E Enjte, 06.20.2019, 12:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
'YJET NUK JANË TË KUQ' - NJË RRËFIM TRONDITËS PËR SAGËN E MËLYSHAJVE
Optikë kritike për romanin 'Yjet nuk janë të kuq' të Albana Melyshi Lifschin
Nga MEXHIT PRENCI

E Djelë, 05.03.2015, 07:19am (GMT+1)


Titulli i librit “shkruar për historinë dramatike e tragjike të Melyshajve “Yjet nuk janë të kuq” është një togfjalësh me semantikë tropologjike. Gjyshi 90-vjeçar, pas 45 vjetësh pritje, rikthehet papritur më 1989 nga Amerika, të shohë e të çmallet me familjen dhe kur të vdes të varroset në tokën mëmë. (Mjerisht të kuqtë enveristo-ramizistë do ta rikthenin andej nga kishte ardhur). Para se të largohej rrëfen shumë historira, ngjarje dhe episode të jetuara. Ndërmjet të tjerave i tregon mbesës edhe këtë fragment nga një episod: “…në kullë kishim strehu disa partizanë… Takova edhe Tuk Jakovën që mbante rreth qafës një shall vishnje me pika…ndërsa Mehmet Shehu mbante shall të kuq dhe kapele me yll të kuq..(Gjyshi kishte bërë një pauzë dhe i kishte thënë mbesës) Pa dil te dritarja, shiko qiellin, a sheh yje të kuq atje lart?…”. Ajo kishte dalë në dritare dhe kishte shikuar qiellin, e hutuar… Ai ishte përgjigjur vetë: “Ndigjo, mbesa ime! Yjet nuk janë të kuq…Yjet janë të ARTË”. Dhe kishte vazhduar më tej. “Për ne s’ka pas gja ma të randë se kur shihnim yllin e kuq partizan me pesë cepa në flamurin tonë kombëtar mbi kryet e shqipes arbnore”. U r t a k u do të konkludonte: Ylli i kuq ka qenë simbol i gjakut që rridhte nga lufta e tmerrshme e klasave, ku deviza e terroristëve komunistë ishte: “Liria i ka rrënjët në gjak“.

2

Libri memorialistik për sagën e Melyshajve është shkruar thjeshtë, këndshëm, me të vërteta tronditëse sipas vështrimit dhe gjykimit të gazetares dhe shkrimtares Albana Mëlyshi Lifschin. Këtë libër e shoh si dëshmi të plotë, ndonëse të pashteruar, për atë që ka ndodhur me familjen e madhe të Melyshajve: gjysma komunistë, gjysma tjetër nacionalistë. Autorja përshkruan dhe rrëfen historinë e jashtëzakonshme të bajrakut të Kthellës së Mirditës, qëndresën për atdhe, flamur, liri e drejtësi sociale dhe kalvarin e vuajtjeve të saj në Ferrin Komunist, më i tmerrshëm se Ferri i Dantes me të vdekurit.

3

Ngjarjet, situatat, rrethanat dhe bëmat e personazheve realë rrëfehen dhe përshkruhen pa i letrarizuar, pa stërhollime estetizante apo deklamacion, por thjeshtë pa rënë në thjeshtëzim, me konkretësi dhe detaje të shumta të cilat herë-herë flasin me shumë se vetë ngjarjet e faktet. Konsideroj vlerë edhe informacionin e shumanshëm autentik, të bollshëm dhe origjinal që iu jep mundësi lexuesve për të parë dritë edhe në mjegullnajë në kërkim të së vërtetës, duke sfiduar historianët dhe gazetarët e politizuar.

 

4

Ne formësimin e librit “Yjet nuk janë të kuq” janë aplikuar mjete të shumta dhe të larmishme të publicistikës, prozës, rrëfimit dhe përshkrimit artistik; elementë historikë, politikë, socialë e psikologjikë të cilët janë integruar natyrshëm në njeri-tjetrin, duke tejkaluar të rrëfyerit e thatë, të rëndomtë, pa ngjyrime emocionale. Vlerësoj strukturimin, si roman, të këtij libri memorialistik. Është ndër vlerat e rëndësishme, krahas autencitetit të dëshmive të personazheve, të ngjarjeve, situatave që ata vetë kanë përjetuar, por edhe të kujtimeve të të tjerëve që kanë qenë dëshmitarë okularë. Shkrimtarja nuk ka ndjekur kronologjinë e ngjarjeve siç ndodh rëndom në libra të tillë, por mënyrën e kalimit herë në të tashmen, herë në të shkuarën dhe alternimin e tyre, ku autorja rrëfyese është e pranishme dhe si menaxhere në çdo element përbërës të librit, çka e konsideroj vlerë të veçantë.

5

Libri është shestuar dhe formësuar si mozaik me skica, tregime, rrëfime, reportazhe dhe artikuj, ku elementët artistikë dhe publicistikë shkrihen së toku duke shprehur me stil letrar e publicistik dhe me realizëm të vërtetat historike dhe jetësore sipas dëshmive të personazheve okularë, dokumenteve historike dhe këndvështrimit të shkrimtares. Mënyra si i rrëfen dhe përshkruan ngjarjet dhe bëmat e personazheve, thëniet e dëshmitarëve okularë, kujtimet e disa të tjerëve, sidomos te njerëzve më të afërm nga fisi i madh i Melyshajve është origjinale. Ato kanë vlera si argumente në kërkim dhe zbulim të së vërtetës sipas vështrimit të autores. Kjo i ka dhënë siguri ta thotë fjalën e saj edhe për probleme të ndryshme, të diskutueshme, apo që mund të lexohen ndryshe nga të tjerët.

6

Publicistja dhe shkrimtarja jep vertikalisht dhe horizintalisht sagën e Melyshajve si familje bajraktari. Gjon Melyshi, bajraktar me zë, në gjithë krahinën e Mirditës e me gjerë rrëfen autorja, ka pri në kryengritjet për pavarësi, e ka ngritur flamurin e Mëvehtësisë, më 22 nëntor, më parë në bajrakun e Kthellës, e pastaj me tre përfaqsues nga Mirdita ka shkuar në Vlorë. Ka bërë luftë ekzistenciale në përballje të egra me ushtrinë e Turgut Pashës më 1910, me forcat e Mehdi Frashërit si ministër i Brendshëm i Zogut më 1921 dhe gjatë totalitaristëve komunistë gjatë Luftës dhe nga 1944-ta e gjer më 1990.

7

Konsideroj vlerë të rëndësishme edhe vizionin e autores që sagën e Melyshajve e paraqet jo vetëm duke rrëfyer historinë e tyre dramatike, tragjike dhe specifike në tri periudha tw ndryshme, siç e cika më sipër, por edhe për realizmin e thellë në paraqitjen e bëmave dhe gjëmave të komunistëve si ndaj familjes të madhe 300 vjeçare të bajraktarit Gjon Melyshi, ashtu edhe ndaj Mirditës antikomuniste po dhe asaj komuniste..

***

Citoj fjalët e gjyshit që i tha komisarit të kuq, kur shikonte gjuhët e flakëve që dilnin nga dritaret dhe dyert e kullës e nga brenda digjej gjithçka… “Ju i dogjët të tana, pa mendu se kjo shtëpi ka dy parti. I ka dhanë luftës dy partizanë. Tim bir Nikollin e tim nip Palin, – i biri i tim biri…. Nuk ruejtët, së paku, dy dhoma për ta?!..O zot i Madh!…Po me familjen, ç’keni që po e internoni… 25 vetë?!!… Dhe ca më keq ua internoni edhe familjen. Unë e di që kjo luftë u bë për drejtësi…”

8

Ndërmjet shumë e shumë kujtimeve dhe dëshmive që shkrimtarja i ka marrë gjyshit për bëmat e gjëmat e komunisteve, do të shkëpus një fragment nga rrëfimi për Toger “Baba”. Gjyshi tregon: “Ai vetë i vuri vetes këtë emër, a thue se kishte nevojë Mirdita për “Baba”! Quhej Hodo Habibi sipas emnit që i kish vu e ama. Ishte prej Kurveleshi. Njeri mizor. imoral, pa nder, i pa besë. Erdhi me kartabiankë në Mirditë me shtru me hu djemt e burrat e me çnderu femnat. Kishte me veten 200 partizanë dhe dorën e lirë me pushkatu kë të donte ai, pa gjyq. Në atë kohë, viti ‘46, ne Malet e Mirdites ishin 500 burra shpernda në çeta të vogla. I kishin lanë shtëpitë e tyne pasi nuk e donin regjimin e Enver Hoxhes…Toger “Baba” si e njohin mirditorët, filloi misionin me terror, tu rrahur burrat me hu e tu i zhburrnu… Grave të bukura që, u vinte synin, i përdhunonte. Në kodrën e Spaçit arrestoi 40 burra, i zhveshi lakuriq, të lidhur dorëpërdorë, ecnin tri orë më këmbë… Në katundin Mushtë të Bjeshjës së Munellës përdori si burg për ta stallat e lopëve, ku balta kishte shkue deri në gju….”

***

Thoni, po deshët, ju të droguarit me komunizmin enverist, se komunistët nuk ishin terroristë!…

9

Faktet dhe rrëfimet tronditëse që jepen në libër për genocidin e komunisteve me kriminelin Mehmet Shehu dhe të tjerë, ndaj popullsisë në Mirditë po edhe të Lezhë, (e mbarë Shqipërinë, M.P.) janë të paimagjinueshme si ato në vitet e para pas çlirimit, pas vrasjes së Bardhok Bibës dhe gjatë gjithë kohës pa liri të socializmit, gjer në tërheqjen zvarrë të monumentit te Diktatorit të Madh.

