E Mërkurë, 04.24.2024, 07:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POEMA E DHIMBJES
Poemë nga NIKOLL N ULNDREAJ

E Enjte, 02.19.2015, 03:57pm (GMT+1)


....kthehu prapa Turgut Pasha
se ka Shqipëria burra e vasha
ka burra për mushkë burra për kalë
ka burra kurva e burra ngjalë
ka burra për mushkë me kapistër
që në këtë vend shqipesh u bënë ministër
ah, bre mik, ah, bre vëlla
na shtrënguan rripin e s'na lenë me kija
njeri i bie tupanit, tjetri teneqes
njeri i prinë karvanit tjetri te keqes
këtu ulërinë rrufetë me kujë,
njeri pinë vere tjetri pinë ujë
njeri ka kollare tjetri pa këmishë
njeri ka drite e tjetri s'ka as pishë
edhe hëna po shuhet nga shiu
o zot i madh ç "˜far mëkati bëri njeriu
pa mëshirë nga puna u flak
punëtori i krahut e rapsodi plak
ndërtuesi duar kallo e xhuxhi i përrallës
e gdhinë natën pa gjumë në bisht të pallës
i ndjek nga pas fati budalla
nuk po i ndihmon zot, Krisht as Allah
gdhinë në ankth fshati, qyteti
nuk të buzëqeshë toka as deti
mjegulla ka mbuluar qiell e tokë
qëkur sunduan këtë vend njerëzit pa kokë
njerëzit e kobures e të komitit
prijësit e legjendave e të mitit
qerrtarë rruge, qerrtarë nëpër kodra
armët e zjarrit i përdoren si lodra
mijëra gra shamikuqe u bënë shami zeza
nëna qyqe që vajtuan ndër varreza
kështu iku vera dhe erdhi vjeshta
përrenjtë e hënës u rrëzuan në kreshta
e kreshta iku një hap më tutje
kurë pa hënë varur, në këputje
lisa të rrëzuar, lisa të thyer
nga njerëz të pa fe qe zotin kanë fyer
ca ushtarë të Bodoles rrinë në këmbë
si qenë rrugaç të kafshojnë me dhëmbë
tërë këta shekuj qe të shpifur na erdhën
gjithë llumin e botës mbi fytyrë na derdhen
nga zogjtë ky vend është braktisur
mirqenje është thyer, shpresa është krisur
ajri i bjeshkëve me mjegull është mbështjellë
qëkur djalli doli nga ferri e jeton në kështjellë
tokat e bukës u lanë pa mbjellë
në muzg u varros kulla e thepit
në zjarr hëne u dogj ninulla e djepit
rrënjët e dhimbjes me gjethet tharë
ves-lot në sy, ves- lot mbi barë
pa fjalë na lanë, na lanë pa frymë
në mesin e korrikut ra borë e brymë
uji i trëndafiltë humbi në shtjellë
rruga e vetmisë shqetësim sjell
një zë i trishtë me theks çmendurie
me pahir donë të të bëhet zot shtëpie
të rrëmben fëmijë, të shet tokën
të të rrëmbejë pronën, të pret kokën
shkon në tempull të lutesh kot
paraja është shkop, paraja është zot
për njeriun që jeton në korniza
rënkon ky mot që na sjell kriza
mëkatarë pa faj që zbriten kozmosi
gjakosen martirët në fusha kaosi
i vranë e i rivranë dëshmorët e lirisë
si dikur Hitleri përpara shtëpisë
i vranë e i rivranë gjersa u tund dheu
u vra e u rivra edhe Skënderbeu
qau me lot secila fije bari
kombin shet për fe vetë shqiptari
ngutet të shesë arën dhe farën
me djajtë e ferrit të fitoj garën
po të ishte gjallë Gjergj Fishta
do thoshte këta soj shqiptaresh janë me bishta
qe shesin komb e shesin gjak
tmerrin pakezojnë me emrin zambak
këta sojsorollopë të pa fytyrë
gjarpër në rrugë, gjarpër në zyrë
të mos lëkunden e mos të tunden
të vrasin të hënën, të qajnë të shtunën
joshin vampirët me vathë në vesh
lirinë që na dha zoti ta bëjnë përshesh
përshesh me ujë, përshesh me dhallë
në shërbim të djallit të vdekur e të gjallë
nuk nxe më dielli nuk ndrit më ky vend
djalli e kaosi grinden në kuvend
dikush është mbreti e dikush Zholi
dikush grenxa e dikush moli
dikush errësira e dikush nata
dikush nusja e dikush kunata
dikush ylli e dikush fundi
mburren se kamxhikun e tundi
në mes kuvendi zhvillohet beteja
shkëndi e prush lëshon rrufeja
kukuvajka numëron kufoma
lisa të tharë me gjethe të njoma
njerëz të pa shpirt që u futen në lojë
me kalë të drunjtë u futen në Trojë
shqiptarë që në gojë mbajnë fjalë të ndyrë
sa herë ndërron pushteti ndërrojnë ngjyrë
bixhoz luajnë e hedhin zarin
e thyejnë bankën e i marrin arin
fjalë të prushta, fjalë me gjemba
zëmra u rrahë veçse tek këmba
o amë e lutjes, o amë e mëshirës
o amë e shpresës, o amë e dëshirës
bëri të shtrëngojnë duart shqiptari me shqiptar
lehtësojua shpirtin, jepu paqen arë
këngën nder ara ta këndoj kokrra e grurit
plisi të fle e të zgjohet nën hije të flamurit...
NIKOLL ULNDREAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SONATA E HËNËS (Rrëfim për një jetë)Nga ENGLANTINA MANDIA (02.19.2015)
KORTEU!REXHEP KASUMAJ - poezi nga libri "Marathonomak i vonuar" (02.18.2015)
ZOTI KADARE DHE VEPRA QË SFIDONEsé nga NADIRE BUZO (02.17.2015)
NJË MESHË PËR 'ALIENIN' E POEZISË MBARËSHQIPTAREIn memoriam Frederik RReshpjesEsé nga PËRPARIM HYSI (02.17.2015)
GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEPoemë nga LLEMADEO (02.17.2015)
SHPRESA E LONDRËS(Shënime për romanin “Shpresa e Londrës” të Ruzhdi dhe Greta Jatës) Nga REXHEP SHAHU (02.16.2015)
LAMTUMIRË TRISHTIM!VILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment VIII nga romani 'Loja e mëkatit' (02.16.2015)
KUKULLA QË LINDI NJË GJENI...!Nga NADIRE BUZO (02.16.2015)
EKLIPS HËNEKushtuar babaitPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.15.2015)
LETRAT E FLOBERIT - NJË DASHURI E PAMUNDUR PËR TË JETUAR! (02.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]