E Premte, 11.22.2019, 06:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHPIRT I MOHUAR
Esé nga VILHELME VRANA HAXHIRAJ

E Shtunë, 02.14.2015, 08:56am (GMT+1)



  Gëzuar ditën e Shën Valentinit!
  Me rastin e kësaj dite, uroj dashuri, tolerancë e mirëkuptim mes njeri-tjetrit për të cilat, sot më shumë se kurrë ndonjëherë kemi nevojë!
  Uroj që të mos ndodhë si në esenë e poshtëshkruar, me të cilën përshëndes dashuritë që vijnë vetëm një herë në jetë!     
---
                   
      SHPIRT I MOHUAR

                   “Kush ndrydh apo shkatërron një dashuri,
                          ka prishur një kishë e një xhami!
                      Dashurinë mund ta plagosin, por as e vrasin,
         as e ndalin dhe as e burgosin. Kur ndjenjat
           janë të vërteta, ajo jeton pafundësisht.”  
                                                      Vivra

 
  "I dashuri im i munguar!
  E dija që nuk do të vije, gjithsesi unë erdha...
  E mora me mend...
  Eh... Natyrisht kjo është vazhdimësi e mungeesës tënde të gjatë. Ndaj sot, këtu vendosa të të shkruaj disa rreshta. Ndoshta janë të pamjaftueshme, koha, letra apo lapsi për të thënë e rrëfyer të gjitha të pathënat e shpirtit, për të treguar të patreguarat e zemrës, për të ndriçuar mendimet e errëta pashprehura që rëndojnë dhe lëndojnë ndërgjegjen.
  Tani po të shkruaj ty, që ishe gjithçka për mua. Duhet ta dish se nuk e kam të lehtë. Dikur shkruaja mrekullisht gjithçka që ndieja për ty. Për fat të keq ti nuk i mësove kurrë. Porse çka ndodhi mes nesh, u përmbys. Përgjigja jote që nuk mbërriti kurrë, më mundonte, më bënte që mos të të besoja. Ndaj kërkoja të hyja në mendjen time, të dëgjoja emocionet dhe zjarrin e ndjeshmërisë që dikur më ngjalle ti. Duke pushtuar ndërgjegjen, doja të të lexoja fjalë që nuk t'i kisha thënë kurrë më parë, të cilat kanë ngelur ende të pashprehura, të varrosura në skutat e errëta të mendjes sime. Përherë, përmes errësirës së heshtur, dëgjoj zërin tënd që më pëshpërit:
  "E dashura ime e parë jetoje jetën, se ti meriton më të mirat e kësaj bote. Vuajtja nuk është për ty. Ti ke lindur për të dashuruar dhe për të të dashur... "- e përsëri vetpërgjigjem,po prej errsirës së shpirtit, të një shpirti të lodhur e të mykur nga pamjaftueshmëria e oksigjenit, sepse prania jote më bënte të ndihesha gjallë. Më pas kujtohesha si një e rizgjuar nga gjumi letargjik dhe...vazhdoja të jetoja vrazhdësinë e kohës që edhe shpirtin ta mohon. Pastaj fillon dhe flet arsyeja...brenda ndërgjegjes sime të pluhurosur nga koha bastarde ...
  -A nuk të kam thënë se ti ke lindur për të jetuar?Po ta përsëris e dashur: “Jetoje jetën edhe pa mua, se ajo është e bukur dhe ia vlen ta gëzosh!”
  -Oh, jo këtë i dashur... Të lutem, këtë mos ma këshillo! Nuk mundem. Nuk arrij dot ta rinis nga e para. Për mua kishte vetëm një herë të parë. Ishe ti, i pari dhe i fundit që hyre në çdo qelizë të qenies sime. Mjerisht nuk jam e zonja për të parë, për të menduar, për të prekur, për të dashur, për të shijuar apo për të buzëqeshur dhe për të rijetuar një ndjenjë të re.
  Ndaj mbyll sytë dhe dëgjoj zërin tënd që ende më belbëzon. Kam nevojë për rehatinë dhe qetësinë që më jepte ai zë. Veçse gjithë këto që provoj plot vuajtje e dhembje, nuk duhet t'i ndiej, por duhet t'i harroj. Por fatkeqësisht nuk është e lehtë. Më e vështirë është të provoj të gjitha këto ndjesi që më torturojnë, sesa tç rinis një dashuri të re… Por përherë ka qenë dhe është e pamundur se ti ishe dhe je larg.
  I dashuri im i parë, ndodh nganjëherë që të ndiej pranë. Por veç në flatrim ëndrrash, pastaj...Vetëm një shkak dhe në atë çast zemra ime lëviz dhe ritmon me shpejtësinë e regëtimës së zogut apo të fëmijës. Atëherë unë ndihem mirë me veten...Por kur kthehem në realitet, gjithçka shndërrohet si më parë... Heshtje, boshësi, errësirë dhe vetmi.
  Nga njëherë nuk dua ta kujtoj, madje as nuk dua ta ndiej dashurinë që kam për ty. Pasi një zemër e plagosur, lëngon...Kurse lotët, duke rrugëtuar mes fytyrës sime të lodhur, kapërdihen duke u zvargur të helmët brenda qenies sime.
   Gjithsesi të jam mirënjohëse...sepse ti më mësove të dua. Ishe ti shkaku që brenda meje lindi dashuria. Provova lumturinë më të madhe që mund të përftoj një adoleshente
 . Zemra ime vuan për të vetmen ndjenjë të munguar, për dashurinë tënde. Por ti kurrë nuk mund të jesh i imi. I përket një tjetre, me të cilën ke ndërtuar diçka të madhe, strehën tënde të ngrohtë, familjen. Ndërsa mendoj këto, si mund të harroj përqafimet, frymëmarrjen dhe puthjet e tua. Ndaj çdo natë nëpër arratisje ëndrrash, kërkoj ëmbëlsinë tënde, butësinë e karakterit tënd. Kurse ti më kërkon të rinis një dashuri të re e më thua…
  “Jeta nuk merr fund nëse të mohojnë një dashuri. Ti je e fortë, ndaj hape portën e zemrës. Një tjetër dashuri aty do të gjejë streh në shpirtin tend të dëlirë , në zemrën tënde të madhe.Më harro…!   
  -Oh, tepër vonë, i dashuri im.
  Unë të dua vetëm ty.
  Të harroj?! Po thua që të të harroj?!
  E pamundur. Më kërkon tepër, tej mundësive të mia ...I dashur, si mund të të harroj vallë? Plagosja e shpirtit që më shkaktove ti, nuk më jep forcë, por sot që të rigjeta, hapi plagë të reja.
  Më fal nëse kërkoj shumë! Kjo ndodh se nuk e harroj dot dashurinë që më dhurove. Pasi ti ishe ëndrra, shpresa dhe gjithë jeta ime. Edhe pse e di se është e pamundur, askush nuk më ndalon të të dua. Kjo ndjenjë ndoshta do të jetojë gjatë tek unë. As ti, as unë dhe askush nuk e di se si do të jetë e nesërmja. Veç një gjë e kam të qartë, se doja të jetoja për ty dhe vetëm me ty, pa menduar për të nesërmen. Bëra shaka i dashur. Nëse kur u takuam, të thashë se jam mirë, gënjeja vete, të gënjeva edhe ty. Pasi të dy e dimë, që askush nuk ndihet i qetë kur e ka shpirtin të vrarë. Ndoshta një ditë zemra ime do ta gjejë paqen dhe lumturinë e munguar. Ndoshta në një botë tjetër, në eternitet, por vetëm me ty. Nuk është faji yt dhe as imi që fati ynë ishte i tillë. Të tjerët munduan ta vrasin një dashuri të përjetshme, por nuk ia arritën..
   Qofsh i lumtur, dashuria ime e vetme. Lamtumirë!...
 Më fal, nëse fjalët e mia nuk janë të përkryera... aq sa meriton dashuria jonë...Gjithsesi, unë kam arritur në një përfundim, i dashur…
  “Kush ndrydh apo shkatërron një dashuri, ka prishur një kishë e një xhami! Dashurinë mund ta plagosin, por as e vrasin, as e ndalin dhe as e burgosin. Kur ndjenjat janë të vërteta, ajo jeton pafundësisht. Ndaj ata që dashurojnë me të vërtetë, duhet të luftojnë për ta ruajtur këtë ndjenjë të bukur dhe sublime…!”  
       E jotja në jetë dhe në vdekje!
                       Një shpirt i mohuar..."

                       
Vo: Shkëputur nga dorëshkrimi i librit të pabotuar ”Letra nga burgu”   

VILHELME VRANA HAXHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJI LULE VJESHTETPoezi nga AT GJERGJ FISHTAPërgatitur për botim nga FRITZ RADOVANI (02.13.2015)
GRUAJA, BURRI DHE SHËN DASHURIAEsé nga DRITA LUSHI (02.13.2015)
VDEKJA E ANTONJITO  EL KAMBORIOSPoemë nga FEDERICO GARCIA LORCAPërktheu: FASLLI HALITI (02.12.2015)
FEMRACikël poetik nga QAZIM SHEHU (02.12.2015)
LE TË JETË PËRJETË DASHURIA NJË FATA MORGANËPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.12.2015)
VEPRA "BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT" I RAMIZ LUSHAJ NJË MODEL I NATYRSHËM GJITHËKOHËSIENga DËFRIM CANI, Publicist, Studiues (02.12.2015)
Ditari PoetikTHA BARDHI I BARDHIT TË GËRVALLË DUKAGJINITNga MENTOR THAÇI (02.11.2015)
LULE TË POSAÇELURACikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (02.10.2015)
GJASHTËDHJETË E PESË VJET MË PARË( Me rastin e 65 vjetorit tё masakrёs greke mbi popullsinё e Çamёrisё)Poemë nga QERIM SKËNDERAJ (02.09.2015)
PERSPEKTIVË DHE MINIATURËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]