E Enjte, 09.19.2019, 03:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ZEMËR E FJALËS
Ese për vepren e poetit Xhemajl Rudi
Nga RRUSTEM GECI

E Shtunë, 04.25.2015, 09:31am (GMT+1)


Xhemajl Rudi u lind me 01.03.1965 në fshatin Ujmir ( ish Savrovë ) komuna e Therandës. Shk.fillore e kreu ne vendlindje, dhe ne Bukosh, të mesmen në Therandë, ndërsa u kulturua, në Univerzitetin e Prishtinës, në Fakultetin, Sociologji-Filozofi. Në vlimet e mëdha të Pranverës 19811, Xhemajl Rudi i bashkangjitet lumit të Kryengritjes së Kosovës, për Kosovën Republikë. Djemtë e grushtave të rrugës, që shprehnin asokohe pakënaqësinë, kundër pushtimit serb, ndiqeshin dhe burgoseshin. Xhemail Rudi, për veprimtarinë e tij patriotike, u burgos disa herë dhe u dënua, nga regjimi pushtues serb. Në pamëndësi për të vazhduar veprimtarinë e tij patriotike në Kosovë, Xhemajl Rudi mërgohet në Zvicërr, për t´iu bashkuar Lëvizjes për Republikën e Kosovës. Krahas veprimtarisë patriotike, Xhemajl Rudi nuk resht të merret edhe me poezi, tregime dhe romane. Aktualisht, Xhemajl Rudi është një emër i njohur në Poezinë Moderne Shqipe. Ai deri më tash ka shkruar e botuar 10 vepra:
 
1 . „Veshtrim nga dritarja e hapur“, grup autorësh
2 . „Rrjedhë Autoktone“ poezi, 1996
2 . „Duke Mbledhur Kohën“, poezi, 1999
3 . „Dheut Pjesën e Vet“ , poezi, 2001…
4 . „Asgjë S`ngjanë në reklama,as hënorja“ , poezi, 2008
5 . „Fjala e Dhimbjes“ , poezi, 2011…
6 . „Lule dhe Vjeshtë“, poezi, 2011
7 . „Siluetë e Saj“, poezi, 2012
8 . „Brigjeve të hijeve“, poezi, 2013
9 . „Për ty Lerta“ , poezi, 2013
10 . „Barka e Lernes“, poezi, 2015

Bota poetike e Xhemajl Rudit është e gjerë dhe e thellë. Ajo në shumë raste na shfaqet me brohorima të ahpëra kundër pushtuesit serb, dhe ndihmësve të tyre. Valët i nxorrëm thellë nga shpirti, po krahët duhet t´i shtrëngonim fortë me duart tona. Jeta e kohës të brezit të Rudit ishte e rëndë për djemtë e lirisë.

Në godinën e artistëve në Prishtinë
mund të shkosh dhe i vetëm,
ashtu siç shkoj dhe këtë paradite.
Ndërtesa është e lartë,
me shumë shkallë e kthesa të mëdha
por shkallëve duhet të ngjitem i vetëm!..

Poezia e xhemajl Rudit çelën si lulet. Prushi i kraharorit të poetit është tymosur, poeti Rudi është në betejë të pareshtur për të pathënën, për të pafituarën e së tërës. Në bisedë me flamurin, poeti Rudi, e merr amanetin nga i nderuari flamuri ynë, se liria dhe atdheu janë dy gjërat më të çmuara për shpirtin dhe qenien time.

Lehtë nxirret fjala e gojës
po vështirë për ta mbajtur
vështirë për t´i dalur zot
ajo i do duart e mia, dhe
dhe duart e të gjithëve!.


Si ëndërra në natën e shekujve, ngritet fjala, fryma e përjetshme e tokës dhe maleve, zgjoji i gjelbërimeve të fushave dhe maleve, rrezet e purpurta të diellit, dhe valët që na i jep lumi, janë
fjala e dal nga shpirti i trazuar i poetit. Fjala që s´resht kurrë së krijuari;
Shpirt, ishim dikur afër
të njejtesuar
si dy gjysma të zemrës
si thoi me mishin e gishtave
ndoshta dhe ma thellë!..

Krijimtaria e Xhemajl Rudit është është e gjerë dhe e thellë. Në pesazhin poetik të poezisë së Rudit, nuk ka vetëm valë deti, apo kaos vuajtjesh e dhimbjesh, por ka të përpjeta me vetima dhe bubullima. Qielli i poetit Rudi vazhdon të jetë i ndryshueshëm si në eposet e legjendave.

