E Hënë, 07.22.2019, 09:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DANE 'AVROPA'
Tregim nga PËRPARIM HYSI

E Enjte, 04.23.2015, 11:12am (GMT+1)


Po prisja që të kthehesha nga qyteti në fshat. Makinat tani janë si pikat e shiut dhe, po të perifrazoj paksa atë thënien nga "Zonja nga qyteti" ..." në mos njëri-tjetri Lenkën do ma marrë" dhe mua një makinë do më merrte. As pesë minuta dhe, sakaq, një taksi ndali tek këmbët. U bëra gati ta falnderoj takisistin, por, pa hapur gojë unë, bërtiti pasagjeri:
- Po hajde, o Papi, se na thave synë. Kur u zgjata që të shoh se kush qe ai që më ftonte, bërtita unë tani:- Ore Dane, ti je apo po më bëjnë sytë! Po unë jam i tëri dhe i bëri, Dania.
- Ore Dane,- fola unë,- po më qenke nisur si për krushk?!
-Aha,- ma priti shpotinë me shpoti,- jemi bërë "Avropë", Papi! Pse ç'pandeve ti atë Danen e qëmotëm që, disa herë, i erdhën anës për hapsanë.
U futa në taksi dhe, kur mbritëm në fshat, u ulëm me Danen tek një klub. Tek bëmë porosi, i hodha një sy Danes që kisha përballë. Veshur e ngjeshur si për krushk, qytetshe hesapi: kur them kështu Dania jo vetëm qe me kostum firmato, këmishë të mirë e kollare dhe në kokë republikë. Tamam evropian, por Dania Evropës i thotë Avropë dhe unë kështu dhe po e lë. Dhe këtë "Avropën" Dania e ka arritur në saj të djemëve të tij, që, siç më tregoi, kishin zënë njëri Holandën, tjetri Belgjikën dhe, më i madhi,Anglinë. Jo vetëm që ishin në emigrim, por dhe investonin për familjen, sa Dane "Avropa" udhëtonte me taksi nga fshati në qytet dhe anasjelltas. Pa kishte ndërruar "lëkurë" dhe, ç'qe më e bukura, kish qenë si vizitor tek çunat,
- Aha,- vazhdoi të më tregonte,- tjatër dynja andej. Qeshë në Holandë una, po njëherë nuk u ngopshë me bukë!
-Pse i thashë kish fukarallëk?
-Po jo, o të keqen Dania tyja, po unë e dua rrotën e çyrekut na, të më ngopë syrin e pastaj stomaqin. Por popull "qibar" si këta qytetsit tanë që duan të ruajnë trupin mos shëndoshen. Aha, u ulçë unë në tavolinë, e dua të parën bukën, pa për gjellë s'jam qibar una.
-Ti,- m'u drejtua mua,- paske hyrë si doku në ujë atje, në Amerikë, sa mezi njihesh! Më duket se e ke mbajtur kokën në tra,atje.
E kalova me të qeshur dhe, tek e lashë të lirë të fliste, aty për aty, risolla në mend atë Danen e dikurshëm që, fare për pak, kish shpëtuar nga hapsana.
* * *
Dania kish një qerre me fëmijë dhe që të gjithë për bukë. Sado që punonte derrçe së bashku me të shoqen, mezi dilte në kut. I pakënaqur qe aq, sa po ta zije nga hundët, pikonte vrer. E keqja qe, se vrerin as e fshihte dhe as e mbante përbrenda në atë kohë aq të rrezikshme. Përkundrazi: e zbrazte pa ia bërë syri tërr. Qejfi i tij qe kur mblidhej fshati për probleme, me porosi të partisë, As partinë dhe as pushtetin nuk i donte. Por budalla nuk qe që të thoshte: janë gjellë që nuk më hahet. Se e dinte mirë ç'e priste. Po, kur i vinte gjahu në shteg, bam e zbrazte. Duket nuk i mbante më lukthi.
* * *
Kish ardhur i deleguari i rrethit dhe fshati qe mbledhur tek lëmi. Qe vendosur që të krijoheshin "tufëzat" dhe "arëzat" për të mirën e popullit. Pra, dhe lopët që kishin në kasollle t'i dorëzonin në kooperativë, pa qumësht do merrnin sa të donin. Foli i deleguari, përgatitur dhe komunistët në fshat që ta mbështetnin, se qe për të mirën e fshatarëve.
- Aha,- foli Dania,- atë kokër ulliri për vetëzën time nuk e ha. Se nuk kam pak, por tetë gojë, po shtomë dhe mua me timeshoqe, i thonë dhjetë frymë. Për vete, nuk e çoj lopën, këta të tjarët nuk di una.
I dhanë e i morën, epo ku dëgjonte Dania me atë vesh.? Të tjerët, i tufëzuan. Epo punë e tyre.
Pas dy-tri ditësh që u bë tufëzimi, plasi sherri në fshat. Gratë mend i binin me kusi njëra-tjetrës, se nuk kishte qumësht për të tërë. Dhe Dania e zbrazi:
- Ashtu ju pafsha! Se nuk më digjonit mua, po zbardhnit dhëmbët. Imeshoqe e moli,e mbushi plot kusinë dhe, si e valoi, e psheshi. I dhashë një të ngrënë me gjithë çuna sa jam plot.
Po a nuk ishte punë me rrezik kjo që bënte Dania? Por thuaj që Banushi, sekretar i partisë, që ndiqte dhe sherrin dhe ligjëratën e Danes, qe njeri i mirë që nuk i bënte dëm kujt.
-Hiqu, o Dane, për kokën tënde. Se do gjesh belanë. Kafshoje atë të shkretë gjuhë,
-Ika, ika, o Bano vëllai, por nuk më mbajti lukthi, ndaj fola,- u zbraz Dania.
-Moj gra,- foli si i vrarë shpirtërisht Banushi,- po na turpëruat. Jini motra me njëra-tjetrën.
Po sos se qe një ditë. Çdo ditë e bëhej më keq.
* * *
Përsëri tek lëmi i fshatit. Po gallaverosin grurin. Dania ka pirgun me grurin e shirë para këmbëve. Pjesa e qëruar e grurit është mal aty në platformën prej cimentoje. Mu tek "mali" i grurit ha për shtatë qejfe një lopë. Ha grurë të pastër neto dhe Mania që, po të zgjasë dorën e zë lopën prej brirësh, as që e prish terezinë. Befas, mu tek lëmi ndalon një nga ato makinat që në fshat u thonë "xhips". Zbresin nja dy qytetsë ( Dania këta nuk i honeps fare!) dhe Banushi. Një nga ata qytetsit, sikur ta kish shpuar dikush me bodec, mend kërceu mu para Danes.
- More shok,- foli i nxehur qytetsi,- si nuk të vret pak sytë dhe lë lopën që të hajë grurin apo bukën e fëmijëve të tu?
Po Dania është nga ata tipa që kanë nevojë për fre dhe jo për shtyrje.
- Nuk është buka e kalamajëve tanë,- tha tërë mllef Dania. Ne sa e bëjmë gati dhe nuk shohim grurë me sy. Është juaja ajo bukë dhe lopës t'i bëjë mirë!!!
-Si?Siiiiiiiiiiiiiiii?- mend ulëriu qytetsi. Por fati i madh i Danes qe që ndërhyri, Banushi, dhe i tha tjetrit: -Ky nuk mbush!!! Këtë e shoqëroi duke vënë duarët në kokë. Dhe iku qytetsi.
* * *
Do bëheshin votimet. Partia kish parrullën: votat për frontin, plumb për armikun. Po të prishje qoftë dhe një kandidat, kishe votuar për armikun. Por së pari, kandidaturat, diskutoheshin para zgjedhësve. U ngrit Dania dhe tha:
- Shumë nuk di të flas una, po atë Zaçen e Selmanit nuk e dua të jetë në këshill dhe, po e latë, unë dhe imeshoqe, do votojmë kondra. Mos kemi llafe jo armik e ku të di una. Armik nuk jam, po votë për Zaçen nuk jap. E tha Dania, po ata "koksit" nuk e vunë ujtë në zjarr. Gjoja për të "trembur" Danen kishin sjell në qendrën e votimit një veteran nga qyteti. I gjatë si hosten dhe kaba e i trashë si një karabina në këmbë. Vajti dhe Dania. E mori fletën e votimit dhe, kur pa emrin e Zaçes, e zbrazi:- Ore, po nuk e paskeni hequr Zaçen ju dhe tak, në sy të "karabinasë", një i dha me penë dhe e fshiu. Jo vetëm kaq, por iu drejtua të shoqes:- Fshije!
- Shok, shok,- foli me nerv "karabinaja",- mos bëj propangandë në qendrën e votimit.
-Ik, ore tutje,- iu përgjigj flakë për flakë Dania,- nuk kam punë me tyja, por me timeshoqe.
-Azbie, fshije!- bubulloi Dania. Dhe shtoi:- Do i bëj letër shokut Enver, se e kini shkelur porosinë e partisë, që , po të ketë ndonjë si Zaçja, që nuk e duan zgjedhësit, ta hiqni. Ju nuk e hoqët. Më qafë paçi veten! Kështu dy vota shkuan për "arimikun".
Këto po kujtoja tek gjerba kafenë me Danen që, tani, është bërë "Avropë". "Avropë" jo vetëm nga veshja, por dhe nga mendësia dhe niveli i jetesës. U pafshim për të mira, o Dane "Avropa!".

