VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZI NGA ARTUR RIMBAUD
I përktheu: FASLLI HALITI

E Premte, 05.01.2015, 07:16am (GMT1)

ARTUR RIMBAUD

                     1854 – 1891


 


Jean Nicolas Arthur Rimbaud (Charleville,20 tetor 1854 – Marsiglia, 10 novembre1891) ka qenë një poet francez.




 
    WILLIAM BOUGUEREAU – Pushim në Harvest (1865)



NDJENJA
 
Mbrëmjeve të kaltra të verës, do të shkoj shtigjeve,
i cimbisur nga gruri, do të shkel mbi barin e butë:
prej tij këmbët, si në ëndërr do të ndiejnë freski.
Do të lejoj që era të lajë kokën time lakuriqe.
Nuk do të them asgjë, s’do të mendoj për asgjë:
por dashuria që s’ka fund do ma mbush shpirtin,
do të shkoj larg, shumë larg, si një endacak
përmes Natyrës, i lumtur
si të isha me një grua.

 



PËRJETËSI
 
U gjet!
Kush ? përjetësia.
Deti u shkri
Në diell.
 
Shpirti im i përjetshëm,
Shikon fytyrën tënde edhe pse
Nata është vetëm
Dhe dita është në flakë.
 
Pra, çlirohu
Nga njerëz të hedhur,
Nga shpërthimet e përbashkëta!
Ti fluturon sipas ...
 
Asnjë shpresë.
S’ka rritje.
Shkencë dhe durim,
E  sigurt është tortura.
 
Jo më nesër,
Anëtarë të pashpresë,
Afshi yt
Është detyra.

U gjet!
Kush ? përjetësia.
Deti u shkri
Në diell.


FYTYRA JUAJ
 

fytyra jote...
në hije...
bëhet diell ...
që zhytet në mua
... fytyra jote ...
sjell pranverë
...sjell shporta me fruta të mira ...
...për t’u ngrënë
sjell dhe... buzëqeshje fëmijësh

...fytyra jote...
...është një kalë i bardhë në plazh ..
një qiell i bruztë...
fytyra jote...
..është deri atje ku zgjaten gishtat e mi...
deri ku lind një ledhatim,
...një puthje e lehtë
si flok dëbore ..

fytyra jote...
është e bukur për t’u parë,
shprehje që nuk di t’i them,
fytyra jote. ..
është buzëqeshje ngjitëse ..
mbi buzën e dizenjuar nga një Zot...
... që e dinte
se sa do të doja unë ty.



ALMEA?
 
Almea? ... Në orët e para të kaltra  do të tretet
si lulet e të vdekurve ...
 
 Para hapësirës së shkëlqyer ku ndihet të fryjë
 qyteti jashtëzakonisht i lulëzuar!
 
Është shumë i bukur! është shumë i bukur!
por e nevojshme –
për peshkarexhen dhe kënga e Corsarëve,
 
    edhe sepse maskat e fundit u besuan
festave të natës në detin e pastër


URIA
 
Nësekam uri, është vetëm
uri toke dhe gurësh.
Unë ushqehem përherë me ajër,
me shkëmb, hekur, qymyr.

Urira të mia, vallëzoni. Kullosni, urira,
në lëndinën e tingujve.
Thithni helmin gazmor
të bukurive mëngjesore.

Hani gurë të cifluar
gurët e lashtë të kishave;
zaje të përmbytjeve të lashta,
bukë të shpërndara në luginat gri.

Ujku ulurinte midis gjetheve
duke pështyrë puplat e bukura
të ushqimit të tij prej shpendësh:
si ai dhe unë konsumoj.

Sallata, fruta
presin vetëm të këputen;
por merimanga e ferrës
nuk ha veçse viollca.

Ah! të fle,  të vloj
mbi altarët e Salomonit.
Supa derdhet mbi ndryshk,
dhe pëziehet me qitrën.

Përktheu: FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.