E Premte, 03.29.2024, 04:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
RRËFENJA GAZMORE PËR DITËT ME SHI
Nga PËRPARIM HYSI

E Shtunë, 02.07.2015, 11:01am (GMT+1)


E mbaj mend mirë: në ditët me shi, në fshat, mblidheshim pas oxhakut dhe të mëdhenjtë tregonin ngjarje apo përralla. Disa prej këtyre rrëfenjave i kam përjetuar dhe, si të tilla, po i sjell për lexuesit. Unë besoj se kemi nevojë që dhe të qeshim ndopak.


Dervishi
Këtë rrëfenjë nuk e kam të përjetuar. Ma ka treguar babai që ishte bektashi dhe këtë dervishin bektashi e kish njohur, kur jetonim në Skrapar, se nga Skrapari ishin prindërit e mi.
Dervishi kish shkuar në një gosti dhe, tek pritej që të shtrohej darka, kish thënë para gostiarëve dhe të zotit të shtëpisë:- Dëgjo ti i zoti i shtëpisë, por ta dëgjojnë dhe të tjerët. Unë për darkë nuk dua bukë, por vetëm një pulë të pjekur!!! Or, baba dervish,- ia kish pritur një besimtar hokatar,- po qenke keq nga mideja zotrote?! Po unë, po të kem një pulë të pjekur përpara për darkë, më ngrëntë goja një mut, në kërkoj gjë tjetër... Të gjithë ranë përmbys nga të qeshurit dhe qysh prej asaj darke, dervishi e preu atë kërkesën si ekstra.

Dy Dervishët
Këta të dy kanë emrin Dervish. Nga besimi dhe këta qenë bektashi. Por ç'do rrëfej për ta, nuk ka të bëjë me besimin, por me kondicionin e tyre a më tepër huqin. Që të dy qenë nëpunës para nëntëdhjetës dhe qenë kushërinj. Pra, me raste bëheshin familjarisht me njëri-tjetrin. Prej natyre, qenë hokatarë të mëdhenj dhe, kur bëheshin bashkë, njëri hidh e tjetri prit, si në atë garën: më i shkathti, më i shpejti. Që të dy, i kam njohur nga afër dhe, ç'ka do sjellë për ju, e kam nga goja e tyre. Për të qenë më i drejtpërdrejtë me lexuesin, për t'i dalluar, njërin po e quaj Dervishi i madh ( në fakt, qe më i moshuar nga tjetri) dhe tjetrin, Dervishi i vogël. Të dy banonin në qytet, por në lagje paksa larg nga njëri-tjetri.
U sëmurë Dervishi i madh dhe Dervishi i vogël i thotë të shoqes:- Merr një trastë (asi kohe nuk kishte qeska në dyqane) se do shkojmë tek Dervishi se është i sëmurë, në shtëpi. E mori trastën e shoqja dhe, tek ecte krah të shoqit, kur u afruan tek pazari, i thotë:- Hë, do kthehemi që t'i blejmë ndonjë frut apo jo? Lëma mua këtë punë,- tha Dervishi i vogël. Vazhduan rrugën, hapën deriçkën e oborrit (Dervishi i madh kishte shtëpi përdhese) dhe, kur hynë në oborr, Dervishi i vogël hipi në portokallen e vetme që kish Dervishi i madh. E mbushi atë dingas dhe bashkë me të shoqen hynë tek i sëmuri. Ky qe vetëm në shtëpi (e shoqja nuk qe aty). Sa hynë brenda, Dervishi i vogël, tha:- Epo të shkuara! Mandej, i zgjati trastën me portokalle. I madhi, sado i sëmurë që qe, nga goja qe brisk. Ore, maskara,- i foli gjysëm me të qeshur dhe gjysëm me të ngjeshur,- po portokalle më bie ti mua, kur portokallen e kam në oborr.
Aha, mos u mërzit,- ia priti po me shpoti i vogëli,- se, kur të iki, i marr me vete unë.
Dhe kështu bëri vërtet. Kur u ngrit i sëmuri për të dalë në oborr, hodhi sytë mbi portokall dhe dha britmën:- Opo të di se ç'mall je, por të lumtë ty, kur nuk e mbajta trastën. Fjala mori dhenë dhe dy Dervishët jepnin e merrnin që t'i nxirnin "bojën" njëri-tjetrit.

