E Premte, 09.20.2019, 04:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DHOMA E POETIT
Cikël poetik nga QAZIM SHEHU

E Enjte, 04.23.2015, 11:17am (GMT+1)


DHOMA E POETIT

Fjala torturohet si në qeli,
Vargu në letër përdridhet.
Rrjedhë që mbi tokë nuk rri.
Dhomë e poetit
Mirazh në shkreti.
Tundet si një kaike
Mbi dallgë të paqena,
Me një llambë skeptike
Mbi flokët e rëna.
Dhe nata jashtë thërret e ngutet
Të ikë në fundësirë,
Dhomë e poetit mbushet
Me zëra të shkrirë.
Janë zëra që vijnë dhe hyjnë
Në kutizën e ngushtë,
I përpin ai me sy,
U thotë të rrinë urtë.
Si, urtë mund të rrinë
Kjo dhomë vallë i mba?
Në këtë dhomë ku qelqojnë
Sytë e mureve në suva.
Prapë e prapë nga aty,
E zhubros letrën dhe e hedh,
Ai nuk mundi si pecetë
T`ia verë në ballë natës së verdhë…

KRAHËT E TU

Krahët e tu si pema tek rruga,
Si pemët që shtrijnë degët,
Të përqafojnë hapat tanë,
Dhe hapat u largohen shpejtësisht,
Oh, krahët e tu që përqafojnë miturisht.
Sa herë largohen ato krahë
Shoh degët e varura nga pema,
Me to më ngjajnë,
Krahë lisi,bunge,rrapi idiot,
Para më dalin krahët e tu,
E ky imazh përherë lot.
Mbi ne gjithnjë rri varur
Diçka, të na përfshijë,
Ajo degë e tharë e krahut
Të një lisi rrënjështrirë,
Ajo degë peme dhe ftoi kokërrverdhë
Oh, krahët e tua që heshtin dhe mungojnë
E në krahë pemësh dua të pushtohem
Përmes gjelbërimit të beftë…

PLAGA

Kur jap veten me tepri
Mbetem plagë e fjetur,
Gabim i njerëzve u rri
Kore mbi to mbetur.
Dëshirën e kam shmangur gjithëherë
Të notoj në det kur not  nuk di,
Më ka pëlqyer deti i dashurisë së mjerë,
Pa zgollat në thellësi…

DASHURI E PARË

E prisja dritën si makina dritëfikur
Në një tunel pa zë.
Burimin prisja të shpëthente
Kur etje e kërkonte doemos.
O dashuri e parë
Çuditërisht me këto fjalë
Më nuk loz.

NATYRË

Furi e gjetheve jep koncert
Përdridhet në degë zogu gjimnast,
Një re shfaqet në qiell si shenjt,
Dhe një tingull ndizet me kast.
Vija qielli në horizont
Vijohen në pentagram,
Një note, gjer atje s`e ngre dot
Po as këtu një notë s`e kam.
Gjithçka përvidhet bujarisht
Dhe humb diku e vjen,
Natyra në vete bredh lirisht
Kur shpirtin tënd s`e gjen…

QAZIM SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DANE 'AVROPA'Tregim nga PËRPARIM HYSI (04.23.2015)
NOBELISTJA SHQIPTARENga EGLANTINA MENDIA (04.23.2015)
POEZI NGA IGOR' SEVERJANIN DHE SANDRO PENNAPërktheu: FASLLI HALITI (04.22.2015)
 EDHE GJYSHËRIT E VDEKURPesë poezi nga ADEM ZAPLLUZHA (04.22.2015)
PETRAQ KOLEVICA - NJË ERUDIT I HESHTURNga GURI SHYTI (04.15.2015)
PËRRALLA E TRE VËLLEZËRVEPunuar sipas motiveve populloreNga BEDRI DEDJA (04.15.2015)
VEXHI BUHARAJA, ORIENTALIST DHE PERKTHYES I SHQUAR - I PENGUAR DHE I FYERNga ARSHIN XHEZO (04.15.2015)
RE NË PANTALLONAPoemë nga VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu dhe pajisi me shënime FASLLI HALITI (04.14.2015)
Përkujtim:BEDRI DEDJA PEDAGOG DHE BOTUES I SHQUAR E SHUMËPLANËSHNga Prof. MURAT GECAJ (04.14.2015)
NDËRRON JETË NOBELISTI GÜNTER GRASS (04.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]