VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJERIU METALIKEsé nga QERIM SKËNDERAJ

                                                                                      

E Premte, 08.17.2018, 01:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NJERIU METALIK
Esé nga QERIM SKËNDERAJ

E Martë, 05.12.2015, 05:28pm (GMT+1)


Ka dy mundësi për ekzistencën e tij mes nesh. Ose ka mbrritur gjenetikisht nga lashtësia, ose e ka krijuar vetë bashkësia njerëzore në rrugë e sipër. Megjithatë, sido që të ketë ndodhur, ai tashmë është prezent. E has përballë, anash, prapa, gjithëandej. Fizionominë e ka normale, si të gjithë njerzit e rruzullit toksorë. Ha, pi, fletë, vështron, lëviz, frymon, si çdo qënie njerzore. Lëkurën, mishin, flokët, gjymtyrët, i ka si ne. Mund të jetë mashkull, femër, i ri, i vjetër, moshë e mesme. Pra, normal vetëm në dukje, sepse të gjitha reagimet ndaj ngacmimeve të jashme, janë “metalike”. Për këtë arsye e të tjera që do të shpjegoj më poshtë, e kam emërtuar “njeriu metalik”. Gjithmonë, sipas meje, ky është emërtimi më i përshtatshëm në gjuhën tonë, sepse në italisht, më përshtat do t'i shkonte fjala e strapëdorur, “duro”.

Vetia qëndrore që e përshkon nga flokët te thembrat, është ftohtësia. I ftohtë akull në vështrim, gjykim, reflektim. Njësoj si metali. Domethënë si metali që nuk rrihet, që nuk gdhëndet, që nuk përthyhet, që nuk limohet. Nuk përcjellë asnjë tingull kur ha goditje nga jashtë. Vibrim, jo se jo! Ky lloj njeriu, nuk reagon fare ndaj atyre që quhen ndjenja njerëzore. Buzëqeshjes së përzemërt, i përgjigjet me një çvendosje të vogël të buzës në njërin cep, si të hapte pakëz kapakun metalik të një gavete ushtari, gërvishtur e vjetëruar në marrshime. Komplimentin e pret si diçka që është pronë e tij dhe nuk është nevoja t'ia adresosh. Vrejtjet dhe kritikat nuk i afron t'i “përkëdhelin” as lëkurën, e jo më t'i ngjiten në trup. Vetquhet i pagabueshëm, i pakritikueshëm, i paprekshëm, në gjthçka që bënë, apo nuk bënë. Punën dhe veprimet e tij i konsideron perfekte, të tjetrit të gabuara. Njeriun përballë e konsideron si metal ndaj dhe reagimet, të gjitha, pa përjashtim, i ka metalike. Po t'i bësh radiografinë, nuk është vështirë të zbulosh se të gjitha organet i funksionojnë si mekanizmat mekanik të çdo motorri ndëtuar prej metali. Natyrisht, kështu u funksionojnë të gjithëve, por radiologu do të ndalej më shumë te zemra e tij. Ajo është një mekanizëm i përsosur që i ushqen trupin me gjakë të ftohtë. I mungon lubrifikanti i ngrohtë shpirtëror, ai që bënë dallimin e njeriut të vërtetë prej atij artificial. Gëzon, dëfren, trishtohet, qanë, me kursim të madh dhe shtysa, nuk është asnjëherë e brëndshme, shpirtërore, por krejtësisht fallco, e shtirur, mashtruese.

Truri i këtij lloj njeriu, nuk funksionon si aparat i ndërgjegjes për të kontrolluar veprimet e mosveprimet që duhen kryer në rrethana e situata të caktuara. Jo. Është thjeshtë një aparat me kurdisje, kurdisuar nga vetë ai, për të dhënë zgjidhje standarte, të parafabrikuara, shabllone. Problemi i tij nuk janë të tjerët. Me ata i ka vënë kufijtë, i ka ndarë pjesët, e ka ndarë edhe mendjen si duhet të sillet e si duhet t'i trajtojë. Problemi më i madh i tij është vetëvetja. Duke qënë se rrethohet nga persona “ndryshe”, të cilët mund të jenë miq, shokë, të afërm, por edhe familjarët e tij, ndihet gjithmonë në siklet, i inatosur, i nervozuar, asnjëherë i qetë. E gjithë kjo për një arsye të vetme: nuk i ndyshon dot as ata, as veten. Kjo e bënë të ndihet keq, e mos më keq. Gjithmonë merret me diçka. Nuk ka rendësi në ja vlen apo jo, mjafton të lëvizë trupin e gjymtyrët sa “për t'u gjendur në punë”. Kjo ia heq pak stresin dhe njëkohësishtë e streson më shumë.
Ky “njeri”, ndihet keq, si kur gjëndet vetëm, ashtu edhe me të tjerë. Kur është vetëm i trembet braktisjes, kur është me të tjerë, inferioritetit. Të dyja i ndjenë në lëkurë, paçka se bënë kinse s'ka të bëjë fare me to. Paraqitja “indiferente” është fallco, mashtruese, e pamotivuar. Në fakt zjenë përbrenda nga xhelozia e smira. Trillon e shtëmbëron lloj – lloj faktesh për të ulur, injoruar e denigruar punën e vlerat e të tjerëve. Nuk e njeh sensin pozitiv për askënd. Të mirën e pranon vetëm kur bëhet për të. Të tjerëve u ofron ligësi, hipokrizi, paudhësi.

Ky pra, është njeriu metalik, i bërë pa ndjenjë e pa shpirt. Gjendja dhe përbërja e tij mund të ndryshojë vetëm duke e “shkrirë” e përzier me tjetër lëndë, por kjo është e papranueshme dhe e pa - aplikueshme për çdo qënie të gjallë. Në këtë mënyrë, ai mbetet i pandryshueshëm, i pagdhendur, i paformësuar. Shkurt, i pandreqshëm deri në vdekje. Ç' mëkat!...

Pistoia, më 12/05/2015

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
B O R Ë B A R D H A- poezi nga libri "Trojet e mia"Nga RRUSTEM GECI (05.09.2015)
POEZI LIRIKENga PËRPARIM HYSI (05.09.2015)
ZOGU I PLAGOSUR dhe RRALLIMISkica nga FASLLI HALITI (05.09.2015)
DISA KOMENTE PËR POEZITË E ANTOLOGJISË ME POEZI TË ZGJEDHURA TË POETIT FASLLI HALITI PËRKTHYER NGA POETI I SHQUAR GËZIM HAJDARI (05.07.2015)
RRUGËT E REJACikël poetik nga SOKOL DEMAKU (05.06.2015)
PESHA E BOTËSPoezi nga ALLEN GINSBERGPërktheu: FASLLI HALITI (05.04.2015)
ZOGU I BRAKTISUR(Tregim i jetuar)Nga QERIM SKËNDERAJ (05.04.2015)
NJË KALË I GJELBËRNga ADEM ZAPLLUZHAPoezi prej librit 'Sytë e gurtë të erës' (05.03.2015)
FERRI I TË GJALLËVE (mbresanga libri “Ferri i të gjallëve i Shefqet Gjanës) (05.03.2015)
'YJET NUK JANË TË KUQ' - NJË RRËFIM TRONDITËS PËR SAGËN E MËLYSHAJVEOptikë kritike për romanin 'Yjet nuk janë të kuq' të Albana Melyshi LifschinNga MEXHIT PRENCI (05.03.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2018  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]