VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
JAM DASHURUAR ME FLATRAT E MIA TË ENGJËLLIT Poezi nga ALDA MERINI (1931-2009) E Hënë, 04.04.2011, 09:47pm (GMT1) TIM BIRI Të kam përftuar veç me mendimin bir dhe nuk ke zbritur kurrë në trupin tim si një vesë e mirë. Por je shndërruar në bletë punëtore, e ke pllenuar gjithë trupin tim dhe nga ana ime jam bërë biri yt, biri i mendimit tënd. Ndoshta, kur të vdes, do pjell gjithë ëmbëlsinë që ma ke vënë në shikimin e parë, sepse, bir, të kam vështruar gjatë, por nuk të kam njohur kurrë. Bir biri im i ëndërruar, bir vetëm të kam menduar nuk ke zbritur kurrë në trup si një vesë e mirë të kam vështruar gjatë, por nuk të kam njohur kurrë.       A MIO FIGLIO Ti ho generato col solo pensiero figlio perché figlio, ti ho guardato a lungo, ma non ti ho mai conosciuto. BARBARËS Jeta është tejet bajate dhe zhgënjyese... Kam një bijë të qetë me sy të kaltër dhe flokë të artë që më rri, zemra, ime, gjithmonë larg dhe ka duar çupërline e fytyrë të bukur plot ironi, por më do mua shumë ashtu si duhet vetëm një Zot; kjo çupërlinë e bukur që në herë të moçme është e Italisë mendon për mua nganjëherë dhe më buzëqesh i vetmi yll brenda stuhisë.   A Barbara Ho una placida figlia con gli occhi azzurri ed i capelli d'oro che mi sta, cuore mio, sempre lontana, e ha le mani fanciulle e il volto bello pieno di ironiae mi vuol tanto bene come soltanto se ne vuole a un Dio; questa fanciulla bella che nei liti remoti è dell'Italia a me pensa talvolta e mi sorride unica stella dentro la tempesta.   O BUZË, BUZË TË PAPULITURA E TË BARDHA O buzë, buzë të papulitura e të bardha në trajtën e bimës pendestare, buzë të papulitura brenda puthjes në protestën e dhimbshur të marrëzisë, o buzë pa kohë që keni dashur një burrë, buzë që nuk falin hidheni protestën jashtë një dritareje. O buzë të Virgjines hyjnore, që këndoni Engjëllin teksa afrohet, është gati sekreti i madh, vij e s'ka gjë që më ndal.
O labbra, labbra disunite e bianche O labbra, labbra disunite e bianche   DJE E KAM VUAJTUR DHIMBJEN Dje e kam vuajtur dhimbjen, nuk dija se kisha një faqe të përgjakur, buzët prej metali të ashpër, një mungesë të plotë horizontesh. Dhimbja është pa të nesërme, është një turi kali që bllokon thembrat e fuqishme, por dje kam rënë poshtë, buzët e mia janë mbyllur dhe tmerri ka hyrë në gjoksin tim si një fishkëllimë e thellë dhe burimet kanë pushuar së lulëzuari, uji i tyre i rëndë ishte veç një det dhimbjeje ku fundosesha duke fjetur, por edhe atëherë kisha frikë nga engjëjt e përjetshëm. Po nëse janë kaq të ëmbël dhe të përhershëm pse palëvizshmëria më ngjall tmerrin? Ieri ho sofferto il dolore
  ALBATROSI Unë isha një zog me bark të bardhë bujar, dikush më ka prerë fytin për të qeshur mbi mua, s'e di. Unë isha një albatros i madh dhe fluturoja mbi dete. Dikush e ka ndalur udhëtimin tim, pa asnjë lloj mëshire. Por edhe shtrirë për tokë unë këndoj për ty këngët e mia të dashurisë. L'albatros Io ero un uccello BUZË JORDANIT Orë të humbura kot në kopshtet e çmendinës, lart e poshtë nëpër hekura egërsuar nga lulet, humbur të gjithë në një ëndërr të realitetit që arratisej hedhur prapa shpinave tona nuk e di nga e cila kimerë. Dhe pas një takimi ndonjë i sëmurë qesh në festat e rreme. Kohë e humbur në mendime vorbulluese, të mbështetura përtej hekurave si dallëndyshe nudo. Atëherë i kemi dëgjuar predikimet, i kemi shumëzuar peshqit, atje poshtë buzë Jordanit, por Krishit nuk ishte: nga bota na kishte çrrënjosur si barishte të shëmtuar. Vicino al Giordano Ore perdute invano JAM DASHURUAR Jam dashuruar me flatrat e mia të engjëllit, me hojzat e mia që thithin natën, jam dashuruar me veten dhe trallitë e mia. Një branë që gërryen brenda gjerave, apo ndoshta vashë e rritur kam humbur tiparet e mia. Si je nudo, dashuri, nudo dhe pa mbrojtje: unë jam kitara e vërtetë që të godit në gjoks dhe të jep dridhje të gjatë. Mi sono innamorata Mi sono innamorata delle mie nari che succhiano la notte, TI ISHE E VËRTETA Ti ishe e vërteta, kufiri im, rrjeta ime e dobët, por jam përplasur kundrejt pemës së të mirës dhe të keqes, kam ngrënë edhe unë mollën e gjithëpranisë sate dhe jam boshatisur nga çdo lloj dije, sepse ti ishe doktrina ime dhe gjyryku i jetës sate i lulëzonte të gjitha trandafilet. Tani ti je e ngatërruar me temat e errëta të lirës por më kot e mbyt zërin tënd në rrënjët - spirale të pemëve, më kot i vërtit rënkimet thellë poshtë tokës, sepse unë vij të të kërkoj e gërryej bërthamën tënde, nënë, kërkoj në shpirtërat atë më të qartin e më të vendosurin, atë që kishte sytë e tu dhe zërin tënd të ngrohtë e trimërinë tëndë të ëmbël bërë vetëm prej yjesh.   Tu eri la verità Tu eri la verità , il mio confine, Përktheu Skënder Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |