E Martë, 11.12.2019, 04:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PA MËDYSHJE
Cikël me poezi nga QAZIM SHEHU

E Hënë, 03.23.2015, 11:23am (GMT+1)



PA MËDYSHJE


Le të qeshet dhimbja sa të dojë,

Palaço cirku,

Ligësisë së saj do i rri rojë,

Helmit prej arseniku.


Veç optimizmin do përqafoj

Edhe rreze e kuvërt po të jetë,

Dhembja nga është nisur le të  shkojë,

Siç ndizen e shuhen të penduara rrufetë



KURM


Lavdi, o zot, për të tillë kurm

Që krijove në ditë pushimi,

Na bën ai të nisemi për sulm

Dëshirash dhe dështimi?


Kaq hire dhe farfuri,

Kurmit të femrës i dhe,

Sa rrezet morën shkëlqim të ri,

Kur e mbështollën me nge.


Po kur u kthyem prej mallëngjimit

I gjithi shkrirë për ne,

Ish çast i fortë i pendimit

Si stuhia që s`u mbars me re…



PASQYRAT

Vjen mosha dhe poetët thyejnë pasqyrat,

E po, dikur, ato i kanë dashur,

Tani kalimthi vështrojmë fytyrat,

Me një ndjenjë të argasur.

Edhe Anakreonti më i dashuruari,

Ato nuk i deshi fort,

Ia sollën grate e ngacmuara,

Të shihte se dashuronte kot…

+++

Thellësinë e marrë

Ndez një lot,

Fontanë fjale ngrihet hov…

+++

Pema me gjethe të errta

End mallëngjime,

Në qiell retë bëhen të përhime…

+++

Yje në befasi eklipsesh

Shkanë sytë,

Kur dashuria me dallgë të mbyt…

++++

Ky gur i bardhë,

Mbi kodër rri

Jeta e ngriti roje aty…

+++

Gurëzimi i heshtjes

Kërkon  veshin e hapësirës,

Pa u thërmuar…

+++

Gravurë e mbrëmjes

Pa një vizë

Tretur prej dhembjes…
QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUTE E DËSHPRUESHMEPoemë kundër 'revolucionit kulturor' të komunizmitNga ERNEST KOLIQI (03.23.2015)
LISI I VJETËRCikël me poezi nga SOKOL DEMAKU (03.21.2015)
NJË JURISTE QË RELAKSOHET DUKE SHKRUAR POEZILibri " Pak më shumë..." i Albina Shehetila- SinajEsé nga PËRPARIM HYSI (03.21.2015)
TRIPTIK POETIK PËR SHKODRËNSonete nga ERNEST KOLIQI (03.20.2015)
LUFTA PËR TË MBETUR NJERIKujtime burgu nga PJETËR ARBNORI (03.19.2015)
CIKËL ME POEZI PËR 'DITËN E POEZISË'Nga PËRPARIM HYSI (03.19.2015)
MARSHI I BARABBAJTPoezi nga FAN NOLI (03.19.2015)
ARTI POETIKPoezi nga JORGE LUIS BORGESShqipëruar nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.18.2015)
AJO NUK ERDHI SONTEVëllim i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (03.15.2015)
FAN NOLI - FIGURA FAUSTIANE E POPULLIT SHQIPTARNga SKËNDER LUARASI (03.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]