E Hënë, 07.22.2019, 12:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PËRGJUMJE DHE ILUZIONE
Fragment romani nga THANI NAQO

E Djelë, 02.22.2015, 10:55am (GMT+1)


..........
Trotuari përgjatë parkut ish mbushur më kioska e tezga të tregëtarëve ambulantë. Barbekytë lëshonin fasha tymi të cilat tireshin nëpër kurrorat e pemëve të blirëve. Në mes të sheshit ishte një pirg i madh më rroba të përdorura, tregtarë mustaqellinj e blerësa vinin përqark. Sheshi lëvrinte nga njerëzit e gumëzhintë nga dy dialektet, toskë e gegë. Kambistët numëronin lekë, duke mbajtur çantat e fryra nën sqetull. Mblodhi krejt kortinën e dritares e pa Pazarin e Fshatarëve. Karroca, gomarë e kuaj prisnin të shkarkoheshin nga koshat e arkat e mbushura dinga me perime e fruta të dala nga dimri. Ndërkohë mbrritën autobuzat e linjave të largëta, pluhurosur e përbaltur; iu dukën të ngjashëm më autobuzat e Kolorados; edhe pasagjerët ishin të pluhuruar e të përgjumur, si autobuzat që i kishin sjellë.

-Refugjatë, - tha me zë. - Njëlloj si në filmimet e CNN -it.

Lajmet e përmbysjes të sistemit komunist i kish ndjekur me etje dhe me etjen e malluar mezi kish pritur ditën që porositi biletën ajrore për t’u kthyer në atdhë. Tani nuk ndodhet përpara ekranit televiziv dhe të dëgjojë Larry Kingun, mbasi pamja përballë ishte e gjallë dhe reale para syve të tij. Fytyra të lodhura, të ankthuara e me vështrim të çorroditur. Refugjatët e ngarkuar me çanta shpine, të sajuara prej thasësh kërpi, por kishte edhe nga ata që mbanin në dorë valixhet tradicionale prej kompesato. Fëmijët e vegjël i mbanin në krah osë kaliqafë; më të rriturit çapiteshin mbas prindërve duke hequr këmbët zvarrë e me fytyra të hutuara e të dremelitura nga udhëtimi. Magelani mbërrtheu vështrimin mbi një djalë 6-7 vjeçar; mbante për dore motrën vogël. Të dy ishin flokëverdhë e fytyrëprenkuar. Ecnin mbas prindërve, duke vështruar më shumë pas, sikur deshën të fiksonin në kujtesën fëmijërore pamjet e fundit nga atdheu i tyre. U mbush fort më frymë, “ku shkoni o, të mjerë!,” dëshiroi të thërrasë, por zërin ia bllokoi lëmshi nervor në grykë; kumbimi i brendshëm i zërit u mbyt nga të thirrurat e tregëtarëve e kambistëve të valutës:
-Hajde, qepë Bozhigradi!
-Hajde, mollë Struge!
-Hajde, dollari me tetëqind!
-Hajde, marka me 250!
-Hajde, raki Siniceeee....
-Hajde, dhrahmia më 4-tërrrrr...

-Gjizë dhiiiiijeee....Sa dhjamë ka pleshti, aq yndyrë ka gjiza e dhisë. Ilaç për barkmëdhenjtë, - e ngrinte zërin mbi të tjerët njëri nga tregëtarët e bulmëtit; napat e mbushura me gjizë e shugje djathi I kish varur në vostongarka, sajuar enkas për to.

-Markaaaa...
-Liretaaaa.....
-Dollarëëëë…
THANI NAQO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLETORJA E VJETËR...Tregim nga PËRPARIM HYSI (02.22.2015)
VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIUPoezi nga VISAR ZHITI (02.21.2015)
SONATA E HËNËS- FOLEJA KOMBËTARENga EGLANTINA MANDIA (02.21.2015)
ARITMETIKË MISTIKENga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.19.2015)
NJË NJERI MBASE I URITURCikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (02.19.2015)
POEMA E DHIMBJESPoemë nga NIKOLL N ULNDREAJ (02.19.2015)
SONATA E HËNËS (Rrëfim për një jetë)Nga ENGLANTINA MANDIA (02.19.2015)
KORTEU!REXHEP KASUMAJ - poezi nga libri "Marathonomak i vonuar" (02.18.2015)
ZOTI KADARE DHE VEPRA QË SFIDONEsé nga NADIRE BUZO (02.17.2015)
NJË MESHË PËR 'ALIENIN' E POEZISË MBARËSHQIPTAREIn memoriam Frederik RReshpjesEsé nga PËRPARIM HYSI (02.17.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]