E Martë, 07.23.2019, 01:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
EGZOTIZMI DHE "UNI"
Esse nga THANI NAQO

E Enjte, 04.09.2015, 08:52am (GMT+1)


Kohët e fundit kemi braktisur Tryezën e Rrumbullt e jemi "lëshuar", njëlloj si Ciceroni, duke trokitur në dyert e mëhallës për të shitur vezët e pulkave tona. Sa më shumë vjetërohemi, aq më shumë dëshirojmë t'i shesim vezët, fundja edhe t'i falim, mjafton ta mbushim kuletën me LIKE face-booku; ky fenomen më fanit procesionin fëmijëror në natën kur çukiten vezët e Pashkës...

"Sado të ""shtrydh"" trurin për shtigje të reja", kjo nuk do të thotë se kam mprehur lapsin e ekonomistit si të shtoj paratë në bankë, por, të zbulosh shtegun e ri poetik, qënka sa enigmë aq dhe e pamundur. Që në rini kam dëshiruar të shpik ndonjë "teoremë" të re si mund të shkruhet më mirë poezia dhe proza, por duhej të mbushja 62 vjet që të bindesha përfundimit se, teorema që të bëjnë çudira në të shkruar, nuk ka. Teoremë poetike, më thotë sozia im, mbetet "uni" dhe formimi i tij ndjesor e intelektual; prej tij rrjedhin të gjitha ndjesitë e çudirat letrare, prandaj, më mirë, eksploro veten që të "zbulosh" së pari, veten tënde dhe ambjentin që të rrethon.

Në biseda me kolegë përmendim shprehjen, (e jemi në një mendje), se "poezia ka lëvizur shumë". Mbase kjo, që "poezia ka lëvizur shumë" lidhet me evolimin shpirtëror nga përballja me të panjohurën, që kish egzistuar, por që ne, shqiptarët, e patëm të ndaluar; me të u ambjentuam shumë shpejt, gjer në përsosmëri imitimi, e që na duket sa i natyrshëm aq dhe i pa shmangshëm; mjafton të ndjehemi globalistë. Mirëpo, në të fshehtat e artit të të shkruarit, edhe bufi e di se ajo, ndjesia poetike apo letrare, bëhet më tepër intime dhe më e pavarur dhe më e pa ndikuar nga presioni arkaiko-antik, biles edhe nga presioni i një shekull më parë; superstruktura e ndijimeve nuk është më nën diktatin e tyre, nuk është në diktatin e leximeve, por në sajë të tyre, mëson si të përzgjedhhë përjetimet personale; këtu fillon arti personal, nga vetja dhe jo nga Aristoteli e as nga Homeri e as nga Neruda, por i përshëndet ata si mjeshtra të "unit".

Filozofia antike është tjerur aq shumë sa filli i saj sot nuk hyn më në punë as për të riparuar saraposhet muzeale të kuajve luftarakë. Filozofia e shekullit XXI është çliruar nga sofizmat dhe hipotezat; është bërë praktike, më e qashtër, më e kuptueshme, aq sa edhe Hegelit e Niçes u vjen të shkulin flokët! Njëlloj edhe ligjërimet ciceroniane, sepse shkenca ka shpikur vibratorët që memecevë mos u meret goja dhe turmat të mos irritohen nga memecëria; shkenca, është levë arkimedi; sepse, tani, lëvizja nuk bëhet me rrota prej druri; poetët e shkrimtarët, edhe ndonjë mikrofilozof, nuk ecin me nallëme, por me "këpucë e rrota prej ajri e drite;" ; na duket e pamundur përballja; brez i pafat, sepse me paditurinë dhe pamundësinë tonë nuk bëhemi pjesë e kësaj rryme...

Po shpirti krijues? Mos gjë dhe ai i detyrohet këtij evolimi dhe kësaj lëvizje?

Mësoj se edhe poetë me emër e famë botërore kritikohen pas vdekjes; atyre, thonë, nuk u shkolitet shpirti me të kaluarën. Por ja, ata, megjithëse mbetën gjallë me vepra, janë fatlumë që nuk dëgjojnë broçkullat e pasardhësve. Dhe i gjithë ky mishmash mendimesh kritike, propozimesh pozitive e shembujsh evolimi, çdonjërin nga ne e nxit të shtrydhë trurin të zbulojë ndonjë "teoremë letrare"; mjafton që ajo të jetë ca më ndryshe nga paraardhësit, ose nga ajo që ka aplikuar më parë dhe i duket jashtë kohe. Sërish kundërshtoj veten e më rizgjohet mania e "Thanit kundër Thanit" dhe këtë e shoh si përpëlitje, por si "përpëlitje shpresëmadhe," për t'u çliruar dhelpërisht nga gracka e pandehmave evoluese. Edhe bufi e di, ose e ka parë, se dhelpra sakrifikon edhe këmbën e vet; e këput me dhëmbë, me gjuhë mjekon plagën, pa e ditur se do të çalojë; por kjo asaj nuk i prish punë: ajo sërish gjuan, pavarësisht se mbi dëborë nuk le më katër gjurmë, por tre...

I rashë ca si gjatë; e kam provuar edhe duke i rënë shkurt, por sido që ta nis të treguarën, miku im, metaforikisht a, simbolisht, mua nuk më shqitet nga mendja se poezia është "uni" ose, ndryshe "çasti intim që ka të bëjë me unin". Tani po rrotulloj sytë anembanë e kërkoj të di nga cila anë e horizontit zbrrita këtu, ku ndodhem, megjithëse kaq larg nga strumbullari i lëmit tim, nuk shpëtoj dot nga hijet e së keqes, por edhe nga ëndërrat e bukura; nuk më shkolitet nga "uni" sa e shkuara e as e tashmja, të ardhmen nuk e shoh; jëm më i verrbër se Homeri. Sigurisht e shkuara ka edhe plagë, plagë shkakton edhe e tashmja; atëherë pyes veten: a duhen krojtur plagët e vjetra që t'u hiqet korja e të dalë lëkurë e re, dhe, a duhen kruar plagët e reja? Edhe bufi e di, ose e ka provuar, se plagët e vjetra bashkohen me plagët e reja dhe ato ngjiten njëra me tjetrën, siç ka ndodhur, qëmoti, në luftërat e antikitetit dhe shigjetat ishin prej druri, prej druri edhe heshtat, pavarësisht se majat e tyre ishin të veshura me hekur; sfondi ish bardh e zi. Mirëpo ja që ëndrrat e përndezura filozofike në shekullin XXI, për shkak të leximinercisë, e ringjallin antikitetin; në sajë të ngjyrimeve artificiale e triblimeve fantastike të ekranit elektronik, na duket sikur jetojmë në ato kohëra, sidomos kur përpjekim nallemet në dyshemete e mermerta të parlamenteve dhe citojmë filozofët e dikurshëm që udhëtonin me karroca prej druri e rrotat po prej druri; brohorasim dhe duartrokasim citatet, kur mbetemi vetëm, (mbasi nuk druhemi nga vetja,) i flasim zbrazëtisë: Lavdi e përjetshme egzotizmit!

PRILL, 2015

THANI NAQO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PEIZAZH KANADEZFragment nga libri 'Fytyra e dashurisë'Nga EGLANTINA MANDIA (04.09.2015)
KONICA REAGONTE NDAJ PUSHTIMIT ITALIAN - NJË BOKSIER NUK E RRËZON PËRTOKË NJË FËMIJË (04.09.2015)
KONKURS NDËRKOMBËTAR - POJANAKU FITON ÇMIMIN SPECIAL 'POEZIA E POPUJVE' (04.08.2015)
SYTË E AMERIKËSCikël me poezi nga NAMIK SELMANI (04.08.2015)
OKTAVAT E HIMNITDhjetë ( 10 ) poezi nga krijimtaria e RRUSTEM GECIT (04.08.2015)
UMBERTO ECO DHE VARREZA E PRAGËSNjë rrëfim i mahnitshëm i shkrimtarit me famë botëroreNga REBECCA NEWBERGER GOLDSTEIN (04.07.2015)
POEZI MIKSTENga PËRPARIM HYSI (04.07.2015)
X H E L A T Ë TPoemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në TivarNga RRUSTEM GECI (04.07.2015)
SHQIPJA KËRKON PRIJËS(Poemë e hapur. Pjesa e parё)Nga QERIM SKËNDERAJ (04.06.2015)
TË NGJALLUNITPoezi nga AT GJERGJ FISHTA (04.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]