E Enjte, 09.19.2019, 01:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PARA SE LULET TË SHKONIN NË FARMACI
Cikël poetik nga QAZIM SHEHU

E Martë, 03.10.2015, 02:47pm (GMT+1)



ËSHTË NJË KËNGË

Është një këngë e përbiruar,
Nga plumbat që vërshëllyen në hapësirën e saj,
Gjer u ngrit në mit të trishtuar
Dhe na shkreh në vaj.

Është një këngë me heronj, luftëtarë.
Ngrihet dhe shpluhuros ndjesitë e fjetura
Dhe na i mohon lulet në maj
Ndjesitë e djegura.

Vetë jeta na mësoi ta duam trimërinë
Ta duam plumbin në lule të ballit,
Dhe patëm turp të këndonim dashurinë
Midis dy luftrave ia dhamë të qarit.

Sa heroizma dhe sa këngë,
Sa luftëtarë dhe burrnesha,
Si kapaku i një qielli të rëndë
Na rrinte lart pendesa.
Se ishte një këngë që s`na ik nga kujtesa…

PINGËRIMË

Pingërin zogu në ngricë,
Një zë që s`do të shuhet,
Dhe gjithë ky zjarr që mban mbi sisë,
Një zë bën afër ti vuhet.

Fjolla bore  derdhen mbi akull,
Fryma ime ngrin pranë zjarrit,
Pingërima e zogut dridhet në ajër,
Më e fortë se zë i mëkatarit…

MËSYMJE

Më mësyn një fije bari,
Një degë lofate më mësyn,
Në marrinë time prej fshatari,
S`mësohem dot betonit të tymtë.

Dua të jem në një korie,
Në një lëndinë dua të jem
Ti rri larg këtij qyteti lubie
Që më mban në jerm.

E pamundur. E shoh mundësinë
Kaq të paktë për tu larguar,
Lulet nga larg më mësyjnë
Dhe unë ndjem i papushtuar..

KUPA

Shpirti jot rri në një dru,
Në një trup tjerët frymon,
I mbaj peng sytë e tu,
Herë si engjëll e demon.

Si shkau ai vështrim
Pjerrttzi gjithë pezm,
Dashuria mbeti në fillim,
Një kupë me helm.

Të pirë pak nga pak,
Pa na  trallisur krejt,
Të bredhë shpirti e ka hak,
Dhe ta demonizojë këtë shenjt…

ORGAZMË LULESH

Orgazmë lulesh vërshuan në trupin tonë,
Para se lulet të shkonin në farmaci,
I kapërthyer jam  në trumzën që firon
Në zemrën time në brendësi.

Dhe nuk e di si do shpëtoj
Nga ky duf i kaltër e tymues,
Në farmakore do të shkoj,
Ta ta marr një ilaç dhe të rri sus.

SFERË

Po të isha një sferë
Do rrokullisesha më shpejt
Sesa një fjalë ta rrokullis e ta çoj
Aty ku duhet.

Fjala ka qindra gremça
Qindra hone dhe kënde,
Ngrihet me hijet e egra
Zbutet si kone.

Ditën që do e rrokullis
Në këndin e vet të shkoj,
Në petk të sferës do ngjis,
Rrokullisjen si lojë…

AI VRAÇ I ZI

Ai vraç i zi
Ai kalë i baladës,
Shket si rreze
Në majë të shpatës.

Dhe rend e rend.
Natën ,vetëm natën,
Ditën ku zë vend
E sjell mandatën.

FRYMË

Në një pllajë gurët marrin frymë
Heshton heshtja  në frymë të tyre,
Herë shiu derdhet, herë brymë
Herë bora shtrohet si qefin lirie.

Sa njerëz i panë dhe s`i shohin më
Këta gurë dëshmitarë pa gojë,
Po fryma e tyre i didh heshturazi,
Në trill vetmie.

KY DIELL

Dielli me syrin e qorruar,
Na vështron nga lart,
Kaq ligësi kemi sajuar,
Kaq dëshira.

Vrullon jeta në mësimin e saj,
Një grimëkohë na sjell në vete,
T`i shtrojmë dëshirat,
T`i rendisim pasionet,
Ligësinë të hedhim.
Këtë diell në orgazëm ta shkrehim…

THURET

Thuret ankimeve të jetës
Gjithnjë një shpresë.
Një triko që fati e hedh supeve,
Nga përcëllimet.
Ç`udhë biblike duhet bërë,
Për të shkuar atje ku duam,
Ndërsa asgjë
Për trikon nuk thuhet…

IDIL I GRISUN

Idili jot është kjo mbrëmje
Kjo fushë dhe hapësira që hesht.
Shfrimi që mbeti diku brenda teje
Si një reumatizëm pleqsh.

Rri e mendoj, po mendja kërcet
Si një portë që hapet rrallë.
Të afrohem, idilin tremb,
Po të lë në këtë hapësirë
Vetem me veten të përballesh…

MË GRISHE

Më grishe e më thirre
Të thirra nuk erdhe,
Ç`dashuri brenda teje kishe
Ç`ëndërr.
Koha shkon, shpesh harroj
Të sillem rreth grishjes e afrimit,
Dhe mbete larg ..po mendoj
Si mund të jetë grishje e fillimit…

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDËRGJEGJA E ZEMRËSEse letrare për poeteshën Irma KurtiNga RRUSTEM GECI (03.10.2015)
PESHA E LIRISE SIPAS ROMANIT “DATA NJËMBËDHJETË” TË MUHARREM KURTITVështrim nga TAHIR BEZHANI (03.09.2015)
KUSHTRIMI I SKANDËRBEUTPoezi nga ERNEST KOLIQI (03.09.2015)
NEW YORK TIMES - PASTERNAKU I TRADHTUAR... (03.08.2015)
KËNGA E REXHËSTri poezi me motive popullore nga RRUSTEM GECI (03.07.2015)
7-8 MARSI NË VARGJET E MIANga PËRPARIM HYSI (03.07.2015)
SHËNIME PËR LIBRIN 'ZOGJTË E HIÇKOKUT' TË ROLAND GJOZËSNga AGIM BAÇI (03.07.2015)
ËSHTË DREJTËSIA HYJNORE AJO QË NA JEP NJË MUNDËSI TË REVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment XI dhe i fundit i romanit 'Loja e Mëkatit' (03.07.2015)
I DASHUR NIP, STUDIO DHE KUJTO!Nga UMBERT ECO (03.06.2015)
F L A M U R Ipoezi në kujtim të heroit Adem JashariNga RRUSTEM GECI (03.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]