1
Njëqind vjet shtet,
njëqind vjet dhimbje,
njëqind vjet qëndresë dhe shpresë
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
2
Atdheu
është prehëri i të gjitha dashurive....
aty ku zogjtë fluturojnë krah-hapur dhe bien,
atje ku shkojnë qiellit pafund,
dhe prapë vijnë si ëndërrimet,në prehërinë e ngrohtë
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
3
E VETME
Ti e vetme je
Te hije e ëndrrës
Dhe pa ty
koha do te ishte në pranga
Se pa ty, as lulet s`do të ndjeheshin
s`do të ndrisnin udhët,s`do të vinin agimet
Ti e vetme je
Dritë-hija e ëndrrave
Askush si ty nuk është
asgjë si ty nuk ndritë
Qiellit je kudo,honeve të natës
tretesh çast më çast, brigjeve të ëndrrës
Ti je mëngjesi e të presim përditë
Si lulen e çelur ku shtrihet si vesa dhe tretesh në blerim
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
4
NJË DITË
Një ditë të bukur
buzë ëndrrave
si dikur
të kujtoja
mendoja për ty
e dashura
e tana ditëve
Dhe hija jote vinte me vrap
dikund ku s`mundem me u taku
ndoshta te valët e Liqejve të mbrëmjes
ishe
nën kurorat e bredhave të blertë
Të kërkoja
dhe ti
vrapoje hijes tënde
ëndrrës
humbeshe thellë në shkëlqim
dhe e kujtoja barkën e ditës së parë te Liqeni
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
5
NJË SHIKIM
Nje shikim eshte dashuria
nje fjale
qe pikon deshire
nje enderr
qe
te verbon ne zemer
një vdekje
ne nje lindje te re njeheresh
ne malle te thelle si deti
si valet
e puhise
qe vijne dhe shkojne
dhe ndritin si endrrat
ne
shkelqimin e henes
dhe te ndeze ne shpirtin e fjales
ne
syte e tu
te erret si nata,si te bregu i heshtur i muzgjeve te largeta
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
6
E HESHTUR
Erdhi mbrëmja
e heshtur
dhe heshtja është e rënd
asgjë
është
në asgjë
as një cicërimë e zogjve
as një trokitje
as një përftim
as një qukapik në druret e kopshtit
Dhe një heshtje e theu hutini
më pas
në ogjakun e fqiut pranë
me zërin e një kukuvajke të rënë në trishtim
dhe heshtja e kishte arsyen e vet
Dhe më pas
nata e trazueme
nën këngën e të keqës
te ai që e mbështjellë natën në muzgun e tij
të përjetshëm
në rrethin e tij
në oborrin e tij
në të ardhmen e tij të errët
si veriu i ftoftë dhe i trishtë në verbim
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
7
MUNDIMIT
Ti mundimi i përditshëm
si era e jetës
ti dhe shkallët e ngjitjes
drejt lartësimit
mendja dhe dëshirat
ku prehen
si në tehun e briskut
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
8
Molla
Nuk ishte mëkatare
mekatë të mos mëkatosh
ishte
dashuria
dhimbje në hijen e mollës.
Ajo si drita e zjarrit në sytë e kaltër prej detit
ajo e sotmja e përjetshme e kohës
shenjat e shenjave të dikurshme si ndër motmote
te ngjyrë e saj, ku ngjizeshin kohërat fjala dhe zotrat

9
FJALA
Lehtë nxirret,
vështirë për ta gjetur peshoren.
Lehtë jepet,
vështirë për ta gjetur djersën.
Lehtë zbukurohet,
vështirë për ta gjetur të menduarën.
Lehtë thuhet jo,
vështrë për ta gjetur Po-në.
Lehtë thuhet po,
vështirë për ta gjetur jo-në.
Lehtë thuhet:kam gjuhën,
vështirë për ta gjetur Fjalën.
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
10

NË KOPSHTIN TËND
Në kopshtin tënd sa ka lule plot
z`gjatma dorën oj,ma jep një lule moj.
.
Në kopshtin tënd pemë me fruta plot,
z`gjatma dorën oj,ma jep një mollë moj.
.
Në kopshtin tënd,ka kumbulla shumë,
z`gjatma dorën oj,ma jep një kumbull moj.
.
Në kopshtin tënd oh sa shumë ka ftoj,
z`gjatma dorën oj,ma jep një ftua moj.
II
Pse të jap një lule,pse të jap një mollë ,
eja ti këputi,preki vet me dorë.
Pse të jap një kumbull,pse të jap një ftua,
eja vet afrohu preki ti me duar.
III
Unë do të vij e do të rrëmbej,
zgjatma dorën oj,pakëz më ndihmo,
ma largo këtë ferrë, t`afrohem te ti moj.
.
E në kopshtin tënd ne do të këndojmë,
këngën e kurorës, kurorë e mollës moj

Dortmund,2015

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DY POEZI NGA VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu: FASLLI HALITI (04.23.2015)
DHOMA E POETITCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.23.2015)
DANE 'AVROPA'Tregim nga PËRPARIM HYSI (04.23.2015)
NOBELISTJA SHQIPTARENga EGLANTINA MENDIA (04.23.2015)
POEZI NGA IGOR' SEVERJANIN DHE SANDRO PENNAPërktheu: FASLLI HALITI (04.22.2015)
 EDHE GJYSHËRIT E VDEKURPesë poezi nga ADEM ZAPLLUZHA (04.22.2015)
PETRAQ KOLEVICA - NJË ERUDIT I HESHTURNga GURI SHYTI (04.15.2015)
PËRRALLA E TRE VËLLEZËRVEPunuar sipas motiveve populloreNga BEDRI DEDJA (04.15.2015)
VEXHI BUHARAJA, ORIENTALIST DHE PERKTHYES I SHQUAR - I PENGUAR DHE I FYERNga ARSHIN XHEZO (04.15.2015)
RE NË PANTALLONAPoemë nga VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu dhe pajisi me shënime FASLLI HALITI (04.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 

 
VOAL
[Shko lart]