E Mërkurë, 07.17.2019, 09:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KUSHTIME SHPIRTËRORE
Cikël poetik nga ASLLAN DIBRANI

E Shtunë, 04.11.2015, 10:16am (GMT+1)



Të vrarit!
Kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
Nga Asllan Dibrani

I vranë qe të tre
Që mos të vdesin kurrë
Emrat e tyre  u shkruan me shkronja të arta
Nga flaka e pushkës se armikut
 Emrat e tyre u ndritën
Sot janë kandil  dhe  shkëndija
 Emrat  e  tyre  u bënë diell  që ngrohin
Mbi tokën tonë me gurë e kështjella
Pishtarët e lirisë  lindën  në Kosovë
U vranë në Diasporë  nga sllav e tradhtarë
Ata i vranë
Po zëri i tyre është   i gjallë  në folenë e zogjve
 Në vatrën  e tyre
 Aty bredhin të gjallë mbi tokat ilire
Ikën dhe u kthyen në kështjellat e Kosovës
Fjalën e mbajtën
Lirinë shijuan pas 30 vjetësh
Atje nën lapidarët e Kosovës  
U shkruan emrat e tyre   legjenda të Kombit.

Të vrarit!
Kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës
Nga Asllan Dibrani

I vranë qe të tre
Që mos të vdesin kurrë
Emrat e tyre  u shkruan me shkronja të arta
Nga flaka e pushkës se armikut
 Emrat e tyre u ndritën
Sot janë kandil  dhe  shkëndija
 Emrat  e  tyre  u bënë diell  që ngrohin
Mbi tokën tonë me gurë e kështjella
Pishtarët e lirisë  lindën  në Kosovë
U vranë në Diasporë  nga sllav e tradhtarë
Ata i vranë
Po zëri i tyre është   i gjallë  në folenë e zogjve
 Në vatrën  e tyre
 Aty bredhin të gjallë mbi tokat ilire
Ikën dhe u kthyen në kështjellat e Kosovës
Fjalën e mbajtën
Lirinë shijuan pas 30 vjetësh
Atje nën lapidarët e Kosovës  
U shkruan emrat e tyre   legjenda të Kombit.

Shaban  Polluzha  lidhe besën për Shqipërinë

Nga Asllan Dibrani

Ti Drenicë, moj Zonjë e rënd
I thirre  burrat  për mejdan
Shaban Polluzhen  një trim vigan
Luftoj për Kosovën  me jatagan
Luftove or burrë  për kulla  shqiptare
me plis të bardhë dhe i rrallë
Luftën e  fillove në Rezallë
I ndejte armikut ballë për ballë
Ti i  tëri  u dogje  për tokë  e atdhe

 

Për komb,  flamurë e liri
Lidhe besën për Shqipërinë
Tradhtarët u bashkuan me Serbinë
Atdheu gjithmonë kërkon flijim  e liri
Me lot  Shaban do të qaje për ty  
Kosova të mbeti  shume borxh   qe s'te dëgjoj  
Shaban or  trim  flijove  për Shqiptari !
Dezertor spiun e burra të ligj për Serbinë
I bashkove ballistë e partizanë te gjithë nën një flamur
Ti ish për  Shqipëri  ca ishin për Jugosllavi
Ca të mjerë për Maqedoni e Mal te zi
E harruan  të madhen Çamëri !!!

I burgosur në vendin tim

Nga Asllan dibrani

Këtu në vendin tim, shtypje ironike
Në front është mendja ime
Për ju, tokat shqiptare, në shtëpinë e armiqve?
Unë jam i burgosuri për ju o fushat e brigjet me lule
Në një qeli izolimi nga armiku
Mësimet  kam gjuhën e stërgjyshërve
Zogjtë  qe ciceronin  në kullat e mia
Një popull pa mendime është i privuar
Nuk është  asgjë tjetër veçse një tufë  delesh
Të etura dhe të verbër në oazën  e pa shpresë
Kundër një sundimtari i cili kërkon  vetëm shtypje
Thuaju atyre se unë jam kokëfortë, këmbëngulës
I  pashoq në fitoren time për popullin tim
Humbje nuk  dua se është nënçmim!
Prangat tua  që me thellohen në mish
Do me bëjnë një profet në tokë  time
Nga vdekjet  e shumta  veshur në të zeza
Nuk ka vend  çizmja e juaj këtu barbarë  
Në betejën e mashtrimeve  janë  puthadorët
Na poshtërojnë kur  flasin  si ju
Nëse historia ju thotë diçka  ajo do të tregoj
Lavdinë e ashtuquajtur në  armiqësinë time
Kjo është kur unë jam  një i burgosur
Në vendin tim  të gjysh pas gjyshi!
Edhe  i burgosur  jam   ma me vlerë  se ju
Që ishit dhe jeni   zorrë nën këmbët e armikut
I prangosur  e armatosa popullin tim
Këto zinxhirët të futur në  kockat e mia
Do të shkrihen  në penë dhe plumb për ju Serbët primitiv
Dyert rojë, hapni si të doni nuk do  më trembni
Zgjoni frikë të ata qe i keni mundur
Edhe kur flejë  ju me keni frikë se jam i pamposhtur
Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur
Përpëlitem dhe ëndërroj  t'u shporri  nga këtu
Unë do jam zgjuar pararoje në  çdo kohë!!!

Heshtja në vetmi
 
Nga Asllan Dibrani

Ti kujtoj belbëzimet e para
heshtja thyen faraonin
heshtja është arsyeja e vetmisë sime
i heshtur të  përkëdheli dh të puthi

I heshtur  në vetmi të dua
i heshtur jetoj me ty
në polarin e ftohtë me akuj
në vullkanin që vjell zjarr

Me ty të gjitha i duroj
heshtja është gjuha që pëshpëritë shumë
heshtja është arsyeja e vetmisë sime
heshtja ime, heshtja juaj, heshtja e fjalës

Kjo fjalë ka miliona kuptime
heshtja do të thotë  parajsë ,gëzim ,dashuri
një murg,merret me heshtje të plotë
heshtja flet më fort se çdo fjalë

Heshtja është frika dhe guximi
 është zbrazëtia e zemrës  sime  
jeton  e uritur  natën  në oqeanin e dashurisë
natën  në heshtje i shëroj plagët

Dhimbjet   e plagëve  për Ty sa rriten
përpëlitem  me ëndrra e gëzime të dua në heshtje
 pa fjalë edhe sikur të jesh në varr,nën det  e shkëmbejë
të dua edhe në shkretëtirë të gjerë se je e madhe  dhe me vlerë...

Rri krenare  je e madhe dhe  e shenjtë

Nga Asllan Dibrani
Kur të pashë  
Moj e bukura e dheut
Qielli ndriti    zemra u trazua
Rrezet e diellit  shkëlqyen
Edhe yjtë e natës me rrëmbyen  
Në ballin tënd   gjeta  oqeanin e  dashurisë  
Po ku  humba dhe u treta deri me tash
Goce ma të bukur në jetë nuk pashë
U shkri  dëborë dhe u shkri akull
Pluhuri  mi mbulojë kujtimet
Sa ma  larg të qëndrojmë
Zemrat thyhen  e lëngojnë
Por si lulet e vyshkura  nga vapa
Lundrova  në  botën e çudirave
Më pushtove  të tërin
Në mbretërinë e heshtjes
Ti atje e unë këtu
Si fëmija jetim në jetë  
Pa djallëzi, intriga dhe  ligësi
Më bëre të shkrihem për dashuri
Ti moj gocë shqiptare  me shtat selvi
Zemrën ma bëre mal me mirësi
Oh  e bukura e dheut në ketë  jetë
Rri krenare je e madhe dhe   e shenjtë


Të përulem o nënë
Nga Asllan dibrani
 Nënës time poezi nga burgu i Nishit     
Vetëm Ty të përulem në këtë botë
Me duart prej prangave ngrehe
E me gjakun e zhbërë në lot
Me dite,me jave,e muaj
Jetova me brengen tende
Kur u ndamë atë nate në errësirë
Ti ishte dhimbja me e madhe që me dhembë
Dhe fjala jote balsam:" Mbahu o bir!"
Nuk e harrova dot djersën
Të rridhte si përrua
Në brazdat-rrudha të ballit
Dhe nofullat e shtrënguara prej dhimbjes
 Kur shihje prangat në duart e djalit
Te përulem o Nënë
Vetëm Ty të përulem në botë
Me shpirtin peng tek Ty lëne
Dhe mallin qe s'e shuaja dot
Ti kurrë nuk me le vetëm
Në qelinë  e vuajtjeve të gjata
Tek ty e gjeja forcën
Tek ty e gjeja shpresën
 Kur si përbinesh me gllabëronte nata
Kur me vije Ti përtej hekurave të qelisë së mallkuar
nga serbosllavët ardhacak të pa  ftuar
Unë burrërohesha me krenarinë tënde
 Edhe  se shpirti me qante
Për mallin tonë të pashuar
Ah moj burrneshë... Unë vidhja forcë e krenari
Në ty  gjeja trimërinë e pa fund
Ndjeja gjer në palcë qëndresën tënde titanike
Jashtë forcës njerëzore...
Te përulem o Nënë vetëm
Ty të përulem në këtë  botë
 Që netët i ngrysje ngrënë e pangrënë  
Dhe kafshatën e bukës gatuar me lot...
Kur vije në burgun famkeq te Nishit
 Ti me sillje pranverën
Me sillje të gjitha stinët aty
E unë nuk mundja dot te  hapja derën
Ne vend te përqafimit ne, flisnim me sy...
Ligështimin e shpirtit tënd për metamorfozën time
Brenda qelisë se mallkuar
 Nuk e shfaqe kurrë
Me shihje sikur të isha rinuar
Me shihje çdo herë e me burrë.
Kështu kaluan dite,muaj e vite
Ti përherë me dhe forcë e jetë
 Ti mbete për mua i vetmi burim dashurie dhe drite
Ne vitet plotë mundim vuajtje e derte...
Të përulem o Nënë
 Dhe sot me mall të përqafoj
Të jam mirënjohës përjetë  nënë
Je buqetë  madhështore për kombin tim
Të përulem me  gjithë zemër të falë
Të gjitha,të gjitha DASHURITE...!

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MENATË VIJNË LEJLEKËTCikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (04.10.2015)
EGZOTIZMI DHE "UNI"Esse nga THANI NAQO (04.09.2015)
PEIZAZH KANADEZFragment nga libri 'Fytyra e dashurisë'Nga EGLANTINA MANDIA (04.09.2015)
KONICA REAGONTE NDAJ PUSHTIMIT ITALIAN - NJË BOKSIER NUK E RRËZON PËRTOKË NJË FËMIJË (04.09.2015)
KONKURS NDËRKOMBËTAR - POJANAKU FITON ÇMIMIN SPECIAL 'POEZIA E POPUJVE' (04.08.2015)
SYTË E AMERIKËSCikël me poezi nga NAMIK SELMANI (04.08.2015)
OKTAVAT E HIMNITDhjetë ( 10 ) poezi nga krijimtaria e RRUSTEM GECIT (04.08.2015)
UMBERTO ECO DHE VARREZA E PRAGËSNjë rrëfim i mahnitshëm i shkrimtarit me famë botëroreNga REBECCA NEWBERGER GOLDSTEIN (04.07.2015)
POEZI MIKSTENga PËRPARIM HYSI (04.07.2015)
X H E L A T Ë TPoemë për vrasjen e 2785 rekrutëve shqiptarë në TivarNga RRUSTEM GECI (04.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]