VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
JE GRUAJA QË KALON SI NJË GJETHE. DHE LË NË PEMËT NJË FLAKË VJESHTE Poezi nga GIUSEPPE UNGARETTI (Xhuzepe Ungareti, 1888-1970) E Hënë, 02.07.2011, 03:23pm (GMT1)    
KËNGA E PESTË ã€€ Ke mbyllur sytë. Lind një natë Plot me vrima të rreme, plot me tinguj të vdekur si të jetë plot me shtupa të rrjetave të hedhura në ujë. Duart e tua bëhen si një fllad Prej largësive të pashkelëshme, të pakapshme si idetë. Dhe dykuptimësinë e hënës E luahtjet e saj, tejet të ëmbëla, po t'i duash vendosmi mbi sytë e mi, ato prekin shpirtin. Je gruaja që kalon si një gjethe. Dhe lë në pemët një flakë vjeshte.   KËNGË ã€€ Rishikoj gojën tënde të plogët (deti shkon në takim me netët) dhe mëzja e ijeve në agoni të bjerë në krahët e mi që këndonin, e të risjellë një gjumë në shumëngjyrësi dhe në vdekje të reja. Dhe vetmia mizore Që në vete secila zbulon, nëse do, tani varri i paskaj, prej teje më ndan përgjithmonë. E dashur, e largët si një pasqyrë...   PËR GJITHMONË ã€€ Dhe pak nga pak në majë Në krahët e ringjallur Rihapen duar ndihmëtare, në zgavrat ato rishfaqin sytë, rijapin drita, e, burim i paprekshmërisë së menjëhershme do të jesh, do të më dalë të më prijë sërish zëri yt, përgjithmonë unë ty të shoh.   12 SHTATOR 1966   Je dukur në derën e madhe Në një veshje të kuqe Për të më thënë se je zjarr Që mbaron dhe ndizesh prapë. Një gjëmb i trëndafilëve të tu kuq Më ka pickuar Që të thith në gishtin tim, Si të ishte në gishtin tënd, Gjakun tim. Përshkojmë rrugën Që e gërrith harlisjen E rrafshnaltës së pashkelur, por tashmë prej shumë kohësh e dija që duke vuajtur me besim të çmendur, mosha për të fituar nuk ikën kurrë. Ishte e hënë, për të shtrënguar bashkë duart e për të folur të lumtur nuk u gjet strehë tjetër veçse një kopsht i trishtë i qytetit të pështjelluar.   KUQ DHE KALTËR   Kam pritur që të fillonit të ecnit, Ngjyra të dashurisë, E tani shpaloseni një foshnjëri të qiellit. Ai më jep trëndafilen më të bukur Që kam ëndërruar.   YLLNESHA IME   Yllnesha ime, e vetmja, në mjerimin e natës, e vetme, për mua, vetëm për mua, bën dritë, në vetminë time bën dritë; por për mua, yllneshë që kurrë nuk mbaron së ndrituri, të është lejuar një kohë tepër e shkurtër, të ma dërgosh një dritë që dëshpërimin në mua nuk e bën më therës.   DRITA JOTE   Zhduket pak nga pak, e dashur, dielli Tani që befas kaplon nata e gjatë. Me ngadalësinë e njëjtë të një ploje Bën që larg të shikohet drita jote Për jo pak kohë ne të na ndash.   13 SHTATOR 1966   Duart me një drithërimë Të telefonit shtrëngonin fillin; pak më parë më kishte dhuruar zërin tënd që më thoshte lamtumirë. Një rreze e turbull jepte dritën Përgjatë fillit të shpirtit Të puthjes sime dhuruar Vetëm nga dëshira. Por nga pengu do të çlirohet Dashuria ime syrgjyne.  
VARIACIONE ME TEMËN E TRËNDAFILES   Vrull i dhimbshëm I përfytyrimit të dashur. Rizgjim mëngjesor Në realitetin prej ëndërre Të një zemre që po jep shpirt duke pritur. Rilindja e ëmbël Mes krahëve të dashurisë. Por ajo dorë që rindez një zemër Shuan tani ëndërrën Duke ndezur lamtumirën. Dorë e njomur me pika gjaku. Gjak që është vetëm nga gjëmbi i trëndafiles, trëndafilja pickuar nga gjëmbi i vet nëse qan nga dashuria.   ATJE KU DRITA   Si lauresha valvitëse Në erën e butë mbi livadhet e blertë, Krahët i ke të lehtë, eja. Do të endemi andejkëndej, Nëpër det e nëpër qiell, Nëpër gjakun tim të shpejtë të luftës, Nëpër hapat e kujtimeve të hijes Brenda druajtjes së mëngjeseve të reja.   Atje ku gjethi nuk e lëviz më dritën, Në ëndërra e brenga arratisur në tjerë lumenj, Atje ku prehet mbrëmja, Eja të të dërgoj Në kodrinat e arta.   Ora e ngurosur, pa peshën e moshës, Në breroren e saj të humbur Do të jetë shtrati ynë   DITË PËR DITË ã€€ 4 Kurrë, nuk do ta dini kurrë sa më përndrit Hija që më ngjitet pranë, e druajtur, Kur nuk shpresoj më...   7 Në qiell e kërkoj fytyrën tënde të lumtur, Dhe sytë e mi asgjë tjetër nuk do të shikojnë Kur edhe ata do të duhet t'i mbyllë Zoti...   8 E të dua, të dua dhe kjo është dhimbje e pafund   9 Toka e egërsuar, deti i përbindshëm Më ndan nga vendi i varrit Ku tani shpërbëhet Trupi i martirizuar... Punë e madhe... E dëgjoj gjithnjë më kumbueshëm Atë zë të shpirtit Që nuk dita ta mbroj andejkëndej... Më ndrydh, gjithnjë e më festiv e miqësor Nga minuta në minutë, Në thjeshtësinë e saj sekrete...   13 Jo më pak marrëzi më frymëzon vjeshta, As pranvera nuk është aq bujare; Prandaj zbrit vjeshtë, Me lavditë e tua të marra: Për një dëshirë lakuriqësie, dimri Sjell stinën më të butë!...  
I shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |