E Shtunë, 09.26.2020, 03:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KUR VËSHTRIMIN ARRATIS
Cikël me poezi nga QAZIM SHEHU

E Djelë, 03.29.2015, 08:44am (GMT+1)


KUR VËSHTRIMIN ARRATIS

Sa vështrime arratis
Në pikë të asgjësë,
Mos shoh si ngrihet midis
Rutinës; forma e kopesë.

Sa vështrime pjerroj, sa humbas
I rrotulloj dhe i mbyll,
Në një ndërgjegje që fijëzon maraz,
Kafaz në pyll.

Veç kur i hedh krejt qetësisht
Të shoh ç`është vërshuar,
Më bëhet se u nis
Një dritë që erdh duke u qorruar…

HAPI

U nisa të ndjek hapin tënd
Si gjahtari hapin e dhelprës
Shkau ai  dhe  rendi,
Në një skaj të jetës.

U nisa ti,s`më prite
Pa ndjerë ndjekjen time,
Vala kur i hovën valës së mitur
Kujton se bëhet më trime.

Më mirë që s`më prite ,kush e di
Të më prisje ç`do kish ngjarë,
Si një dallëndyshe në shi,
Folenë do humbje  pa e parë.

Pa ma treguar hapin tënd të vjedhur
Nga një ndjenjë për tjetrin,
Drejt teje u nisën shumë të etur
Veç një e gjeti veten…

LEHTËSIRA

Konstruke hekurash ,përmbi,
Xhama të lehtë,
Aq sa nxin një qesharakëri
Për këtë peshë të sertë.

Lehtësinë shpesh e mbart
Një peshë e rëndë mbi supe,
Dhe mali i lartë me inat
Dy re të lehta s`i hedh tutje.

As tokë e rëndë tek mbart
Pallate ,makineri,
Këtë të lehtë s`e merr inat,
E mbështjell si ëndërr në gji..

Kështu edhe jeta ,o miq
Lehtësirat mban për çakqërqejf,
Ca ëndrra si të thatat fiq,
Si muzgje që zbrazen në mëngjes.

Ca lehtësira na gënjejnë,
Na mbajnë freskinë e flijimit,
Dhe kur na ikin, ne shpesh ndjejmë
Rëndesën e mallkimit…


KOHË E GJELBËR

Kohë e gjelbër zhytet në harresë
Sikur gjelbërimi mos ketë ekzistuar,
Dhe një gjethe çlodhur prej vesës
Na pëshpërit freskinë e vonuar.
Velit të argjendtë gurgullon
Trilli lakmitar i ëndërrimit,
Për të gjelbrën një shkreti frymon
Edhe pse mbetet larg zgjimit,
Kohë e gjelbër, dushk e panjë
Lëng i thirrur nën lëkurë,
Veç me shkretinë mund të ndajë
Një ëndërr që na ngjiz pa bujë…

U NISA

U nisa nga larg për ty,
Ndoshta pa lindur isha nisur,
Dhe kur i takova ato sy,
Më ngjau se kisha mbërritur.
Stuhinë e thellë të dashurisë
Ato sy shprehnin me vrull,
Dhe një lehtësi të mrekullisë
Që në zemër m`u ul.

Si dallëndyshe që prek retë me bisht
Sirenë e shkrirë me një rreze të zjarrtë,
Befas seç u ndjeva ligsht,
Dhe koha maste ç`nuk duhej matur .
Tinëzare ,ajo gërryente pa prerë
Gjithë besimin e çastit të parë,
Dhe e kuptova si isha përzjerë
Shkëndijë në akull nga nxehtësia shkarë...

E DOMOSDOSHME

E domosdoshme si ajri,
Si buka,
Si çelsi i derës,mungesa e çelsit,
Ti je.
E domosdoshme si këto fjalë
Që as i dëgjon e as s`i vë re.
Gjithësesi do t`i nis,
Me një thirrje të telefonit jetim,
Me një rreze dielli ose me renë që vërshëllen,
Sepse e domosdoshme mbetesh,
Si një re që ditën ndërron
Me një tjetër,
Si një datë kalendari që rrobe nuk gjen
Për tu veshur….

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËNGËT E TË PAURTITNga RRUSTEM GECI (03.28.2015)
ÇKODIFIKIME TË NJË TEKSTI POETIKPoezia 'Diku, kudo' e Frederik ReshpjesNga RIZA BRAHOLLI (03.27.2015)
LETRA E PADËRGUAR...Tregim nga PËRPARIM HYSI (03.26.2015)
ARTI I TË QËNIT POETEsé kushtuar poetit ADEM ZAPLLUZHANga RRUSTEM GECI (03.26.2015)
ENIGMA 'SHTEGU I PASHKELUR I NOLIT'Nga PETRO LUARASI (03.26.2015)
MOS TË LUTEM MOS THUAJCikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (03.24.2015)
PA MËDYSHJECikël me poezi nga QAZIM SHEHU (03.23.2015)
LUTE E DËSHPRUESHMEPoemë kundër 'revolucionit kulturor' të komunizmitNga ERNEST KOLIQI (03.23.2015)
LISI I VJETËRCikël me poezi nga SOKOL DEMAKU (03.21.2015)
NJË JURISTE QË RELAKSOHET DUKE SHKRUAR POEZILibri " Pak më shumë..." i Albina Shehetila- SinajEsé nga PËRPARIM HYSI (03.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]