Tiranë, 19 prill 2015


PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NOBELISTJA SHQIPTARENga EGLANTINA MENDIA (04.23.2015)
POEZI NGA IGOR' SEVERJANIN DHE SANDRO PENNAPërktheu: FASLLI HALITI (04.22.2015)
 EDHE GJYSHËRIT E VDEKURPesë poezi nga ADEM ZAPLLUZHA (04.22.2015)
PETRAQ KOLEVICA - NJË ERUDIT I HESHTURNga GURI SHYTI (04.15.2015)
PËRRALLA E TRE VËLLEZËRVEPunuar sipas motiveve populloreNga BEDRI DEDJA (04.15.2015)
VEXHI BUHARAJA, ORIENTALIST DHE PERKTHYES I SHQUAR - I PENGUAR DHE I FYERNga ARSHIN XHEZO (04.15.2015)
RE NË PANTALLONAPoemë nga VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu dhe pajisi me shënime FASLLI HALITI (04.14.2015)
Përkujtim:BEDRI DEDJA PEDAGOG DHE BOTUES I SHQUAR E SHUMËPLANËSHNga Prof. MURAT GECAJ (04.14.2015)
NDËRRON JETË NOBELISTI GÜNTER GRASS (04.13.2015)
SHËNIME PËR TAULANTIN - FLETORJA E DYTË E DITARIT (Fragmente)Nga Prof. BEDRI DEDJA (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]