Unë dhe babai

Prej natyre, babai im, ishte gazmor. Të skuqte duke të vrarë dhe me pambuk. Kurrë nuk e harroj kur më bëri për ujë të ftohtë vetëm me një fjalëgoje. Qeshë goxha, aty nga dyzet vjeçët. Babai kishte dalë në pension dhe mu para pallatit ku banonim, kishte marr sëpatën dhe po çante dru. Unë bëja sehir si të isha një snob anglez. Aty pari kalon një i moshuar sa babai dhe, pasi përshëndeti, shkëmbeu këtë bisedë me timatë.
- Hazis, çfarë po bën?
-Po çaj dru se është ftoht.
- Po Papi ?( kështu më thërresin të gjithë të njohurit)
Dhe imatë, flakë për flakë:- Pse kur do ma shohë hairin Papi apo kur të vdes?
Mua sikur më zuri pallati dhe, i turpëruar deri në majë të thonjëve, vrapova dhe hyra brenda.
* * *
Xha Myrtja
Xha Myrtja ka qenë një plak shumë i zgjuar dhe i kishte dukë fjala. Unë e kisha zakon që çdo mbasdite, pasi lija punën, e kaloja tek prindërit. Një pasdite, ballë për ballë me xha Myrten.
-Ku je nisur, të keqen xhixhaj tyja?
- Tek babai e nëna.
- Sikur nuk po të shoh gjikafshë në duar?!!!!
Unë i zënë gusht, i them:- Ore xha Myrte, pse të vegjël janë prindërit e mi? Dhe ai, flakë për flakë:- Digjo dhe ta kesh nasijet nga una. Pleqtë janë si fëmijtë. U vjen mirë që dhe një karamele po t'u shpiesh. Po ju, çunat, jini pak zullapër. Kurse cucat (çupat) t'i falë Zoti. I ke parë motrat e tua kur vijnë. Me duarët plot. Andaj thonë në Myzeqe, të keqen xha Myrtja tyja:- Kush ka pulën, i ha vezën. Kush ka gjelin, i ha gëlasat. Dhe, vërtet, që ma preu huqin.

Tiranë, 6 shkurt 2015


PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRIJOHET DHE JEPET ÇMIMI I RI LETRAR, “SKËNDER HASKO”(Shpallet nisma e re, “Libra, për ditëlindjen e fëmijëve tanë”)Nga MURAT GECAJ (02.07.2015)
SA HERË QAN HISTORIARRUSTEM GECI, Tufë poezish nga libri, "Kanuni poetik" (02.07.2015)
KUR VIHEJ NË SHËNJESTËR 'DIMRI' (Tregimi është ndërtuar në bazë të një bisede me të nderuarin Pal Nikolla, Patos, i cili nuk jeton më. E publikoj si homazh për atë njeri të mirë e të mençur.)Nga QERIM SKËNDERAJ (02.06.2015)
RAMIZ LUSHAJ - VEPRA 'BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT', VËLLIMI I PARËDy fjalë nga autori (02.06.2015)
DASHURITË E MËDHAPoezi nga Qazim SHEHU (02.05.2015)
IDE LULESHPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.04.2015)
SHKRIMTARËT DHE POETËT, KUR BISEDOJNË ME NJËRI - TJETRIN, POR EDHE KUR BISEDOJNË ME PERSONAZHET E TYRE, BËJNË LETËRSIESSE - QË NGA BIBLIOTEKA E ALEKSANDRISË E DERI NË DAUSON TË ALASKËSNga THANI NAQO (02.04.2015)
'KLITHMA FRYME' E LUMTURI YMERIT - NË LEDHATIME POETIKE IMPRESIONUESEEsé nga DRITA LUSHI (02.04.2015)
PIKA LOTITregime burgu, nga SAMI REPISHTI (1) (02.03.2015)
REKOMANDIM NJË DJALIPoezi nga ERNEST HEMINGWAYPërktheu: FASLLI HALITI (02.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]