E Mërkurë, 12.11.2019, 11:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
X H E L A T Ë T
Poemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në Tivar
Nga RRUSTEM GECI

E Martë, 04.07.2015, 03:53pm (GMT+1)



Ai muaj ishte mars, ishte prill
ai vit ishte 1945, dhe ajo luftë
Kosovën e nxorri të humbur
me 35 mijë djem të pushkatuar

Për atë kasaphane në Tivar
Kosova pyet, pyesin familjarët
pse djemtë tanë na u masakruan
dhe plisin në Tivar na e shkelën

A ka faj Tivari, apo prejardhja
për vrasjen e 2785 djemëve tanë
edhe dhimbjes m´ i dalin lot, e
gojës m´i merret fjala dhe qanë

Pjetri; xhelatit i tregova shenjën
e Krishtit; por xhelati s´e njihte
atë, dhe mua më therri si berre
mik, të tëra zorrët i kam në duar!..

2
---------------------------------------------
Të pushkatuarit shqiptar në Tivar
Të pushkatuar nga xhelatët serbë
pyesnin, përse ne duhet të vritemi
përse kjo pusi e serbëve në Tivar

Kosovë o zemër, mos më mallko
dëgjoja zërin e plagosur të Avdiut
Se duar e këmbë i kam të lidhura
Fytyrën me thika ma kanë prerë

Krimi në Tivar mbetet gjenocid
vrasja rekrutëve i duhej Serbisë
Kosovën ta çarmatoste nga forca
e gjallë, edhe një Mollë të kuqe ta vriste

Krimi në Tivar ishte i menduar
ai vazhdoi pastaj në Dubrovnik
vazhdoi në Likë, Nish, e Beograd
deri më 17 shkurt të vitit 2008

3
--------------------------------------------------
A kishte faj udhëheqja Kosovës
për masakrën në Tivar, them po
mobilizimin e regrutëve shqiptar
Shtabi i Kosovës e kishte bërë

Ç´po ndodhë vallë me Kosovën
qanin gjyshet dhe gjyshërit tanë
Kosova na mbeti fare pa djemë
pa burra për ta mbrojtur vendin

Tivari ishte një varr i projektuar
se varre të reja hapeshin çdo ditë
për ta gjunjëzuar Kosovën, që
Kosova të mbetej nën Serbi

Regrutët tanë i vrau ushtria serbe
Me një vendim të Jugosllavëve
Ata u pushkatuan nga xhelatët
që Kosova të mos vetëmbrohej

4
-----------------------------------------------
Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 2785 regrutë të pushkatuar

Nga Kosova e deri në Tivar
rruga ishte më e keq se në varr
në atë udhë të mundimshme
shumë nga tanët vdiqën rrugës

Mes plagëve dhe bajonetave
pashë në ëndërr vajzën time
kjo masakër duhet të kujtohet
për të gjithë brezat e Kosovës

Nuk njerizohen serbët xhelat
Garashaninët, dhe Rankoviqët
ata vranë gjithandej Toplicën
rekrutët të lidhur na i therrën

5
----------------------------------------------------
Të pushkatuarit e Tivarit thërarsin
që gjaku i tyre të mos thaj
Kosovë, mblidhi pikat e gjakun tënd
Mblidhe se është gjak i të rënëve

Për atë krim të Serbisë në Tivar
Kosova e Tirana duhet të ulurasin
në të gjitha kancelaritë e Evropës
Për t´ i bëhet një gjyq Serbisë

Serbia me pamje të njeriut
herët a vonë do të përgjigjet
për krimet mbi popullin tonë
për gjenocidin e padënuar serbë

Pushtimi i Kosovës nga sllavokomunistët
Bëri që të ndodhë Tivari
serbët vranë 35 mijë shqiptar të
Kosovës, për të aneksuar Kosovën!..

6
-----------------------------------------------
Prejardhja shqiptare e Kosovës
Ishin shkallët e pushkatimit
fliste në zjarrmi Alimaloku
pak çaste përpara se të vdiste

Ne s´kemi vrarë, as vjedhur s´kemi
i thoshte Preni plagës së tij
ne po vdesim krejt të pavarrosur
dhe pa një ceremoni varrimi

Tivari ishte vetëm një varr
varre të reja hapeshin çdo ditë
që Serbia të dërgojë kolonët
mbi hipoteka të shqiptarëve

Ah, sikur të isha pa pranga
dhe duart t´i kisha pak të lira
do të luftoja edhe me thikat, e
të vdisja, me gishtin në këmbëz

7
------------------------------------------------
Kosovë, heshtja s´ paska duar
ngrite zërin për të rënët në Tivar
Thërrasin nënat dhe baballarët
Kosova, dhe të ardhshmit e saj

Kosovë, mblidhe gjakun tënd
Se njëgjakësh jemi shqiptarët
Këtu një kufomë, aty një tjetër,..
Djem të Kosovës të pushkatuar

Gjenocidi i organizuar i Serbisë
nuk ishte kontroll dokumenti
po ekzekutim i atypëratyshëm
ndëshkim, ndjekje,dhe pushkatim

Qëllimi i pushkatimit në Tivar
kujtoj se ishte prejardhja jonë
ndarja e Kosovës nga Shqipëria
dhe pushtimi i tokave shqiptare

8
---------------------------------------------------
Shumë nga regrutët tanë të therrur
zorrët e tyre i mbanin nëpër duar
ata fluturonin nëpër qiejt e tyre
por fjalë nuk nxjerrnin nga goja

Në atë pusi vrastare për Kosovën
Na u mor Tivari, na u mor Ulqini
të pushkatuarit në Tivar, ishin gjak
I shtetit të ardhshëm të Kosovës

Mbi lirinë e shkelur të Kosovës
Serbia vrau me plumb e bajonetë
me mija qemë gjysmë të vdekur
dhe me mija qemë të pavarrosur

Pushtimi serb shumë na ka vrarë
xhelatët serbë edhe tani vrasin
ata po shtien në të gjitha anët
edhe pas një shekulli krimesh

9
------------------------------------------------
Për pushkatimet në Tivar
dhe aneksimin e Kosovës, nga
ushtria serbo-sllave e Titos
shkrimet e mirëfillta mungojnë

Në atë kasaphanë çnjerëzore
prilli i detit e mban mend
ai do të flasë në çdo kohë
për serbët me pamje të xhelatit

Gjenocidi i padënuar serb në Kosovë
vazhdon me mendësinë e vjetër
se krimin mund të varrosësh
Gropave të fshehta të kohës

Krimi në Tivar mbetet i gjallë
sado që atë e varrosën thellë
në Tivar nuk ka një gur varri
për 2785 rekrutë të pushkatuar

10
--------------------------------------------------
Ky homazh prushi dhe zemërimi
për Kosovën e vitit 1945, për
regrutët e pushkatuar në Tivar
nga ushtria dhe fallangat serbe
do ta quaja plagën më të patharë
për të gjithë brezat e popullit tonë
Ky homazh për 2785 regrutët tanë
na bën që liria të jetë e pakënaqur
na bën që Kosova të jetë në luftë
edhe për Tivarin, edhe për Manastirin
Prandaj, ky homazh për regrutët
të vrarë të lidhur dhe nën pranga
edhe fjalën e bëjnë të qaj e t´uluras
por, kini durim; ata do të zgjohen
posa t´ i mbushin njëqind vjet
ata do të ngrihen e do të flasin, se
ishin gjak i shtetësisë së Kosovës
gjak i njësimit dhe i përbashkimit!..

Dortmund, 2015

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPJA KËRKON PRIJËS(Poemë e hapur. Pjesa e parё)Nga QERIM SKËNDERAJ (04.06.2015)
TË NGJALLUNITPoezi nga AT GJERGJ FISHTA (04.06.2015)
NGADHNJIJA E KRYQITNga At GJERGJ FISHTA (04.05.2015)
KUR ÇERDHJA E SHQIPEVETNga Dom PREK NDREVASHAJ (04.05.2015)
ATDHEU NUK ËSHTË PREJ DËBORE (Shënime për romanin “Shpresa e Londrës” të Ruzhdi dhe Greta Jatës)Nga SAMI MILLOSHI (04.03.2015)
IMZOT VINÇENS PRENNUSHI - IPESHKËV, POET, MARTIR (04.03.2015)
KUR NUK VJEN TICikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (04.02.2015)
X H E L A T Ë TPoemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në TivarNga RRUSTEM GECI (04.02.2015)
NGA SERAFINA TOPIA TEK SERAFINA LAJÇINëntori i lirisë së Shqipërisë dhe nëntori i letërsisëNga XHEMAIL PECI (03.29.2015)
KUR VËSHTRIMIN ARRATISCikël me poezi nga QAZIM SHEHU (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]