E Mërkurë, 07.24.2019, 03:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
LISI I VJETËR
Cikël me poezi nga SOKOL DEMAKU

E Shtunë, 03.21.2015, 05:25pm (GMT+1)





LISI I VJETËR

Qëndron krenar në sheshin përbri,
Në vete mban shumë histori.
Ai flet shumë, por nuk dëgjon,
Tregon shumë ngjarje nga koha jonë.
Ky Lis i vjetër mbi 100 vjeç
Më kujton shumë gjëra
Më kujton shumë njerëz.
Sa është mplakur Lisi,
Degët i janë varë,
Shumë histori në vete mban.
Shumë herë e vranë Lisin,
Shumë herë e pushkatuan,
Por kot se koti Lisi gjallëron.

ERRËSIRA

Diku në thellsinë e natës
Jam tretur unë,
Diku në ferrin e jetës
Do të gjendem unë.
Errësira tregon vdekjen
Drita lajmëron jetën,
Kjo është kënaqësi
Se jetën çdo kush ka lakmi.
Një dritë nga lartë
Shkëlqen por e zbehtë,
E dobët për mua
E padukshme në horizont.
Por do vijë koha,
Do vijë dhe drita,
Do shpërndajë rreze,
Do gjallnojë jeta.

ËNDËRRAT FLUTUROJNË

Shumë gjëra në jetë
Ndryshojnë aq shpejt
Por dashuria mbetet e njejtë.
Nëpër bregdetin e qiellit
Ndërtojë ëndërrat e mia
Në fluturim e sipër.
Endërrat fluturojnë
Shuajnë etjen time
Në ato thellsi magjepse.
Te atij lumi të kaltër
Të kopshti të gjelbertë
Ku të gjithë duan njëri tjetrin.
Ajo dashuri si valë deti
që në ëndërr me vjen
Besoj realitet të jetë.
Por jeta qenka e brishtë
E dobët shpirtërisht.
Êndërr, ëndërr
Por …

SHKON KARVANI, SHKON

Shkojnë në një rrugë që nuk ka kthim,
Shkojnë por ansjeri nuk di cakun e fundm.
Edhe unë i bashkangjitem karvanit të pafundm,
Me shpresë për një të ardhme më të mirë.
Shkon karvani në rrugën pa fund,
Shkon e nuk di të ndalet,
E në fytyra të tyre sheh zymti,
Sepse ata shkojnë por nuk din se ku…
E shpirti u vuan!

VAJ

Edhe lumenjtë qajnë
Për çdo natë
Qan edhe gur i thatë.
Dëgjojë klithma
Nga dhëmbja
Por qe do
Kjo nuk ndihmon.




ÇKA ËSHTË POEZIA

Ajri që thithim
Nektari i shpirtit
Ushqimi i zemrës
Apo loti i syrit?!
Mos ndoshta
Edhe njera
Po dhe tjetra.

FATI

Fati vjen
Fati shkon
Por ne jetë
Të percjellë gjithmonë!
Vitet kalojnë
Koha shkon
Por dashuria
Ajo qëndron.

SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË JURISTE QË RELAKSOHET DUKE SHKRUAR POEZILibri " Pak më shumë..." i Albina Shehetila- SinajEsé nga PËRPARIM HYSI (03.21.2015)
TRIPTIK POETIK PËR SHKODRËNSonete nga ERNEST KOLIQI (03.20.2015)
LUFTA PËR TË MBETUR NJERIKujtime burgu nga PJETËR ARBNORI (03.19.2015)
CIKËL ME POEZI PËR 'DITËN E POEZISË'Nga PËRPARIM HYSI (03.19.2015)
MARSHI I BARABBAJTPoezi nga FAN NOLI (03.19.2015)
ARTI POETIKPoezi nga JORGE LUIS BORGESShqipëruar nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.18.2015)
AJO NUK ERDHI SONTEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (03.15.2015)
FAN NOLI - FIGURA FAUSTIANE E POPULLIT SHQIPTARNga SKËNDER LUARASI (03.15.2015)
BISEDË ME LIRINËCikël poetik nga RRUSTEM GECI (03.14.2015)
NJË PËRMENDORE PËR MIKUN E MADH D’ESTOURNELLES DE CONSTANT(fjalë përcjellëse per librin UNË I KAM SHUMË BORXH SHQIPËRISË)Nga REXHEP SHAHU (03.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]