E Martë, 07.23.2019, 01:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
CIKËL ME POEZI PËR 'DITËN E POEZISË'
Nga PËRPARIM HYSI

E Enjte, 03.19.2015, 03:23pm (GMT+1)


Fan Nolit

Kur të çojë nëna në shkollë, me një thes mbi kurriz
Nuk e dinim që një ditë, ti do jesh Nderi i Shqipërisë
Ne të patëm kryeministër dhe, mandej, u bëre prift
Filozof e diplomat; muzikant... deri Profit!

Me ty foli historia për të madhin Skënderbe
Kryevepra letërsie, ishe ti që na i dhe.
Erdh Shekspiri nga Anglia dhe u ul mbi tavolinë
Dhe Khajami nga Persia, "shqip" e shkroi poezinë.

Don Kishoti që nga Spanja, përvesh ushtën veç shqiptarçe
Mbi gomare Sanço Pança, sikur qe nga "jona lagje?!!!"
Po lirikat që vet shkrove, për "Flamur..." e për "Tomson"
Brodhe "Anës lumenjëve" si ushtar në "Maratonë".

Pastaj vesh rrobën e priftit dhe kalon npërë kalvar
Dhe na prive si Moisi; ti Moisiu MBarëshqiptarë!
Djegur mallit për Atdhe, psallje larg i mërguar
Brez pas brezi rron ndër ne, kurrë s'kemi për të harruar.

* e sjell për 50-vjetorin e vdekjes.

ATË GJERGJ FISHTËS

Po të falem ATË i shenjtë, po të bie në gjunjë, i ngrati,
Se këndove me Lahutë, trimërinë me derte Frati.
Kush fytyrën engjëllore, masakrisht e nëpërkëmbi
Mallkuar qoftë ai, prore, se dhe varrin tuaj e nëmi.

Ti, Lahutë e gjallë Malcie, seç lëshove zë kushtrimi
Ti, Apostull Shqipërie, humbe siç humbet harrimi.
Ti e mbrojte Shqipërinë në Evropë e në New Jork
Dhe "shpërblimi" qesharak: as për varr një copë tokë.

E kërkova varrin tënd dhe s'e gjeta as kurkund
Ngushëllohem për njimend nëpër këngë me lahutë.
Vij e falem para teje, tash që erdh demokracia
Apostull i Shqiptarizmit, ti je vet KRENARIA

23 prill 1996

FAIK KONICËS

Burrë i ditur, i dëgjuar dhe gjithmonë enigmatik
E kap penën për të shkruar, diplomat karizmatik.
Brodha shumë për të gjetur; pesëdhjetë vjet të kam kërkuar
Më i zgjuar e më i gjendur, kë vallë ti kishe lënduar?

Kujt i bënte hije emri; mos vallë vepra jote e çmuar
"Shqipëria, një copë shkembi", historinë ka të "trazuar"
Pse i lije "punët" gjysëm? Ç'demon të ndiqte nga pas?
Ti diplomati me famë që me fjalë qe gurelmaz.

Të pëlqente vetmia, si të ishe krejt bohem
Po për ty, Shqipëria, qe ilaç e qe melhem!
Ndaj i hoqe lekët e rrugës dhe e le me testament
Trupi yt, o Burrë i Shquar, në Atdhe prehej i qetë.

Dhe tani, pas 50-vjetësh, Atdhetar! Fli i qetë!
Ne të kemi mes nesh: u plotësua një amanet.

25 prill 1996

NAIM FRASHËRIT

Naim Frashër-Dangëllia mbushur me derte malli
I bukur si bukuria, poezinë e tij na fali
Dyllë i verdhë si qiriri, me kraharorin vrima- vrima
Qau si Fyell Orfeu, Shqipërinë me psherëtima.

Pa lëshonte zë kushtrimi si të ishte britmë lufte
Britma hynte thellë në shpirt se kish dert e kishte dufe
Pastaj "vishte" krahë pëllumbi, fluturonte rreth Shipërisë
Sa i bukur që qe kumti si ta sillte prej Perëndisë.

