E Mërkurë, 07.24.2019, 03:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SHPRESA E LONDRËS
(Shënime për romanin “Shpresa e Londrës” të Ruzhdi dhe Greta Jatës)
Nga REXHEP SHAHU

E Hënë, 02.16.2015, 07:00pm (GMT+1)


Shkova një ditë te furra e bukës në lagje dhe e gjeta mbyllur.

Më thanë se hasjanët që punonin aty, kanë ikur.

- Ku?
- Në Angli.
Shkova të takoja oficer Mihalin, që banonte në Allias dhe komshinjtë më thanë se ka ikur.
- Ku?
- Në Itali.
- Ç’po ndodhë?...
Ajo kohë më është skalitur e ftohtë, gjithsesi.
Kur biznesmenët dhe oficerët e ushtrisë po i thonin vendit lamtumirë, po unë, i papuni, çfarë prisja?
- ?!
Me dukej se po ikte edhe vendi:
s’shkoja dot te furra e bukës,
s’shkova më te shtëpia e shokut...
U harruam!
Lexon këto fjalë e tronditesh – nuk ke fat tjetër.

Kështu fillon romani Shpresa e Londrës i autorëve Ruzhdi Jata dhe Greta Jata,
babë e bijë. Roman i thjeshtë për fatin e shqiptarit emigrat. Për fatin e shqiptarit që don të bëhet apo është bërë emigrant dhe që ka mbetë i huaj në atdhe, i huaj në dhera të huaja. Dri këtu e kulm atje. Shqiptari emigrant i mbetur pezull, as atje as këtu dhe shpesh ndjehet as në qiell as në tokë. Dhe shkulur! Rrënjë shkulur! Që ka mbetë me atdhe në shpinë dhe nuk di ku ta ulë a ta vendosë, nuk di ku ta varrosë e t’ia bëjë nderet atdheut që i vdes ngapak e përditë.

Duhet ta kesh provuar në kurriz vuajtjen e emigrantit që ta dish shpirtin dhe zemrën e tij. Duhet ta kesh ndjerë dhimbjen që ta ndjesh. Dhe pastaj ta kesh edhe aftësinë apo fatin e të rrëfyerit siç e kanë në fakt babë e bijë Ruzhdi Jata dhe Greta Jata aq sa shohim në roman.

Thjeshtë. Pa sforco. Një rrëfim i natyrshëm. Pa artifice. Pa e kuptuar të fut në rrjedhën e tij ky libër dhe nuk të lëshon. Të duket se bëhën të besueshme gjëra të pabesueshme. Sikur shemben e thyhen gjëra të pa shembshme e të pathyeshme. Realitet më dramatik se fantazia më e lajthitur.

Emigranti mund t’i gjejë e t’i sigurojë të gjitha në vende të huaja. Por duke u zhveshë prej vetes, duke u tronditur nga një lakuriqësi e huaj që e vesh në dhera të huaja. I ka të gjitha por nuk ka veten e tij që cilido emigrant shqiptar e barazon me atdheun. A thua vetëm shqiptarët në dhera të huaja e ndjejnë kaq fort atdheun dhe nuk dinë të çvishen prej tij?!

Teksa lexon romanin Shpresa e Londrës e sheh veten se i ke rënë qark botës dhe vetes, i ke rënë qark gjithë jetës tënde nga lindja e deri në pafundësi dhe fundin nuk të lejon ta shohësh pasiguria e të nesërmes.

Sheh vende e dhera të huaja, sheh kombe të tjera, rraca të tjera dhe befas zbulon se njeriu është kudo njeri, e mira është kudo e mirë me ato sy të butë e njerzorë. Sheh se e keqja është kudo me të njejtin kostum. Sytë e ftohtë janë kudo sy të ftohtë që të shpojnë me dyshimin, përbuzjen, idhtësinë e ftohtësinë vrasëse.

Autorët dinë të të marrin përdore me sinqeritet, jo me ndonjë magji tjetër dhe të të vendosin në një anije që ka emrin Shpresë, që ka një kapitene që quhet Shpresë, që ka një të neserme ku pritet të lindë ditë e re me diell e që quhet shpresë, që ka një synim për ta mbërritë e ky synim quhet Shpresë, që ka një gjë që të mban varur e nuk të len të mbytesh e kjo gjë quhet Shpresë, Shpresë e cila edhe avionin e linjës Londër – Tiranë e mban lart në qiell e nuk e lejon të gremiset.

Me detaje kaq të natyrshme, me thjeshtësi të pabesueshme, autorët kanë fotografuar ditën, kohën, jetën, mënyrën e të jetuarit në Londër, në Tiranë, në periferi të kryeqytetit, sjelljen në polici, frikën e ankthin që të jep dhuna verbale e reale, dhuna e djeshme dhe e sotme e dhunuesve të djeshëm që kanë veshë maska të reja në rajonin e policisë a në zyrat e hetuesisë; tjetërsimin dhe babëzinë që ka infektuar njerzit ku humaniteti është tretë dhe nuk njihet më mirësia njerzore. Mjeku i djeshëm nuk e njeh më mikun e djeshëm por i shohin sytë lekë. Miku i djeshëm nuk është më mik për emigrantin pasi nuk e sheh si mik e njeri emigrantin por e sheh vetëm si financues të një dreke a disa drekave dhe nuk di t’i thotë as faleminderit që ma pagove këtë drekë, as për të mirë, as për të keq, por i duket se emigrant ia ka për borxh qerasjet pa fund.

Në vendin e huaj që tregoi aq bujari e mirësi e fisnikëri për shqiptarët, aq ngrohësi e dashamirësi, shpesh ka nxjerrë kryet dhuna e verbër në formën e përbuzjes, dyshimit e mosbesimit. Shpesh ftohtësia e akullsia e ligjit ka thyer e shkërmoqë ëndrra pasi ligjzbatuesi është shfaqë me uniformë të ndryshkur hekuri e jo njeriu.

Shqiptarin e ka bërë emigrant dhuna e verbër e paaftësisë e ligësisë së qeveritarëve dhe babëzia e zyrtarëve të padenjë që vendin e punës shpesh e shohin si vend zhvatje e pasurimi të paligjshëm. Kjo babëzi e ka detyruar shqiptarin të ikë prej prej atdheut apo e ka përzënë me dhunë prej atdheut. S’ka punë, prespektivë, politika zhvillimi, por të gjithë janë turrë me zhvatë atë që nuk i takon, të gjithë duan të bëhen milionerë pa punë, të bëhën milionerë brenda natës. Sepse po shihet se një post, një funksion qeveritar të bën milioner më kollaj se të bën një biznes sado i ndershëm e fitmiprurës që mund të jetë.

Shqiptari endet i mbështjellë në fatin e keq udhëve të botës kur thellë vetes së tij e din se atdheu ka gjithë resureset që ta mbajë në vendin e tij.

Pa sforco, bile duket nganjëherë se me një lehtësi të pabesueshme autorët bëjnë portretet e personazheve, të cilët na duken të njohur, na duket se i kemi përditë pranë, në krah, përballë, na duket se bashkëbisedojmë përditë më to e njëherësh shpesh prej tyre i shohim aq të neveritshëm sa nuk do të donim t’i kishim bashkëatdhetarë.
Romani Shpresa e Londrës për shqiptarët, dje, sot e neser mbetet një roman aktual. Mbetet një këngë e trishtë kurbeti që s’ka fund, një vajtim që s’di të ndalet. Se plaga e rëndë që po gangrenizohet, nuk po shërohet. Shqiptarët vazhdojnë të ikin, të dëbohen dhe emigrimi është mundësia e vetme për jetesë të ndershme por të stërmundimshme.
Atdheu nuk u premton bijvë të vet lirinë, ekzistencën, por me pamundësitë e pafundme që u ofron, me mungesën e dashurisë, me mungesën e ofrimit të mundësive në atdhe, ikin shqiptarët, dëbohen shqiptarët, i dëbon vetë atdheu që si duket është i mallkuar me dëbim bijsh. Atdheu nuk i vret bijtë e vet, jo, ata janë të lirë të jetojnë në atdhe. Nuk i vret menjëherë por i vret ngadalë, ngapak e përditë me shpërfillje. Nuk është jetesë vetem me marrë e me nxjerrë frymë. Nuk është jetesë e sigurtë kur nuk ke punë në atdhe, kur nuk siguron ekzistencën njerzore, ekzistencën si njeri. Nuk është atdheu vetëm 70 metër katrorë banesë. Po kur të rriten fëmijët ku do të banojnë? Kur të martohen të rijtë që nuk kanë shtëpi, që nuk kanë një dhomë të tyren në shtëpi, ku do të jetojnë, kur të ardhurat që marrin nuk u mjaftojnë për bukën e djathin. As pamundësia për të pretenduar punë që të siguron jetën tënde e të fëmijëve. Atdheu u siguron të rinjve të tij endjen udhëve, por jo plotësim ëndrrash, deshirash e pasionesh, u siguron ankth, pasiguri për të sotmen e për të ardhmen, por jo shkollim solid e punë të sigurtë. Atdheu të siguron papunësinë, të siguron rrjeshtimin në armatën e të papunëve. Të siguron zemërplasje kur sheh se të paaftët drejtojnë, punësohen, begenisen, kur të paaftët blejnë diploma e vende pune në zyrat e shtetit dhe të bëjnë edhe karshillek pastaj.

Ndaj shumë shqiptarë me atdhe në shpinë marrin rrezikun në sy dhe rendin të ikin prej atdheut nga sytë këmbët të dëbuar prej atdheut, nga mungesa e dashurisë, lirisë e sigurisë.

Të tilla mendime më mbështollën duke lexuar romanin Shpresa e Londrës të Ruzhdi dhe Greta Jatës, të cilët jetojnë në Angli dhe kanë provuar në kurrizin e tyre fatin e emigrantit.

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAMTUMIRË TRISHTIM!VILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment VIII nga romani 'Loja e mëkatit' (02.16.2015)
KUKULLA QË LINDI NJË GJENI...!Nga NADIRE BUZO (02.16.2015)
EKLIPS HËNEKushtuar babaitPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.15.2015)
LETRAT E FLOBERIT - NJË DASHURI E PAMUNDUR PËR TË JETUAR! (02.15.2015)
I MUNDURI NGA LIRIAPoezi nga RRUSTEM GECI (02.15.2015)
SHËN VALENTINI NË VARGJET E MIACikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (02.14.2015)
MAGJIA E NJË ZËRITregim nga ALBANA M. LIFSCHIN (02.14.2015)
SHPIRT I MOHUAREsé nga VILHELME VRANA HAXHIRAJ (02.14.2015)
NJI LULE VJESHTETPoezi nga AT GJERGJ FISHTAPërgatitur për botim nga FRITZ RADOVANI (02.13.2015)
GRUAJA, BURRI DHE SHËN DASHURIAEsé nga DRITA LUSHI (02.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]