VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AJO KALON DRITËPLOTË, SI NATA ME AJËR TË KULLUAR NËN QIEJ TË YJESUAR Poezi nga GEORGE GORDON BYRON (Xhorxh Gordon Bajron, 1788-1824) E Shtunë, 01.29.2011, 03:26pm (GMT1)  
  TË PASHË TEK QAJE   I me vesë spërkatur. Të pashë tek qeshje: flakëritja e safirit në praninë tënde nuk vezullonte më; Nuk mund t'i njëjtësoja rrezet që buisnin Plot jetë atë shikimin tënd. II Marrin një ngjyrë të thellë e të nxehtë Të cilën me pahir hija e mbrëmjes së afërt Mund ta përzërë nga qielli shpejt, Ato buzëqeshje çojnë thellë në shpirtin Më të trishtë gëzim të mirëfilltë; Dielli i tyre lë pas një flakë Që mbi zemër shëndrit.   KUR NE U NDAMË ã€€ Kur ne u ndamë Në lotë e në dënesje pa zë, Pëlcitur zemra përmes Për të mos u parë për vite e vite më, Faqet e tua u bënë të ftohta e të zbehta Dhe më e ftohtë puthja jote ishte; Ai çast vërtetë qe parandjenjë E kësaj dhimbjeje. Krejt e akullt ra mbi ballin tim: E ndjeva atë si paralajmërim Të kësaj që po ndjej tani.  Janë harruar përbetimet e tua Ke etje për ndryshime, moj, Kur emrin tënd ma thonë Më vjen turp ta dëgjoj. Emri yt në veshët e mi Tani tingëllon i vdekur; Të tjerët nuk e dinë sa mirë të njoh, Që fjalët për ta thënë nuk arrijnë. Në heshtje ndjej se zemra jote mund të më ketë harruar, Me dhimbje ndjej se shpirti yt Mund të më ketë tradhtuar. Nëse do të të shikoj Pas vitesh të tëra prapë, Si të të përshëndes? Me heshtje a me lotë, vallë.   AJO KALON DRITËPLOTË ã€€ I Ajo kalon dritëplotë, si nata Me ajër të kulluar e qiej të yjesuar; Pikëtakohet në shikimin e saj e sytë e saj Kështu të ëmbëlsuar në atë dritë të kulluar Që në madhështinë e ditës mohon qiellin. II Cënuar sadopak nurin pa emër Që valëzon mbi gërshetin e saj zi si korb Apo ëmbëlsisht i bën dritë në fytyrë, Ku mendime të kthjellëta dhe të ëmbël Pastër shpalosen dhe mrekullisht banojnë. III kaq të ëmbël, kaq të qetë por kuptimplota, Ngjyrat e ndezura, buzëqeshjet e paskajshme, Flasin për ditët e jetuara mirësisht, të një shpirti që këtu me të gjithë është në paqe, të një zemre që dashuron pafajsisht!   STROFA PËR MUZIKËN   Nuk ka bijë të Bukurisë Me një joshje kështu si tënden; Si muzika sipër ujërave Zëri yt është për mua i ëmbël: Kur, sikur të kishte rënë fashë Oqeani nga ai tingull rri magjepsur, shkëndijojnë të qeta valët, Duket se ëndërrojnë erërat heshtur: Dhe hëna e mesnatës Lëshon një fjollë drite mbi det Që ndagalë lëviz kraharorin e tij Si një djalosh në gjumë të qetë: Kështu shpirti të përulet Të të dëgjojë e adhurojë përherë Si një emocion i thellë dhe i ëmbël Si një valë oqeani në verë.   KËSHTU NE NUK DO TË KALOJMË MË ã€€ I Duke u endur nëpër natë, edhe pse zemra Si gjithmonë ende dashuron e si gjithmonë Na ndrit hëna. II Dhe nga shpirti kraharori vjetërohet Do të duhej që të merrte pushim zemra për të rijetuar E dashuria për t 'u çlodhur.III Nën dritë të hënës.   NËSE AJO BOTË E LARTË ã€€ I Nëse zemra e dashuruar është plot me qetësi E syri është i njëjtë, por s 'ka më lotë,Sa mirëpritëse ato sfera virgjërore në lartësi! Sa bukur të vdesësh edhe në këtë orë! Nga toka të ngresh sytë lartë e të shikosh si çdo drojtje Tek humb në dritën tënde, Përjetësi! II Dridhemi mbi bregun, e në përpjekjen Për të lundurar në vorbullën kapemi Prapë në ankorën e dobët të Ekzistencës. Oh të besosh se çdo zemër në atë të ardhme Mbetet zemër e dashuruar, bashkë të pimë ujëra pavdekësie, gjithnjë të bashkuar Përtej vdekjes, shpirt në shpirt!   I shqipëroi Elida BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |