VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

I MUNDURI NGA LIRIA
Poezi nga RRUSTEM GECI

E Djelë, 02.15.2015, 11:36am (GMT1)


Atdheu nis tek zemra, tek gjuha, flamuri
se në dhé të huaj, ndërron emrin dhe guri!..

Aort Prishtina


Ika turpin të mos e ha me bukë
ika që të mos jem i poshëtruar
ika se jam një gjysmë i rënë
ika se s´pata një shpresë tjetër

Gjatë jam konsultuar me veten
tëra hallet bluar i kam në kokë
një shtëpi shteti ma premtoi,se
atë që e kisha serbët ma dogjën

Nderi im bukën se ha me turp
ikjen se kam ëndërruar kurrë
gruaja ime provoi të gjejë punë
por i vunë kusht- test në krevat

Atë çast i tërë qielli më zuri
desha ti vras ose t´ua vë flakën
por amaneti i babës nuk më la,
biri im; ti s´ke plumb për vëlla

I mundur nga qeverisja e keqe
nga ndërgjegjja për të cilën
kam luftu. Qeveri pse tallesh
a s jemi të vrarë mjaftueshëm!..

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.