VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VETËM TË VDEKURIT NUK VDESIN

Poezi nga RACHEL BLUWSTEIN (1890 - 1931)


E Premte, 03.04.2011, 05:20pm (GMT1)

Jeta e poetes Rachel ka marrë përpjesëtime mitike për publikun e Izraelit.

 

Rachel (Bluwstein) lindi në Rusinë veriore më 1890, dhe vdiq në Tel Aviv më 1931 nga tuberkulozi, të cilin e mori gjatë kohës kur punonte në shkollat e fëmijëve refugjatë gjatë Luftës të Parë Botërore. Gjithë vepra e saj poetike është botuar me emrin e saj të parë, herë i shkruar "˜Rachel', herë "˜Ra'hel' (përshembull nga përkthyesi i saj amerikan Robert Friend); këto vështirësi lidhen me vështirësitë e përkthimit të bashkëtingëlloreve "˜xet' në hebraisht, përshkak se kjo bashkëtingëllore nuk ekziston në gjuhët europaine, veç në gjuhën që flitet në Maltë, maltishten.

 

Rachel emigroi në Palestinë më 1909, gjatë periudhës së pushtimit Otoman dhe për katër vjet jetoi në një shkollë bujqësore për vajzat në brigjet pranë Kinneret. Më 1913 ajo udhëtoi në Francë për të studiuar agronomi, ndërsa vitet e luftës i kaloi në Rusi.

 

Poetesha kthehet në Palestinë më 1919, në Kibbutz Degania, por shpejt ikën, sepse sëmundja që kishte nuk e lejonte të rrinte pranë fëmijëve. Ajo i kaloi vitet e fundit të jetës në vetmi të plotë në një dhomë në Tel Aviv dhe është varrosur në Kinneret, ashtu si e kishte parashikuar në poezinë e saj "Nëse fati vendos": "Nëse fati vendos / Të jetoj larg hapësirave tuaja - / Unë do të vij, Kinneret, / Të shtrihem në vendin tënd të paqtë!"  Në dimër admiruesit e Rachel vizitojnë varrin e saj në Kinneret, në varrezat e Kvutzat Kinneret pranë Liqenit. Aty pranë gurit të varrit është një kutizë e vogël e mbuluar me kapak guri brënda të cilës ndodhet një libër i Rachel me poezitë e saj, dhe ata të ndalin pranë varrit të saj nuk ikin kurrë pa ia lexuar poezitë. Aty pranë saj prehet në paqe edhe këngëtarja, kompozitorja dhe poetesha Naomi Shemer, e cila njihet me emrin "Zonja e Parë e Këngëve Izrealite".

Poezitë e Rachel më së shumti janë botuar gjatë viteve të fundit të jetës, gjuha e saj është e thjeshtë dhe e qartë, përshkrimet e saj janë të thjeshta dhe emocionale, poezitë e dashurisë e vënë theksin tek dhimbja, vetmia dhe malli, ndërsa pjesa tjetër e veprës të saj lidhet me natyrën, figurat biblike, fatin e njeriut dhe rebusin e vdekjes.

I VDEKURI IM

 

                         "Vetëm të vdekurit nuk vdesin"

 

 

Vetëm ata majtas meje, besnikë ende janë

thikat e vdekjes majëprehta të tyre nuk mund më të vrasin.

Në kthesën e rrugës, në fundin e ditës

ata në heshtje më rrethojnë, ndërsa të heshtur rrugës time shkojnë.

Një pakt i vërtetë ky yni është, koha e lidhur nuk mund të ndahet më.

Ajo që kam humbur, është ajo të cilën me vete e kam gjithnjë.

 

 

KOPSHTI YNË

 

për Chana Meisel

 

Pranverë qe dhe herët në mëngjez -

a të kujtohet ajo pranverë, ajo ditë? -

kopshti ynë në këmbët e Malit Karmel,

duke u përballur me blunë e gjirit?

 

Ti je duke qëndruar nën një ulli,

dhe unë, si një zog mbi një degëz,

e ulur në majën e pemës të argjendtë.

Ne jemi duke i prerë degët e zeza tutje.

Nga poshtë, ti pe gumëzhitjen ritmike

që më arrin tek pema ime,

dhe unë hedh tek ti si shi nga lart

fragmente të poezisë.

 

A e kujton atë mëngjes, atë gëzim?

Ata ishin - dhe u zhdukën,

si pranverë e shkurtër e vendit tonë,

pranverë e shkurtër e viteve tona.

 

 

VENDIT TIM

 

Unë nuk të kam kënduar ty, vendi im,

nuk i solla lavdi emrit tënd

me veprat e mëdha të një heroi

apo me trofetë e ndonjë beteje.

Por në brigjet e Jordanit

duart e mia kanë mbjellë një pemë,

dhe këmbët e mia kanë hapur një rrugëz

midis fushave të tua.

Modeste janë dhuratat e mia për ty.

Unë e di këtë, mëmë.

Modeste, unë e di, ato që të solli

vajza jote:

Vetëm një shfrim kënge

në një ditë kur drita ndizet,

vetëm një lot të heshtur

për varfërinë tënde.

 

 

PEMË DARDHE

 

Fshehtësi e pranverës

zgjohet njeriu dhe përmes dritares sheh

lulëzimin e një druri dardhe,

dhe në çast mali që ishte duke peshuar në zemrën e tij

shkrin dhe zhduket.

O ju do ta kuptoni! A ka ndonjë njeri në pikëllim

i cili mund të mbajë me kokëfortësi

një lule të vetme të tharë

nga stuhia e vjeshtës të vitit që shkoi,

kur pranvera ngushëlluese me një buzëqeshje

paraqet atë me një kurorë gjigande lulesh

mu në dritaren e tij?

 

 

 

 

"TAKIM, TAKIM I VËSHTIRË"

 

Takim, një takim i vështirë mjafton:

një shikim i shpejtë, fragmente fjalësh të errura,

dhe përsëri valë lumturie e dhimbje

përfshij gjithçka dhe tërbim.

Digën e harresës e ndërtova në mbrojtjen time

është sikur kurrë të kish qënë.

Unë bie në gjunjë në breg të detit të zhurmshëm

dhe pi ngopjen time.

 

Shqipëroi: Elida Buçpapaj

 

 


Shqipëroi: Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.