VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DUKE U DRIDHUR, DUKE NGRIRË AKULL, NË TREMBJE TË FRIKSHME, AH! AJO SHKOI E VAJTI Poezi nga WILLIAM BLLAKE (Uilliam Blleik, 1757-1827) E Enjte, 01.06.2011, 05:14pm (GMT1)     SHTRIHEM   Shtrihem sipër një stomi Ku e përgjumur Dashuria prehej; Midis kallamishtes së lagësht dëgjova Dënesje, dënesje.   Atëherë shkoj drejt një rrëpire E drejt vetmisë së trishtuar, Drejt ferrave dhe gjembave të shkretëtirës; E ato më tregojnë Si kishin qenë mashtruar, Përzënë dhe detyruar në vetëpastrim shpirtëror.
  Mos kërko më ta shfaqësh dashurinë tënde, Dashuri që nuk mund të shpallet kurrë; Flladi i njerëzishëm lëviz Në heshtje, i padukshëm.   E shpalla dashurinë time, e shpalla dashurinë time, Zemra ime e shfaqi; Duke u dridhur, duke ngrirë akull, në trembje të frikshme, Ah! Ajo shkoi e vajti.   Sapo dashuria më la, Një shtegtar kaloi andej; Në heshtje, i padukshëm: I mjaftoi një ofshamje, e rrëmbeu. MOS E SHPREH DASHURINË ã€€ Mos e shpreh dashurinë, Ajo e vërteta e pathënë gjithmonë mbetet; Është një shpirt që endet I heshtur, i mistershëm.   E deklarova dashurinë time të madhe Ia hapa zemrën asaj tejetej; Me një frikë tmerruese, e akullt, Ah, duke fërgëlluar shkoi, u tret.   Sapo nga unë u largua Një kalimtar e hetoi, I heshtur, i mistershëm: Psherëtiu dhe e pushtoi.   ËSHTË NJË BUZËQESHJE DASHURIE   Është një buzëqeshje dashurie E një buzëqeshje mashtrimi. Dhe është një tjetër buzëqeshje Ku të dyja buzëqeshjet mpleksen.   Është një shikim urrejtjeje E një shikim përbuzjeje. Dhe është një shikim i përbërë nga këto shikime Të cilin më kot Ta harrosh ti përpiqesh.   Sepse në fund të thellësisë së zemrës depërton E thellohet në thellësi të ashtit E asnjë buzëqeshje që ishte ndonjëherë buzëqeshje Por vetëm ajo e njëjta buzëqeshje Nga djepi deri tek varri Mund të buzëqeshet vetëm një herë Dhe kur është buzëqeshje Çdo mjerim fund merr.     PSE KUPIDI ISHTE NJË DJALË ã€€ Pse Kupidi na ish një djalë E pse një djalë ishte vallë?   Për gjithsa në jetë unë kam parë Ai duhej të ishte patjetër Vajzë;   Sepse ai do të gjuante me hark E Vajza do ta gjuante me syrin e saj;   dhe që të dy janë gazmorë plot harè e qeshin atëherë kur qajmë ne.   Ta bësh Kupidin një djalë Do të thotë që Vajza Kupidin e tallë;   Sepse një djalë nuk mund ta kuptoj gjënë Gjersa burrë ai të jetë bërë;   E kur të bëhet burrë do të ketë Aq shumë plagë shkaktuar me shigjetë   Sa atij të shkretit e gjithë jeta Do t 'i shkojë duke mbyllur plagët shkaktuar nga shigjetat.  Ka qenë gabimi i grekërve të lashtë Që e shndërruan Dashurinë në një djalë   Dhe Gruan e shndërruan në Shtatore Guri Dhe çdo Gëzim që atëherë u zhduk dhe humbi. I shqipëroi Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |