E Martë, 08.20.2019, 06:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SYTË E AMERIKËS
Cikël me poezi nga NAMIK SELMANI

E Mërkurë, 04.08.2015, 09:15am (GMT+1)


 
Autori i këtij cikli ka botuar këto vëllime poetikë:
•    
•    
1. Vatra e mallit
2. Zërat e brigjeve të mia
3. Kroi i këngës çame
4. Fari çam
5. Dritaret e besimit
6. Shpirti çam (antologji poetike personale)
7. Djepi i kënges
8. Peshë e qielit të vendliondjes
9. Bëj të zë , po të merr era (Lirika)
•    10.Zjarri i kujtimit Lirika
•    
•    
Kujtesë për lexuesin
Të shohësh Amerikën e madhe sy më sy qofsh nga një vendi i madh apo i vogël gjeografikisht, ekonomikisht apo demografikisht është një guxim bukur i madh. Është edhe një lumturi. Është një nga ato sfida që Amerika i ka patur të shumta në historinë e saj dhe që akoma është një sheshmejdan sfidash të gjithanëshme, që shpesh bëhen edhe një lloj “shkolle‘ për të tjerët, por është edhe detyrrim kur duam të mendojmë për bashkëjetesën mes kombeve.
Të gjitjhë kemi nga pak Amerikë në veten tonë . Në atë lidhje familajre që kemi me të. Në atë lidhje profesionale, pedagogjike. Në atë monedhë me emrin “dollar” që e mbajmë në duar në të gjithë botën e qetësohemi se nuk kemi nevojë të bëjëm këmbime të mëdha.
Në atë vargan njerëzish që futeshin në portet e mëdha të Amerikës, në Boston, Njy Jork në filim të shekullit XX kishte edhe shumë shqiptarë të ardhur nga qytete të ndryshme. Nga Jugu e Veriu. Nga Kosova e Çamëria. Herë me një flamur kombëtar në torba e herë vetëm me plaçkat e trupit. Njerëz që mbanin në duar në ato torba të mbushura ca plaçka që mbajnë të gjithë udhëtarët e botës në udhë të largëta. Mbanin edhe njëri-tjetrin, ashtu si ndodh në të gjithë mërgimtarët e botës të të gjithë kohërave. Për të qenë shumë herë “krah” për njëri-tjetrin
E sytë e Amerikës u bënë pak nga pak edhe sytë e shqiptarëve që jetonin këtu. Me sfidat e vështirësitë e tyre. Me ëndrrat e pafund që ata thurnin tek mësonin shkronjat e reja apo kur mblidheshin mbrëmjeve dhe flisnin për hallet e tyre e të atyre që kishin lënë larg, sepse edhe kartat që dërgonin e merrnin, nuk e bënin dot ashtu si duhej. Mbase edhe këndonin ndonjë këngë me zë të ulët. Një këngë kurbeti. Një këngë dashurie.. Një këngë për trimat e vendit të tyre që ishin bërë histori dhe duhet ta dëgjonin edhe këtu ku një gjuhë tjetër i priste në rrugë, në dyqan, në punë, në tren e kudo.
E ishte një shtet me ligje Amerika. Me kushtetutë. Me një diktat apo ndihmë që iu jepte të tjerëve. Tani për shqiptarët nuk është vështirë që të shohësh sytë e Amerikës. Bota është zvogëluar shumë nga mjetet që ajo përdor.
Deri tani këtë gjë e ka bërë më shumë folklori. Një cikël modest ku pjesa më e madhe e këtyre poezive kanë temën e atij komunikimi shpirtëror mes dy kombeve tanë le të hedhë një gur të ri në një lloj letërsie që nuk e kemi parë rëndom. Para politikës, ekonomisë, fjala letrare duket se ka qenë (dhe vazhdon ) të jetë ende e brishtë.
Ju faleminderit Autori


1.Shkronjëzjarrtat shqipe të Njy Jorkut
Duke ndjekur mësimin e gjuhës shqipe një Njy Jork
•    
•    Rrijnë në radhë abetare
Si bedena tërë shkronja
Porsi zjarret nëpër male
Si një grusht me xixëllonja
Vijnë nga larg në pragje drite
Në ca sy ku s’njihet nata
Shkonjëzjarrtat, shkronjëshqipet
Fletë pas flete rrahin krahët.
Vjen Babë Duda i malluar
Është lodhur fort nga rruga
Kur sheh shkronjat vargrreshtuar
Pikon loti, ikën rrudha.
Vjen nga Korça Petro Nini
Thinjur krejt si borë në bjeshkë,.
Me ca zile vjen rizgjimi
Si të kishte njëqind jetë.
Ka sjellë sot ca pika gjaku
Të ngjyejmë penën fletë pas flete
Në Njy Jork ngrihet bajraku
Dhe rizgjohen amanete:
“Kur të rrisni djem në djepe
Kur të bëni gaze, dasma,
Shkronjëshqipja të mos tretet
Nëpër zemra të marrë flatra!”
Shkodër Locja sjell Migjenin
Këmbanojnë fjalët ndër rreshta
S’paska Lulër e Zenelë
Po vogëlushë që thurkan vjersha.
Gjerdanojnë shkronjat e shqipes
Si ca gurë margaritari
Kur thërras të gjithë përgjigjen”
“ Rron, or rron, e s’vdes shqiptari”
Gjokskollitur vjen Naimi
Paska sjellë pranverë mes nesh
Lum kush zgjoka shqiptarizmin
Në një shkronjë që buzëqesh.
Vjen Kosova djeppërgjakur
Plagëndezur, lumturuar
O, ç’iu ndritkan sytë te pragu
Kur sheh shqipen fjalëmjaltuar.
Çamëria ëndërrvrarë
Sjell mandile, këngë, valle
Si ushtarë të vënë në radhë
Rrijnë shtrënguar abetaret.
O moj gjuhë perëndie
Ç’po ringrihesh si Feniksi.
Merr nga larg njëmijë bekime
Të rilindësh si filizi
•    

•    

2.Fluturim

Kreshnikët e vendit tim
E kanë ndërruar tri herë tagjinë e kuajve në këtë kalërim qiellor
Gjoks më gjoks
Po puthen retë si në çetinat e borëruara të bjeshkës
Këtu ujë kristalorë
Qënkan sytë e njerëzve që kanë të gjithë si Kryemik Diellin
Këtu lahutarët
Harrojnë fjalët e këngës teksa nderin telat e lahutës së vjetër.
2.
Fluturojnë avionët
Me krahë të hekurt shqiponjash që i kanë lënë ca kohë çerdhet
Duke bredhëruar
Pranë folezave të yjeve që bien si shegë të pjekura
Nga erdhëm?
Pyesin me bekimin e duarzgjaturve me një pikë loti që tretet
Ku shkojmë?
Thonë qiejt që kurrë s’numërojnë dot ditët tona të mbetura.




3. Mbrëmjet e Bostonit


Në mbrëmjet e Bostonit marr pa fund aromë të freskët shqiptarie
Teksa Noli meshon shqip mes tingujve paqësore të këmbanave
Konica më kujton urtinë e heshtjes para marrisë së dhimbshme
E peshën e fjalës ta vë në një kandar pa zinxhirët e prangave.
Dritëzojnë avionët e vihen në radhë gjithë gjuhët e botës
Shkojnë e vijnë pa njohur stinimin e dallandysheve në kthim
Një flamur me yje shumë garon me qiejt si fitimtari me kurorës
E në horizonte të largët shkojnë e vijnë edhe ëndrrat që thurohen shqip
Këpus ca fije bari e lule kuqëlore te pragu i nënës t’i mbjell
Një ditë t’ua vë në duar e në zemër dashurisë më të re.
O mbrëmje bostoniane merrmi rrudhat e përcillja oqeanit dallgërreptë
E shpirt nga shpirti i Amerikës jepmë në gjoks e në hapin që hedh.
Këtu këpus flizët e ligësisë që më dhanë ca shpresa të vrara
E nis të shtroj ca udhë që më baltosën pa fund këmbën e shpirtin
E ulem në gjunjë ballëdjersitur nga lodhja e shtigjeve të largëta
E prek një qiell me shaminë kaltërore pa menduar errësimin
Këtu marr një grusht dheu të mbjell fidanë buzëqeshesh
Nipi e mbesa të gazmojnë me to në ditëlindjet që vijnë
E ulem të nxjerr një torbë ëndrrash që aq klithshëm m’u tretën
E nis një këngë ku fjalët më ngatërrohen në buzën e mpirë.
*
Shteti i Masaçusesit ku Bostoni është kryeqyteti i tij quhet ndryshe edhe “Shpirti i Amerikës”
Boston





4. Sytë e Amerikës


Më jep sy që të shoh udhën
Kur hap derën, kur pres bukën
Më jep sy që të gremis malin
Si të ishte lodër zjarri.
Më jep sy të shoh blerimin
Si të nxjerr në çast filizin.
Nëm një gjoks të mund orteqe
Se m’u ndryshk busull e vetme
Se më mori ujë pampori
Nuk e di në ç’breg më nxorri.
Më jep fllad që të puth gjethe
Të kërrej nga gjoksi derte
Më jep krahë që të çaj shtigje
Futmë gjoksit grusht me yje.
Më jep këmbë të shoh lartimin
Si njeri që mund verbimin
Më jep dorë të bëj kala
Të mos bëhem zog pa krah.
Më jep forcë të kap direkë
Kur furtuna të më prekë.




5. Në Urën e Bruklinit, në Njy Jork



Në Urën e Bruklinit do thërras tupanxhinj e lahutarë teltendosur
Sup më sup një valle Rugove të marrim shqiptarçe
Nga Çamëria do thërras Osamn Takën gjokssofër
Nga Dibra do të pres që në agim karvanarë dasme.
Pres zërin magjik të Vaçe Zelës nga Zvicra me Alpe
Nga Prishtina Pagarusha do të më vijë patjetër
Me serenatat korçare do ta mbaj Njy Jorku zgjuar në dritare
Me ison e labit, oqean të ri do të sjell këtu aq i etur.
Do të jetë ngritur nga Valë e Bregut Neço Himarioti
I ka ardhur nga Parisi një pllakë e re e ujdisur.
Vetë Rozafa e gurtë paska lënë një çast foshnjën
Tek dëgjon më gjunjë Usta Laverin e thinjur.
Po më vjen Tefta engjëllore të zgjojë të tjerë syylynjarë
Lasgushi paska sjellë një shami kaltërore liqeri
Çetinat përcjellin thirrjen majekrahu, bash si një ujëvarë
Si një mollë dasme që sjell nëna mes reve nga deti
Kanë hedhur bastunët e gdhendur në det gjyshërit e mi
E s’duan t’ia dinë për semaforë që shuhen e ndizen
Një vello ullishtore e mbushur me fëshfërimë
Po iu zgjon në këtë Urë të lartë damarët e shqipes.
E s’pyesin gjyshërit për litarët e shiut që bien si kamxhikë
Po iu rizgjohet gjuha, kënga gjer në thoin e këmbës
Ooo, mos më thuaj, poet, se kënga nuk është orteku me vërtik
Mos më thuaj kurrë, bre, se isha në flatrat e ëndrrës.




6. Zinxhirët e mallit

Bëj të zë me vrap erën e luleve në vendlindje
Me një bastun të fshehur dikur nëpër ferra
Po ajo më tretet në disa ëndrra që vetëm thinjen e thinjen
E më mbeten në duar vetëm luleshqerra.

Bëj të zë ca tinguj këngësh të gjyshërve të lashtë
Nga turravrapi amerikan marr fuqi prej divi
Po ato shpesh bëhen si tespihet e qelibarta të babait
Shkërmoqur në një sofër, shkëputur nga filli.

Bëj të puth si fëmijë atë prag të shkollës së parë
Ku zilja na thërriste si zogjtë e klloçkës
Oo, ku ta dinin sytë e menduar në pikëlotin e tharë
Se një ditë do preknim trastëngarkuar doganat e botës.

Ku ta gjej puthjen e parë pranë një pishe të njomë
[ Pyllin që më rriti putrën e vogël, të zbathëruar
Dritat këtu m’i verbojnë sytë e bëhem si ciklop
Tek eci semaforëve me këmbë, me gjunjë e me duar.

E mbledh pëllëmbën e shukosur me dollarë
Që të blej një vilë, një Leksus * të ri, mbase një avion.
Po ku ta gjej lëndinën, hirin e vatrës, abetaren e parë
Që më dhanë sy për të parë botën që gjallon.

