VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DO TË JEM ME TY DERISA YJET TË MOS NDRIÇOJNË MË Këngë të zgjedhura për DITËN E SHËN VALENTINIT E Hënë, 02.14.2011, 08:35am (GMT1) BRYAN ADAMS: A KE DASHURUAR NDONJËHERË NJË GRUA (Have You Ever Really Loved a Woman) Ta kuptosh atë - ta njohësh botën e saj Të dëgjosh çdo mendim të saj - të shikosh çdo ëndërr të saj T 'i japësh asaj krahë - kur ajo dëshiron të fluturojëAtëherë ti do ta gjesh veten të pushtuar nga krahët e saj Kështu do kuptosh se vërtetë e do një grua. Kur e do atë Ti i tregon asaj se vërtetë ajo është e dëshiruar Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do Sepse ajo ka nevojë të dijë se dashuria është e përjetëshme Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua? Ta dashurosh vërtetë një grua Lere atë të prehet në ty - ti e di sa e domosdoshme është për të Kështu ajo frymon në ty - përgjërohet në ty Gjersa atë e ndjen tek lëviz në gjakun tënd Atëherë do t 'i shikosh fëmijët e tu të palindur në sytë e sajKështu do të kuptosh se vërtetë e dashuron një grua Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vërtetë e do Kur ti dashuron një grua tregoi asaj se vetëm atë e do   Sepse ajo ka nevojë të dijë se ju gjithmonë do të jeni bashkë Prandaj më thuaj mua a ke dashur vërtetë ndonjë herë një grua? Jepi asaj besim - jepi asaj Mirësi dhe butësi - sillu denjësisht Ajo do të jetë tërësisht jotja, do të kujdeset për ty Dhe do ta kuptosh se vërtetë ti do një grua...   BRYAN ADAMS: ÇDO GJË QË BËJ E BËJ PËR TY(Every Thing I Do I Do For You)   Duke parë në sytë e mi - ti do të shohësh Ç 'do të thotë kjo për muaKërko në zemrën tënde - kërko në shpirtin tënd Dhe kur të më gjesh mua nuk do të kërkosh më Mos më thuaj mua se kjo nuk ia vlen Mos më thuaj se nuk ia vlen të flijohesh për të Ti e di është e vërtetë Çdo gjë që e bëj, e bëj për ty Shiko në zemrën time - do të kuptosh Nuk kam asgjë të fshehtë atje Më shiko kështu siç jam - jetën time Të tërën ta kushtoj - do të sakrifikoja Mos më thuaj se nuk ia vlen Për mua nuk ka asgjë më të shtrenjtë Ti e di se është e vërtetë Çdo gjë që e bëj - e bëj për ty Nuk ka jo dashuri - si dashuria jote Asnjë tjetër sa ajo nuk buron dashuri Nëse nuk je ti - askush tjetër nuk është në botë Gjithë kohën - gjithë jetën Oh ti s'mund të më thuash se nuk ia vlenMos më thuaj është e kotë Asgjë më shumë nuk ia vlen të luftosh Sa të luftosh për ty - të gënjej për ty Të shkoj në telin e akrobatit për ty, të vdes për ty Ti e di se është e vërtetë Gjithçka që e bëj - e bëj për ty   LIONEL RICHIE: HELLO Unë isha vetëm me ty në mendjen time Dhe në ëndërrat e mia, unë kam puthur buzët e tua mijëra herë Unë nganjëherë të shikoj ty tek kalon para derës sime Hello, kështu duket se ti po më kërkon mua?   Unë mund ta shikoj këtë në sytë e tu, mund ta shikoj në buzëqeshjen tënde Ti je gjithçka që kam dashur ndonjëherë, dhe krahët e mi janë të hapur tejetej Sepse ti di mirë se çfarë të thuash dhe di mirë se çfarë të bësh Dhe unë dua të të tregoj sa shumë të dua.   Unë papushim shoh dritën e diellit në flokët e tu Dhe ta dëshmoj gjithnjë kujdesin tim dhe përkujdesjen Nganjëherë them se zemra ime do marrë flatra Hello, vetëm tani unë po të tregoj ty   Sepse hutohem se nuk di ku ndodhesh ti dhe çfarë po bën A ndjehesh ti vallë e vetmuar apo dikush po të dashuron? Më trego si ta fitoj zemrën tënde, sepse unë s 'di nga të fillojPor më lejo të nis duke të thënë se të dua.   Hello, vërtetë ti ke dalë të më kërkosh mua?   Sepse hutohem se nuk di ku ndodhesh ti dhe çfarë po bën A ndjehesh ti vallë e vetmuar apo dikush po të dashuron? Më trego si ta fitoj zemrën tënde, sepse unë s 'di nga të fillojPor më lejo të nis duke të thënë se të dua.   