E Hënë, 11.18.2019, 04:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GJASHTËDHJETË E PESË VJET MË PARË
( Me rastin e 65 vjetorit tё masakrёs greke mbi popullsinё e Çamёrisё)
Poemë nga QERIM SKËNDERAJ

E Hënë, 02.09.2015, 07:44pm (GMT+1)


Një përgjakje e paparë
65 vjet më parë.

Sopata e mprehur mirë,
Preu jetë, pamëshirë.

S'kurseu moshë, as gjini,
Vrau e preu edhe fëmijë.

Në gjak një etni e tërë,
Si të derdhej ujë në rërë.

Fëmija ende në bark
U ther e u mbyt në gjak.

Mishi u bë pjesë – pjesë
Nga kasapët e pabesë.

Dredhia s’kish emër tjetër
Përveçse, Greqi e Dhelpër.
** *
Cfarë pate me pafajsinë,
Mos të mbolli xhelozinë?!…


Ngaqë ishte shumë e bukur
Si lulja kur çel një flutur!…


Apo se ishte e blertë
Dhe e rrethuar me det!…


Mos nga ngjyrat u verbove
Që u çmende, u tërbove?!

Dhe nxore dhëmbët si bishë
Që copton e shqyen mish!

I dhe krimit udhë të lirë
Si një djallë i pamëshire!

* * *
Unë e di pse më ke vrarë.
Thjeshtë, se isha mbjellë më parë.

Kur zvarriteshe i çalë,
Unë udhëtoja pёrmbi kalë.

Më kishte mësuar jeta
Fushat ti mbaja të berta.

Ndërsa kodrat me kurorë,
Qëndisur zile – këmborë.

Dhe frutat që kisha mbledhur,
Kokërr më kokërr të zgjedhur.

Shtruar në sofër të madhe
Ku vdekja pritej në valle.

Ndaj u sule si i marrë
Të më shuaje me farë…

Po unë e ruajta në gji,
Nuk shuhet fara – flori!

* * *

Ti që flet për “qytetërim”
Çdo të bësh me gjakun tim?!

Gjakun e patharë në varre,
Në lëndina e ugare!…


Thuama të vërtetën sot,
Sepse gjakun s’ta fal dot!

S’ta fal mishin copa – copa
Që ushqente hone, gropa!

Nuk ta fal gjirin e prerë
Qumështin me gjak perzierë.

As lëkurën nuk ta fal
Kur me ke rjepur të gjallë.

S’ta fal dheu i shkrirë në gjakë,
Zjen nga ethet, zjarrë e flakë.

* * *

Për një gjë jap siguri
Nuk do të urrej si ti.

Nuk marr shpatën e xhelatit
Të bëhem pjesë e mëkatit.

Unë me fjalë do të luftoj
Që drita mos të verboj.

Ti fshijë natën drejtësisë
T’më kthej çelsat e shtëpisë.

Bukuria të marrë jetë,
Gjithkush në shtëpinë e vetë.

Erdhi koha, lëshomë vendë,
Të prita sa s’mbahet mendë.

Hapi dyerët Çamërisë
Të heqim shenjën e zisë.

Kështu mëkati është “larë”
Dhe ti shfaqesh “qytetar”!…


* * *
Mbrëm erdha për herë të parë
Që kur më ke lënë pa varr.

Pa identitetin tim,
Braktisur gjer në harrim.

Mos të shquhem kësaj ane
Nga hijemaskat mjerane.

S’duan të qaj, të gëzoj,
Me gurët të bisedoj.

Nuk duan që gjuha ime
Të flasë me kroje, burime.

T'i flasë me fjalën e bukur,
Djepit që më ka përkundur.

* * *
Te pash e mbeta i ngrirë,
Ishte mall apo delir?!

Zbritur bukuria vetë,
Por dhe shkretëtira – jetë.

Të dyja janë ulur bashkë,
Ndërsa unë mjeruar jashtë.

“Fjeta” pa i mbyllur sytë,
Lotët mu mblodhën në grykë.

Mendja më rrinte tek ti,
Më dhëmb zemra Çamëri.

Nënë e bir një jetë të ndarë,
Trembem mos bëhem i marrë…

Jo vetëm nga dashuria
Por dhe dhimbja, skllavëria.

As në shekullin e ri
Nuk më lenë të vij tek ti.

Ti flas tokës, gjyshes plakë,
Pse e vaditën me gjakë?!

Pse e shkulën nënën time
Dhe vatrën e lanë jetime?!

Dua të shkoj varr më varr,
Të qaj e të shfrej mallë.

Të shkoj te lisi në stan
Ku mbi degë varën vёllan.

Ti falem ujit në krua
Ku më therën djalë e grua.

Ku uji ndërroi ngjyrë,
Lotë e gjakë si në pasqyrë.

Të kujtoj me çdo të vdekur,
Sepse mishi su është tretur.

Presin të flasë drejtësia
Dhe jo ferri, marrëzia.

Tu them të parëve të mi
Se akoma s’ka liri.

As për ju, e as për ne
Dhe pse thirret “kohë e re”.

Kohë e re me “gunë të vjetër”
“Shurdhe”, në fjalë e në letër.

Symbyllur në drejtësi…,
Do t' më shtyjё në marrëzi!

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PERSPEKTIVË DHE MINIATURËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.09.2015)
AS DITËT NUK I NGJAJNË NJËRA-TJETRËSVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment nga romani 'Loja e mëkatit' (02.09.2015)
RRËFENJA GAZMORE PËR DITËT ME SHINga PËRPARIM HYSI (02.07.2015)
KRIJOHET DHE JEPET ÇMIMI I RI LETRAR, “SKËNDER HASKO”(Shpallet nisma e re, “Libra, për ditëlindjen e fëmijëve tanë”)Nga MURAT GECAJ (02.07.2015)
SA HERË QAN HISTORIARRUSTEM GECI, Tufë poezish nga libri, "Kanuni poetik" (02.07.2015)
KUR VIHEJ NË SHËNJESTËR 'DIMRI' (Tregimi është ndërtuar në bazë të një bisede me të nderuarin Pal Nikolla, Patos, i cili nuk jeton më. E publikoj si homazh për atë njeri të mirë e të mençur.)Nga QERIM SKËNDERAJ (02.06.2015)
RAMIZ LUSHAJ - VEPRA 'BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT', VËLLIMI I PARËDy fjalë nga autori (02.06.2015)
DASHURITË E MËDHAPoezi nga Qazim SHEHU (02.05.2015)
IDE LULESHPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.04.2015)
SHKRIMTARËT DHE POETËT, KUR BISEDOJNË ME NJËRI - TJETRIN, POR EDHE KUR BISEDOJNË ME PERSONAZHET E TYRE, BËJNË LETËRSIESSE - QË NGA BIBLIOTEKA E ALEKSANDRISË E DERI NË DAUSON TË ALASKËSNga THANI NAQO (02.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]