Bukurinë e Shqipërisë seç e ngriti gjer në qiell
Pa i binte njerëzisë, tjetër hënë e tjetër diell
Dielli ishte krejt i "qeshur", pa dhe hëna e "gëzuar"
Fati i bardhë dhe mirësia, veç nga ai na qenë dërguar.

Pastaj sulej nëpër natë, me qiri si Diogjen
Magjistar i Fjalës Shqip, zbukuron, po nuk gënjen
Mendja merr fushat e malet nga Kosova tek Çamëria
Tretur nga derte e malle: NAIM FRASHËR - SHQIPËRIA!

* e kam shkruar me rastin e 150-vjetorit të lindjes
20 tetor 1996

LASGUSH PORADECIT

Kush e vrau shpirtin e bukur që lëshonte gjithmonë xixa
Tërë jetës rrije strukur sikur vije që nga "Bibla?!"
Me kostumin e roitur, vije rrotull si një Krisht
Me një zemër të drobitur,vrisje natën, ndizje dritë.

Ç'mbaje fshehur në humnera, plot "xehërorë" që s'i dhe
Prisje "kohëra të tjera"; plaç, moj vdekje, që s'e le!
Bridhje vetëm i pangrënë, i mbështetur mbi një stap
Oh, sa fjalë le pa thënë,se s'të la "hija" farmak!

Se të ndiqte si tinzare, për të futur nën lak
Por ti bridhje si somnabull, duke ecur nëpër natë.
Pa zë flisje si me vete, ca lirika të ëmbla-mjaltë
Lagur me ujtë e Liqerit, mu në rrëzë të Malit të Thatë.

Ja, kështu, mbështetur stapit, si një shënjt e si një Krisht
Mbetur ke në zemrat tona, si lirik përjetësisht.

* e kam shkruar me rastin të 100-vjetorit të lindjes.

DRITËRO AGOLLI

Nëpër ara letërsie plugun ngul si bujk Devolli
Dhe mbjeëë grurë poezie made in Dritëro Agolli.
Në "livadhe poezie" seç kullot si kalë azat
I magjepsur dashurie, pas të ndjek, po dot s'të kap.

Se shpërthen si magmë vullkani dhe derdh llavën krejt si zjarr
Lart, më lart të ngrohet nami, o POETI MAGJISTAR!
Me lirikën gjithë në buzë, dora s'ndalet veçse shkruan
Sa dhe Anni hundë e buzë, i thotë gjyshit:- S'të kam xhan!!!

Zbadhur koka nëpër vite,zemra krejt si të jesh i ri
Vjen e feks si ylldrite, si në prozë e poezi
Se për ne, s'je veç POETI, se për ne s'je PROZATORI
PUBLICISTI. DEPUTETI! Je DRITËRO MADHËSHTORI!
 
* e kam shkruar pas "Ja mëkatet e qeverisë"

2 prill 1998

Tiranë, 19 mars 2015

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARSHI I BARABBAJTPoezi nga FAN NOLI (03.19.2015)
ARTI POETIKPoezi nga JORGE LUIS BORGESShqipëruar nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.18.2015)
AJO NUK ERDHI SONTEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (03.15.2015)
FAN NOLI - FIGURA FAUSTIANE E POPULLIT SHQIPTARNga SKËNDER LUARASI (03.15.2015)
BISEDË ME LIRINËCikël poetik nga RRUSTEM GECI (03.14.2015)
NJË PËRMENDORE PËR MIKUN E MADH D’ESTOURNELLES DE CONSTANT(fjalë përcjellëse per librin UNË I KAM SHUMË BORXH SHQIPËRISË)Nga REXHEP SHAHU (03.14.2015)
E KUJTOJ ME MALL E PIKËLLIM QERIM UJKANINNga FARUK TASHOLLI (03.13.2015)
QERIM UJKANIT TË LETËRSISË I RREH ZEMRA NË NOKSHIQ TË PLAVËSNga RAMIZ LUSHAJ (03.13.2015)
HOMAZH PËR QERIM UJKANIN(Pas lajmit të ndarjes nga jeta të QERIM UJKANIT 1937-2015)Nga PREND BUZHALA (03.13.2015)
DJEGIA E FANTAZMËSParathënia e librit të Vaso Çubrilloviqit 'Shpërngulja e shqiptarëve'Nga IZET DURAKU (03.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]