E Mërkurë, 07.24.2019, 04:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
HIJET E ZEZA TË SË KALUARËS
Nga EDLIRA DEDJA

E Mërkurë, 03.11.2015, 07:47am (GMT+1)


Romani "Natë me hënë" i shkrimtarit Ismail Kadare është një kritikë e shkëlqyer e diktaturës komuniste në Shqipërinë e viteve 80-ta, një denoncim i vërtetë i presionit kolektiv mbi çdo gjë që nuk përputhej me regjimin komunist në fuqi, një roman që u ndalua menjëherë pas botimit të tij të parë në vitin 1985 nga autoritetet e kohës.
Një histori që duket sikur zbret dhe orkestrohet nga ferri, kushtuar një vajze të re, të çiltër e të bukur me emrin Mariana, punonjëse në një nga ndërmarrjet shtetërore të asaj kohe, drejtuar rreptësisht nga Partia në fuqi. Për disa fjalë të pafajshme e të zakonshme, shkëmbyer rastësisht në një mbrëmje nën dritën e hënës, jeta e Marianës tronditet rëndë, duke u rrokullisur plotësisht. Zilia e «shoqes» së saj Norës si dhe e disa individëve të tjerë të dobët, bënë që ajo të shndërrohej në subjektin e një thashethemnaje që do të intensifikohej, duke u kthyer deri në persekutim.

Një komplot i vërtetë njerëzish meskinë e perversë, një ngjarje tërësisht absurde dhe e pamëshirshme e përbën thelbin e ngjarjes. Me një përshkrim të thjeshtë Kadare arrin ta krijojë në mënyrë të përkryer dramën e personazhit të tij: Partia do të vendosë, nëpërmjet një gjyqi qesharak, ku merren në pyetje sejcili prej personazheve të tjerë të kësaj ngjarjeje (duke shpalosur karakteret e tyre të dobëta, mediokritetin, veset dhe injorancën që s’njeh kufij), nëse Mariana do të jetë vërtetë « fajtore » për akuzën që i bëhet padrejtësisht !?

Kjo vepër mjaft origjiale që mbështetet në thashethemet e një komuniteti «të mbyllur» e primitiv, morali i të cilit është dogma e gënjeshtërt e një shoqërie në degradim shpirtëror, flet qartë se si mund të izolohet, dënohet apo vritet pamëshirshëm thelbi njerëzor i individëve me shpirt të pastër, të lirë e krijues.

Por kjo novelë s’mund të fajësojë vetëm regjimin e dikurshëm, sekretarët e partisë apo sistemin e atëhershëm shqiptar, i cili s’mund të mbijetonte me dekada nëse nuk do të ushqehej nga xhelozia dhe cmira e disa individëve që jetonin në hijen e mjerimit të tyre. Helmi i zi u pushtonte gjokset dhe ata prisnin si të etur për të kafshuar pamëshirë viktimat e tyre. E pikërisht, nga kjo xhelozi e sëmurë merrte hov Partia e Punës për të thithur « informacione » e për të ngritur kështjella rëre, me të cilat dënonte më pas njerëzit me kurajo e moral të lartë që i rrezistonin atij sistemi me kokën lart. Kjo xhelozi njerëzish meskinë e ndihmoi atë regjim të demaskonte «komplote», të merrte në shinjestër trimat, novatorët, demokratët, partizanët e së resë.

Fatkeqësisht, edhe pas më shumë se njëzet vjetësh demokraci, hijet e zeza vazhdojnë të lëvrijnë në brëndësi të llumit të moçalit të tyre shpirtëror, për të kafshuar pamëshirshëm viktimat e së kaluarës….

Kam shpresuar gjithnjë se e situatat e reja i pjekin njerëzit, i bëjnë më të mirë, më të mënçur në gjykimet e tyre, u hapin horizonte e u shpalosin mundësi të reja për të ecur përpara. Por ja që Hijet e së kaluarës nuk e njohin dhe nuk duan ta përqafojnë zhvillimin e të renë ; ato vazhdojnë të qëndrojnë larg rrezeve, të konservohen në errësirën e tyre shpirtërore, në temperatura ngrice e të veprojnë gjithnjë me të njëjtin ritëm e intensitet ; të kafshojnë kur ti nuk e pret, duke përdorur edhe dhëmbin e tyre të fundit, sado i kalbur apo i zi që të jetë, në rënie e sipër e më gjakësor se kurrë, edhe në buzë të humnerës …

Hijet e zeza vazhdojnë të veprojnë ende në mënyrë të zellshme e të padukshme, pa e ndaluar ritmin e tyre të dikurshëm e më të frustruar se kurrë nga disfatat e dështimet e njëpasnjëshme. Helmi i tyre u buron nga labirintet e skutave qorre të ndërgjegjes së tyre të prishur, duke u fshehur pas identitetesh anonime e duke shpërndarë mllefin e tyre nëpër mesazhe private njerëzish të panjohur, për t’i dërmuar rëndë e përsëri viktimat e tyre të dikurshme.

Ato ringjallen sa herë që u ndizet alarmi i verdhë i instikteve të sëmura të xhelozisë, dalin nga guacka e vogël e jetës së tyre mediokre, bëhen aktivë e përpiqen të përpijnë sa më shumë jetë në errësirën e tyre; ringjallin të vërteta e të pavërteta të hidhura ; zërat u marrin intonacionet e vjetra të skëterrës e bashkë me ta ngrihet edhe një dallgë e madhe kujtimesh të hidhura e të sterrosura, pothuajse të harruara ose të fshira me dashje nga kujtesa e atyre viteve….

Sot kam mëshirë për ju, Hije të Zeza me emra të përveçëm e njëkohësisht anonimë, pasi u është ngushtuar shumë trualli që keni nën këmbë. Jam e bindur që ishullin tuaj që zvogëlohet dita-ditës do ta përmbysin një ditë dallgët e mëdha të emancipimit e ju do të zhyteni një herë e përgjithmonë në thellësi, për të mbetur vetëm një ëndër e keqe në kujtimet tona...

(Edlirës, kujtim nga Ismail Kadare, vajzës që ka qënë në zanafillë të kësaj vepre.
28 korrik 2014, Mali i Robit.)


EDLIRA DEDJA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARA SE LULET TË SHKONIN NË FARMACICikël poetik nga QAZIM SHEHU (03.10.2015)
NDËRGJEGJA E ZEMRËSEse letrare për poeteshën Irma KurtiNga RRUSTEM GECI (03.10.2015)
PESHA E LIRISE SIPAS ROMANIT “DATA NJËMBËDHJETË” TË MUHARREM KURTITVështrim nga TAHIR BEZHANI (03.09.2015)
KUSHTRIMI I SKANDËRBEUTPoezi nga ERNEST KOLIQI (03.09.2015)
NEW YORK TIMES - PASTERNAKU I TRADHTUAR... (03.08.2015)
KËNGA E REXHËSTri poezi me motive popullore nga RRUSTEM GECI (03.07.2015)
7-8 MARSI NË VARGJET E MIANga PËRPARIM HYSI (03.07.2015)
SHËNIME PËR LIBRIN 'ZOGJTË E HIÇKOKUT' TË ROLAND GJOZËSNga AGIM BAÇI (03.07.2015)
ËSHTË DREJTËSIA HYJNORE AJO QË NA JEP NJË MUNDËSI TË REVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment XI dhe i fundit i romanit 'Loja e Mëkatit' (03.07.2015)
I DASHUR NIP, STUDIO DHE KUJTO!Nga UMBERT ECO (03.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]