E Premte, 09.20.2019, 08:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MENATË VIJNË LEJLEKËT
Cikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA

E Premte, 04.10.2015, 10:10am (GMT+1)




MENATË VIJNË LEJLEKËT

Po kthehen lejlekët
Po kthehen tok me baladën e një stine
Në shpirtin tim të acartë
Po mbijnë luleborat

Për çdo menatë
Një zog i vetmuar
Rri në çatinë e kujtesës
Rri dhe i numëron ardhjet e brishta
Si dhe shkuarjet
E lejlekëve përtej deteve

Po  ashtu edhe njerëzit
Si kanjushat e verdha
I presin letrat e mërgimtarëve
I presin me padurim
Mos vallë fëmijët tanë
Po shndërrohen
Në zarfe të kaltra trishtimi

Po kthehen
Menatë vijnë lejlekët e vetmuar
Me një grusht trishtimi
Ku presin që në atdhe të kenë një vend
Ku mund ta mbështesin
Te ndonjë zgërbonjë kokën e lodhur

KTHEHEN DHE SHKOJNË SËRISH

Sa herë që shkurtohen ditët
Në qyteti tim vijnë lejlekët prej letre
Fëmijët dalin rrugëve
Vrapojnë si drerët e egër
Vrapojnë e nuk ndalen në asnjë stacion

Përtej hapësirës së paanë
Shikojnë qiellin e ngrysur të vendlindjes
I shikojnë dyndjet e zogjve shtegtar
Dhe me lot mjellme
Si lumi dënesin me ngashërim

Vijnë dhe kthehen
Kthehen dhe shkojnë sërish
Zogjtë e verdhë prej letre
Një mall si një zjarr i pashuar
Herë ngre kokë
E herë bie në dy gjunjë
Mbi shpirtin e shkallmuar të pritjes

KUR ISHIM TË VEGJËL

Kur ishim fëmijë
Ah kur ishim të vegjël
Më së miri kuptonim atëherë
Se sa ishin të lumtura rrugët
Nën hapat tona të brishta

Dinim të shkruajmë letra dashurie
Gjenim fjalë të bëra prej ere
Ose i shkulnim germat
Nga dunat e rërës nëpër sytë e mjegullave
Por shkruanim letra
Nëpër zarfe të kaltra si qielli i Kosovës

Kurse sot ecim të zbrazët
Jemi të tërë bosh
Kemi mbetur pa fjalë
Mbase kryefjala e fjalëve tona
Qenka tretur diku me fëmijërinë

Ecim të mërrolur rrugëve
As të dashurat tona
Më nuk janë ato vasha të vogla
Që gëzoheshim me një karamele
Kanë ndryshuar shumë
U përngjajnë
Dëshirave të tyre të çmendura

UNË KAM HARRUAR KUR ISHA FËMIJË

Shpeshherë u them nipërve të mi
Se unë kurrë nuk isha fëmijë
Më rriti varfëria
Më rriti aq shumë
Sa që para kohe u burrërova

Në moshën time të njomë
I përngjaja lejlekëve të verdhë
Tërë ditën me një drapër të vjetër
Kositja barin e gjelbër të luadheve

Për një gllënjkë qumësht
Kam mbledhur gjethe akaciesh
Ditët e mia ishin të ngarkuara
Vetëm me dhembje
Unë kam harruar kur isha fëmijë

Ose asnjëherë nuk isha i vogël
Më rriti skamja
Armiku më mësoi se si dhe sa duhet
Me e dashtë atdheun
Ja pra pinjollët e mi të mirë
Gjyshi i juaj
Kurrë nuk ishte fëmijë


TË LUTEM MË THUAJ BIR

Të lutem më thuaj bir
Se nuk do t’i përngjash lejlekut të Mjedës
Nuk do të na lësh vetëm
Si qyqe mali
T’i përqafojmë këto drurë të lagjes

Kjo sterrë e tunxhtë
Si balsam i dendur pikon në shpirtin tim
Të lutem
O si Zotin të lutem
Mos më lërë as mos ik
I trishtuar si lejlekët në mërgim

Të kujtohet Bardhyli i Bardhit
Letrat e të cilit
I lexoje me ngashërim
Ai më nuk mund të na shkruaj
Nga arkivoli
S’do kthehet asnjëherë
Sepse jeta e tij në mërgim
Ishte vetëm një mashtrim
Të lutem më thuaj bir
Se kurrë më
Nuk do t’u përngjash zogjve shtegtarë
Shih se si kemi mbetur me nënën
Si një trishtim i paparë

ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EGZOTIZMI DHE "UNI"Esse nga THANI NAQO (04.09.2015)
PEIZAZH KANADEZFragment nga libri 'Fytyra e dashurisë'Nga EGLANTINA MANDIA (04.09.2015)
KONICA REAGONTE NDAJ PUSHTIMIT ITALIAN - NJË BOKSIER NUK E RRËZON PËRTOKË NJË FËMIJË (04.09.2015)
KONKURS NDËRKOMBËTAR - POJANAKU FITON ÇMIMIN SPECIAL 'POEZIA E POPUJVE' (04.08.2015)
SYTË E AMERIKËSCikël me poezi nga NAMIK SELMANI (04.08.2015)
OKTAVAT E HIMNITDhjetë ( 10 ) poezi nga krijimtaria e RRUSTEM GECIT (04.08.2015)
UMBERTO ECO DHE VARREZA E PRAGËSNjë rrëfim i mahnitshëm i shkrimtarit me famë botëroreNga REBECCA NEWBERGER GOLDSTEIN (04.07.2015)
POEZI MIKSTENga PËRPARIM HYSI (04.07.2015)
X H E L A T Ë TPoemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në TivarNga RRUSTEM GECI (04.07.2015)
SHQIPJA KËRKON PRIJËS(Poemë e hapur. Pjesa e parё)Nga QERIM SKËNDERAJ (04.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]