***

Gazetarja dhe shkrimtarja Melyshi i ka rrëfyer bukur këto realitete me gjuhën e pastër letrare, artistike e publicistike dhe të vetë personazhëve të cilët me dëshmitë që kanë rrëfyer, e shquan portretin e tyre dhe të kohës barbare me yllin e kuq dhe grushtin ngritur lart.

10

Qëndrimi i autores ndaj bëmave dhe gjëmave të komunistëve terroristë, nacionalistëve dhe të figurës komplekse të Palit, mbështetur më materiale konkrete dhe rrëfime e dëshmi okulare është i hapur, pa ndonje trysni, është një gjykim i lirë, sipas saj. Në të njëjtën kohë teksti i librit jep mundësi lexuesve të gjykojnë lirshëm sipas nivelit të leximit, aftësisë perceptuese e konkluduese dhe bindjeve, të thonë fjalën e tij secili. Parë nga kjo optikë libri është i vlertë dhe i hapur.

11

Vlerë e shtuar e këtij libri sipas meje, është edhe fakti se autorja si rrëfyese e sagës së Melyshajve dhe pjesëtare e kësaj familje, është ndjekëse e traditave pozitive, atdhetare, fisnike dhe humane të saj. Kjo jepet në libër jo nëpërmjet fjalëve të përgjithshme e patetike, por nëpërmjet rrëfimit të ngjarjeve dhe episodeve të veprimtarisë së saj që në fëmijëri; kur punonte si gazetare dhe drejtuese e redaksisë së fëmijëve në RTVSH në kohën e demokracisë dhe sidomos të veprimtarisë në SHBA, ku një kontribut të admirueshëm ka dhënë në zgjidhjen e problemeve të emigrantëve shqiptarë në Nju Jork që të integrohen sa më parë e sa më mirë në këtë vend të demokracisë dhe lirisë për të gjithë njerëzit e globit.

12

Do ta përfundoj këtë optikë kritike për librin “Yjet nuk janë të kuq” me një fragment nga tregimi i fundit “Pasardhësi” me të cilin mbyllet libri: ”Nipi i Preng Dod Gjinit, kish hyrë në strehën e Amerikës…pa dokumente. Kishte vetëm një video që dëshmonte se kush ishte. Me një vendosmëri të “çmendur” kërkonte integrim në SHBA… (Dhe fitoi. Edhe me ndihmën e Albanës. M.P.). Ishim dy pasardhës “opozitar”. Një ditë, patjetër nipi i Preng Dod Gjinit do ta mësonte gjuhën njerëzore të përbotshme në këtë vend të lirisë dhe do të hidhte pas vetes urrejtjen dhe paragjykimet e së kaluarës. Të dy kishim ardhur nga ana tjetër e globit, për t’u takuar në një pikë në rrethana fare të paimagjinueshme nga paraardhësit tanë. Ai ishte një emigrant dhe unë isha aty për ta ndihmuar. A do të kishin qenë në gjendje gjyshërit ta parashikonin këtë? M’u duk bota shumë e vogël dhe jeta një shaka e madhe!

Ç’qe, ajo luftë e mallkuar klasash që na kishte futur kaq keq në vorbullën e saj dhe na vërtiste si të donte kundër njeri-tjetrin…drejt humnerës!”?!.

* * *

FISHTA do të thoshte: “O Zot!..Pse s’gjuajte me rrufe!?!”

MEXHIT PRENCI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MËMANovelë nga KOÇO KOSTA (05.01.2015)
POEZI NGA ARTUR RIMBAUDI përktheu: FASLLI HALITI (05.01.2015)
POEZI NGA MIHAIL LERMONTOV, ALDO PALAZZESCHI, ALIDA AIRAGHIPërktheu: FASLLI HALITI (04.27.2015)
SHPALOSJE DHIMBJE E DASHURIE ….(Rabije Bytyqi:”Rrugë jete”,poezi,2014 SHB.”Era” Prishtinë)Nga TAHIR BEZHANI (04.25.2015)
POEZI NGA NIKOLAJ STEPANOVIÇ GUMILOV DHE ADRIANO ÇELENTANOPërktheu: FASLLI HALITI (04.25.2015)
NË PARIS NJË ÇMIM PËR LETËRSINË SHQIPENga ALEKO LIKAJ (04.25.2015)
ZEMËR E FJALËSEse për vepren e poetit Xhemajl RudiNga RRUSTEM GECI (04.25.2015)
DY POEZI NGA VLADIMIR MAJAKOVSKIPërktheu: FASLLI HALITI (04.23.2015)
DHOMA E POETITCikël poetik nga QAZIM SHEHU (04.23.2015)
DANE 'AVROPA'Tregim nga PËRPARIM HYSI (04.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2019  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 

 
VOAL
[Shko lart]