Të kam thënë së voni se të dua ty ? Të kam thënë se askush tjetër s 'është si ti ?Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj, Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti. Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij, E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi, Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë, Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti. Nëse ka në botë një dashuri të dlirë, Ajo është dashuria ime dhe dashuria jote, Janë krejt si diell. Dhe në çdo mbarim dite, Ne të jemi mirënjohës dhe lutës, Ndaj dashurisë, dashurisë. Të kam thënë se askush tjetër s 'është si ti?Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj, Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti. Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij, E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi, Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë, Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti. Nëse ka në botë një dashuri të dlirë, Ajo është dashuria ime dhe dashuria jote, Janë krejt si diell. Të kam thënë se askush tjetër s 'është si ti?Mbushe zemrën time me gëzim, hiqma trishtimin prej saj, Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti. Sepse dielli i mëngjesit në kulmin e lavdisë së tij, E takon ditën me shpresa dhe me kënaqësi, Ti e mbush jetën time me buzëqeshje, disi e bëni atë më të mirë, Qetësoi shqetësimet e mia, këtë bëj ti.   BONJOVI: GJITHMONË (ALWAYS)   Ky Romeo po gjakon Po ti s 'mund ta shikosh gjakun e tijSepse ai është vetëm prej ndjenjash Të një qeni të rrahur të braktisur Shiu vazhdon papushim qëkur ike Tani unë po fundosem në vorbulla Ti e di që unë gjithmonë kam qenë luftëtar Por pa ty unë dorëzohem pa kushte Tani unë nuk mund të këndoj këngë dashurie Sikur ato të mos ekzistojnë fare Unë më nuk ndjehem sikur jam në këtë jetë Por unë kështu jam, e dashur Po, unë do të të dua ty, e dashur - Gjithmonë Dhe do të jem pranë teje ditë e natë - Gjithmonë Do të jem me ty derisa yjet të mos ndriçojnë më Derisa qiejt të digjen shkrumb e flakë Derisa fjalët të mos rimojnë më Dhe kur të vdes, e di, ti do të jesh në mendjen time Dhe unë do të të dua ty - Gjithmonë Tani fotografitë që t 'i m'i pate dhënëJanë kujtime të një jete krejt tjetër Që dikur na bënte të qeshnim, që dikur na bënte që qanim Një jete që të bëri ty të thuash mirupafshim Çfarë nuk do të jepja që të shkoja gishtat e mi në flokët e tu Të prekja buzët e tua, të të afroja pranë Kur t 'i i lutesh ZotitPërpiqu të më kuptosh Unë kam bërë gabime, unë jam njeri Kur qëndroj ngjitur teje, kur qëndroj larg teje Kur them fjalë për të cilat ti je e etur Unë do të doja të isha përsëri, sepse fjalët janë të miat Të t 'i them ato deri në fund të jetësPo, unë do të të dua ty, e dashur - Gjithmonë Dhe do të jem me ty përgjithnjë - Gjithmonë Dhe nëse më thua të qaj për ty Unë qaj Nëse më thua të vdes për ty Unë vdes Më shiko drejt e në sy Nuk ka çmim që nuk do të paguaja Të t 'i them ty këto fjalëPor ja që nuk pata fat Në këtë rrëpirë të thikët Por nëse ti e dashur më vë prapë në provë Ne mund t 'iu rikthehemi ëndërrave tona të vjetraDhe jetëve tona të vjetra Ne mund të gjejmë vend atje ku ende dielli ndrit   EXTREME: MË TEPËR SE FJALË (MORE THAN WORDS) Duke thënë të dua Nuk janë këto fjalët që pres të m 'i thuashNuk janë këto fjalët që nuk dua të m 'i thuashPor nëse ti di vetëm ato fjalë Sa e lehtë do të jetë të më bësh të kuptoj çfarë ndjen ti Më tepër se fjalët ti ke plot mundësi ta bësh reale Sesa të më thuash thjeshtë se ti më do mua Sepse tashmë unë e di Çfarë do të bëje nëse zemra ime ndahet dysh Më tepër se fjalët i tregojnë ndjenjat tua Se dashuria jote për mua është reale Çfarë do të thoje nëse unë nuk i pranoja ato fjalë Atëherë ti nuk do të ndryshoje dot gjë Vetëm duke më thënë se më do Më tepër se fjalët Unë tani dua të të bëj ty të më kuptosh E vetmja gjë që të bësh është të mbyllësh sytë Dhe t 'i zgjatësh duart e të më afrosh muaMë mbaj pranë dhe mos më largo kurrë Më tepër se fjalët ajo që unë kam dashur të tregoj Është se ti nuk ka nevojë të më thuash se më do Sepse unë tashmë këtë e di Çfarë do të bëje nëse zmera ime ndahet dysh Më tepër se fjalët dua të ndjesh Se dashuria jote për mua është reale Çfarë do të thoje nëse unë nuk i pranoja ato fjalë Atëherë ti nuk do t 'i ndryshoje dot gjëratVetëm duke thënë se më do Më tepër se fjalët   DAN HILL: NGANJËHERË KUR NJËRI TJETRIN PREKIM (SOMETIMES WHEN WE TOUCH)   Ti më pyet nëse të dua Dhe unë nuk të jap përgjigje Unë të lëndoj ty dlirësisht Më mirë se të të gënjej Dhe kush jam unë të gjykoj Për ato që ti më thua? Unë sapo kam filluar të kuptoj se je reale   Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim Dlirësia është kaq e pakufi Dhe unë dua t 'i mbyll sytë e të fshihemUnë dua të të kem pranë deri sa të vdes Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë   Romanca dhe strategjia e saj Më bën të luftoj me krenarinë time Por përmes pasigurisë Nganjëherë pafajësia triumfon Unë nuk jam ndonjë shkrimtar I zënë në grackë nga e vërteta ime Një luftëtar ngurues drejt trofesë Ende i zënë në kurth brenda rinisë sime   Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim Dlirësia është kaq e pakufi Dhe unë dua t 'i mbyll sytë e të fshihemUnë dua të të kem pranë deri sa të vdes Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë   Nganjëherë dua të përulem Të bie tek gjunjtë e tu Nganjëherë dua të të marr Të të mbaj në krah pafundësisht   Nganjëherë të kuptoj ty Dhe e mendoj sa shumë je përpjekur E kam parë se dashuria të robëron Dhe kam parë se dashurinë e shpërfill   Nganjëherë më duket jemi vetmitarë Ende në kërkim të një miku në botë Të një vëllai a të një motre Por pastaj pasioni prapë shteron   Dhe nganjëherë kur njëri tjetrin prekim Dlirësia është kaq e pakufi Dhe unë dua t 'i mbyll sytë e të fshihemUnë dua të të kem pranë deri sa të vdes Derisa ne të mbytemi në lotë e në dënesje Unë dua të të kem pranë sa të kem forcë   BACKSTREET BOYS: MOS LUAJ MË ME ZEMRËN TIME (QUIT PLAYING GAMES WITH MY HEART)   Me zemrën time unë shikoj Ti nuk je e vërtetë ndaj meje Thellë në shpirtin tim unë ndjej Asgjë e tillë nuk po ndodh Nganjëherë do të doja Kohën ta riktheja prapë Sado e pamundur duket Por kështu dua vajzë e keqe Mos luaj më me zemrën time Mos luaj më me zemrën time Mos luaj më me zemrën time Gjersa ti të na rrënosh Unë duhej të dija gjithçka Përpara se të ma rrëmbeje zemrën Unë jetoja jetën time Të të rikthej ty tek unë Do të bëja gjithçka duhej bërë Kështu që ti nuk e di Nganjëherë unë do të doja Ta riktheja atë kohë prapë Sado e pamundur duket Por kështu dua vajzë e keqe Më mirë mos luaj më me zemrën time Mos luaj më me zemrën time Gjersa ti të na rrënosh Unë duhej të dija gjithçka Përpara se të ma rrëmbeje zemrën Unë jetoja jetën time Mos luaj më E dashur, dashuria jonë ishte aq e fortë Mos më lërë mua pezull gjithnjë Oh e dashur, kjo nuk është gënjeshtër, jepi fund Sonte mos më E dashur mos luaj më Nganjëherë unë do të doja Ta riktheja atë kohë prapë Sado e pamundur duket Por kështu dua djalë i keq Mos luaj më me zemrën time Mos luaj më E dashur, dashuria jonë ishte aq e fortë Mos më lërë mua pezull gjithnjë Oh e dashur, kjo nuk është gënjeshtër, jepi fund Sonte mos më I shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |