëriti në vesh: “Gjirokastritët e mbrojtën njëri – tjetrin për bukuri!”
Kështu ndodhi atë ditë, ndërsa pas dy vjetësh, Drejtorin tim që deshi të “godiste” shkrimtarin, e goditën pas koke. Kur u rrëzua, më mori edhe mua me vete, nën një zgjedhë që nuk të lejonte të ngrije kokën, për të parë e folur rreth të vërtetave të pavërteta.

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMIZ LUSHAJ - VEPRA 'BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT', VËLLIMI I PARËDy fjalë nga autori (02.06.2015)
DASHURITË E MËDHAPoezi nga Qazim SHEHU (02.05.2015)
IDE LULESHPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.04.2015)
SHKRIMTARËT DHE POETËT, KUR BISEDOJNË ME NJËRI - TJETRIN, POR EDHE KUR BISEDOJNË ME PERSONAZHET E TYRE, BËJNË LETËRSIESSE - QË NGA BIBLIOTEKA E ALEKSANDRISË E DERI NË DAUSON TË ALASKËSNga THANI NAQO (02.04.2015)
'KLITHMA FRYME' E LUMTURI YMERIT - NË LEDHATIME POETIKE IMPRESIONUESEEsé nga DRITA LUSHI (02.04.2015)
PIKA LOTITregime burgu, nga SAMI REPISHTI (1) (02.03.2015)
REKOMANDIM NJË DJALIPoezi nga ERNEST HEMINGWAYPërktheu: FASLLI HALITI (02.02.2015)
NATA BESË NUK KATufë poezish nga SOKOL DEMAKU (02.02.2015)
TREVARGSHNga QAZIM SHEHU (02.02.2015)
BISEDË ME NAIMINProzë nga KUJTIM SKËNDERAJ (02.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]