VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EPITAF I NIPIT PËR GJYSHIN E VET VETERAN VRARË SI ARMIK I PARTISË
NGA VEHBI SKËNDERI

E Mërkurë, 03.23.2011, 10:06am (GMT1)

 

O Babagjysh fisnik ! I drejtë dhe besnik sa s'ka.

Pse s'u tregove pak dinak e pak i mençëm?

Pse u besove këngëve dhe ëndërrave të mëdha

Dhe deshe që të jesh deri në varr i ndershëm?

 

O Babagjysh Bujar, trim si askush dhe horr!

Pse more shtatë plagë,sulm më sulm

dhe s're në sulm dëshmor ?

 

S'do thinjesha unë i ziu ! I shkuari në satër

Pa krande do ta kisha të shkretën biografi

Gjith'jetën përmbi krye do të më rrije çadër...

Dhe çdo 5 Maj do të ngjalleshe përsëri !

 

O babagjysh Hero, që ike si kusar:

E ku të gjenden kockat, pa emër e pa varr !

 

(Marrë nga libri "Bëjmë Sikur"1995)

VEHBI SKËNDERI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.