VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BUZËQESHJA JOTE ËSHTË UJË I KULLUAR NISUR PËR AVENTURË MIDIS GURALECËVE TË ZALLISHTES SË BARDHË

Poezi nga EUGENIO MONTALE (Euxhenio Montale, 1896-1981)


E Mërkurë, 03.09.2011, 09:27am (GMT1)

 

SJELL PRAPË NË MENDJE BUZËQESHJEN TËNDE

 

Mendoj buzëqeshjen tënde, dhe është për mua një ujë i kulluar

Nisur për aventurë midis guralecëve të zallishtesë së bardhë,

ndjek pasqyrën tënde ku një shelg shikon veten;

e mbi të gjitha përqafoj kthjelltësinë qiellore pa skaj.

 

Ky është kujtimi im; s'di ta them, e dashur,

Sepse nga fytyra jote shfaqet një shpirt i pafaj,

Apo vërtetë ti je nga ato endacake që të keqen e botës e fshijnë

Dhe vuajtjen e tyre me vete si hajmali e mbajnë.

 

Por mund të të them se portreti yt i menduar

Fsheh mendime të dalldisura brenda syprinës së qetë,

e pamja jote hyn tinëz në kujtesën time gri

e dlirë si maja e një palme të bleruar...

 

SHPRESA SE NDOSHTA DO TË SHIHEMI PËRSËRI

 

Shpresa se ndoshta do të shihemi përsëri

më braktiste;

dhe e pyesja veten nëse kjo që ma mbyll

çdo rrugë drejt teje, lojë përfytyrimesh,

ka shenjat e vdekjes apo

është jehonë e së shkuarës, tashmë rrënuar e dobësuar,

një farfuritje jotja:

(Në Modenë, midis portikëve,

një shërbëtor i pispillosur tërhiqte zvarrë

dy çakallë të lidhur në zinxhirë).

I shqipëroi: ELIDA BUçPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.