E malli më ndjek si hija e trupit të kërrusur
Jo si një kone që një ditë mbetet në kuvli pa lehur.
Kështu mbetëm ne, udhëtarë të udhës mallmbrujtur
Me një lëmsh lotësh thellë gjoksit, të fshehur

E bëhem dallandyshe që nuk njeh stinimin
Për të trokitur te malli me frymën e fjalën-behar.
Kështu mbetëm ne, drurë që s’njohin zverdhimin
Kudo ku ecim, kudo ku do të kemi një ditë një varr…

* Leksus – markë e mirë makinash luksoze bashkëkohore që preferohet shumë nga amerikanët
Boston,
•    
•    




•    
7. Frymë amerikane
1.
Në këto maja të tokës qelqore
Në një lartësi të re qiellore dua veten ta mat
Në dritë vetëtimash
Një të nesërme këtu dua të ngrej për vete
Në këtë oqean
Që herë qengjëzohet e herë ngre dallgët si mal
Dua pafajësisht
Që shpirtin tim ta vë një ditë në kandar pa cene.
2.
Në këtë udhë yjore
Kapistallin dua që t’ia heq përherë Kalit të Erës.
Po s’dua të rrëzohet
Karocë e invalidit që i gëzohet fëmijërisht ditës.
Në detin e blerimit
Dua të vë një fjalëmençur si farë të blertë.
E në perëndimin prushndezur
Të ngjyej penën kur të më mungojë harku i dritës.
3.
Në këmbët e mia
Pulëbardhat po më kërkojnë të bëjmë një lojë puplore.
Lundroj në relike
Që shpalosin shekuj, vise e hapin Sëndykët e Kujtesës
Në këto udhë bredhëroj
Ku bardhësia bëhet Mbretëreshë pa kurorë.
E dua të më kallëzoni
Atë ëndrrën më të guximshme të gjyshit më të vjetër.
4.
E falmëni
Që s’di të belbëzoj të gjithë gjuhët e botës.
Që s’di
Të rrëfej gjithë dasmat, dashuritë a vdekjen egër.
Ja, këtu, në Bruklin
Si në qoshen më të nderuar të Odës
Dua të ngre dolli
Për gëzimin që të jep liria, puna dhe balli i mençur.
•    
•    8. Uollt Uitmanit

Klorifila e drurëve
U bë polen për ditët e paprekura që dot s’i jetuam
U bë ehoja jote
Një maja për fjalët e pathëna si qemere urash
Ujëvarë shpirtërash
U bënë metaforat trallisëse uitminane kur lirinë ëndëruam.
E nxënës të përjetshëm
Mbetëm në bankën e lisnajtë a në gryka furrash.
*****
E ëndërr e prekjes
Mbeti zgjuar për tokën që të lindi e shtatin ta bëri si mali
Një ditë
edhe vetë e prekëm si flakadanët që skuqin fytyrat e vrara
Hello, Uollt Uimtan!
O Gjyshi i poetëvë e të lirë me fjalë piedestali
Me një fjalë të ëmbël
Si plisat e bukur, radhitur në tokat ugareçara.
Hello!
•    Korrik, 2014
NAMIK SELMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OKTAVAT E HIMNITDhjetë ( 10 ) poezi nga krijimtaria e RRUSTEM GECIT (04.08.2015)
UMBERTO ECO DHE VARREZA E PRAGËSNjë rrëfim i mahnitshëm i shkrimtarit me famë botëroreNga REBECCA NEWBERGER GOLDSTEIN (04.07.2015)
POEZI MIKSTENga PËRPARIM HYSI (04.07.2015)
X H E L A T Ë TPoemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në TivarNga RRUSTEM GECI (04.07.2015)
SHQIPJA KËRKON PRIJËS(Poemë e hapur. Pjesa e parё)Nga QERIM SKËNDERAJ (04.06.2015)
TË NGJALLUNITPoezi nga AT GJERGJ FISHTA (04.06.2015)
NGADHNJIJA E KRYQITNga At GJERGJ FISHTA (04.05.2015)
KUR ÇERDHJA E SHQIPEVETNga Dom PREK NDREVASHAJ (04.05.2015)
ATDHEU NUK ËSHTË PREJ DËBORE (Shënime për romanin “Shpresa e Londrës” të Ruzhdi dhe Greta Jatës)Nga SAMI MILLOSHI (04.03.2015)
IMZOT VINÇENS PRENNUSHI - IPESHKËV, POET, MARTIR (04.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]