E Shtunë, 04.20.2024, 09:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POEZI NGA NIKOLAJ STEPANOVIÇ GUMILOV DHE ADRIANO ÇELENTANO
Përktheu: FASLLI HALITI

E Shtunë, 04.25.2015, 09:54am (GMT+1)

NIKOLAJ STEPANOVIÇ GUMILOV
                   1886 -1921
 
Nikolay Gumilyov, në rusisht: në rusisht Ðиколай Степанович Гумилёв? (Kronshtadt, 15 prill 1886 -Pietërgrad, 24 gusht 1921), ishte një poet rus.
Figurë qendrore e lëvizjes akmeiste së bashku me Anna Ahmatovnën, me të cilën ai u martua për një kohë të shkurtër dhe me të cilën pati dhe djalin e tij Lev, e Osip Mandelstam, poezia e tij ruan ende një aromë adoleshente, prej  pasionit të udhëtimit dhe ekzotikës dhe për tonin shpesh fatalist . Shumë popullor në jetë, ushtroi një ndikim të fortë mbi poetët më të rinj. U ekzekutua në 1921 me akuzën për aktivitet kundërrevolutionar, poezia e tij u ndalua gjatë regimit sovietico.

 




PEMËT

Unë di se pemëve dhe jo ne njerëzve
Na u dha madhështia e jetës së jetuar
Mbi tokën e dashur, motër e yjeve,
Ne jemi emigrantë, pemët në atdhe.
Në vjeshtën e vonë në fushat e zbrazura
Muzgje bronzë të kuq,
Agime të qelibarta u mësojnë
Sfumaturat popujve të gjelbër, të lirë.
Ka Moisi midis lisave, Marie mes palmave ...
Shpirtrat e tyre, sigurisht
I dërgojnë njëri-tjetrit një kujtim të pashprehur
Me ujin që rrjedh në errësirën pa fund e të thellë.
Dhe në thellësi të tokës, duke prerë diamante,
Duke lëmuar gurët, cicërijnë rrëmbyeshëm burimet,
Gurrat këndojnë, bërtasin aty ku u thye një frashër,
Atje ku u rivesh me gjethe panja.
Oh, të gjeja dhe unë një breg
Ku të mos mund të qaja e të këndoja,
Duke u ngritur kështu në heshtje në lartësi
Dekada të panumërta!
 

                                  




ADRIANO ÇELENTANO

       


HISTORI DASHURIE
            .romancë.


Ti nuk e di se ç'bëra atë ditë kur e takova
U bëra palaço në plazh për t'u dukur në sytë e saj
tallesha me të gjithë djemtë
me përjashtim të vetes.
Pse, pse, pse, pse,
Që ajo të më pëlqente.
Ajo më donte, më urrente,
më donte, më urrente,
ishte kundër meje,
Unë nuk isha ende i dashuri i saj
Dhe ajo vuante tashmë për mua
Dhe që t'më bënte xheloz
atë natë gjatë detit
erdhi me ty.
Tani ti vjen të më pyesësh
ku është gruaja jote.
Duhej ta imagjinoje
që një ditë apo një tjetër
ajo do të ikte larg nga ti.
U martove  me të duke e ditur ,
duke e ditur se ajo
vdiste për mua.
me paratë e tua
bleve trupin e saj
sigurisht jo zemrën.
Ajo më donte, më urrente,
më të donte, më urrente,
ishte kundër meje, unë nuk isha ende
i dashuri i saj
dhe vuante tashmë ajo për mua
dhe për t'më xhelozuar
atë natë përgjatë detit
ajo erdhi me ty.
Një ditë e pashë atë
sapo hyri në dhomën time
po më shihte
e qetë,
priste një po! prej meje.
U ngrita nga shtrati
E përfshiva me sy,
M'u duk një engjëll.
më shtrëngoi pas trupit,
më dhuroi buzët,
më thoshte "jam jotja"
Po unë u bëra gur.
Unë e doja dhe, urreja,
e doja dhe urreja,
isha kundër saj,
dhe nëse s'më kishte të dashur,
ishte faji i saj.
Dhe papritmas  i dhashë një shuplakë
në fytyrën e bukur
dhe ia rekomandova për ty.
U ktheva në shtrat
duke qarë e pashë në ëndërr
po më dukej engjëll.
Më shtrëngonte pas trupit
Po më dhuronte buzët e saj
Po më thoshte "jam jotja"
Dhe unë e putha në ëndërr.
Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË PARIS NJË ÇMIM PËR LETËRSINË SHQIPENga ALEKO LIKAJ (04.25.2015)
ZEMËR E FJALËSEse për vepren e poetit Xhemajl RudiNga RRUSTEM GECI (04.25.2015)
DY POEZI NGA VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu: FASLLI HALITI (04.23.2015)
DHOMA E POETITCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.23.2015)
DANE 'AVROPA'Tregim nga PËRPARIM HYSI (04.23.2015)
NOBELISTJA SHQIPTARENga EGLANTINA MENDIA (04.23.2015)
POEZI NGA IGOR' SEVERJANIN DHE SANDRO PENNAPërktheu: FASLLI HALITI (04.22.2015)
 EDHE GJYSHËRIT E VDEKURPesë poezi nga ADEM ZAPLLUZHA (04.22.2015)
PETRAQ KOLEVICA - NJË ERUDIT I HESHTURNga GURI SHYTI (04.15.2015)
PËRRALLA E TRE VËLLEZËRVEPunuar sipas motiveve populloreNga BEDRI DEDJA (04.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]