VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
E ATJE KU RRËNJËT E DENDURA PËRHAP LUMI I ARTË I GJIRIT TËND TË PASTËR, NË TRUPIN TIM LINFAT RRJEDHIN TËRBUESHËM Poezi nga GIACOMO LEOPARDI (Xhakomo Leopardi, 1798-1837) E Djelë, 04.10.2011, 10:40am (GMT1)       SILIVIAS   Silvia, e mban mend vallë Atë kohë të jetës sate vdekësore, kur bukuria llamburiste në sytë e tu të qeshur me flatra hareje, e ti, e kënaqur dhe ëndërruese, pragun vajzëror kapërceje?   Kumbonin strofat E qeta, e lutjet kumbonin, në këngën tënde të përjetëshme, atëherë kur veprën femërore të synuar ndërmerrje, aq e lumturuar për atë të ardhme që ti kishe në mendje.
Ëmbëlsinë e ditëve. Unë studimet ngulmuese Nganjëherë ndërpreja e letrat me pahir, ku kohën tretja dhe tek unë shkëlqente pjesa ime më e mirë,   lart nga ballkonet e shtëpisë atërore në veshë kumbimi i zërit tënd më vinte, dhe me shpejtësi ngrinte grackën e ëmbël raskapitëse. Kundronte qiellin e kthjellët, rrugët e arta dhe oborret, e pastaj detin mbarë, pastaj malet me borë. Nuk e thotë dot gjuha vdekësore Atë që unë ndjeja në zemër.   Çfarë mendimesh të ëmbëla, çfarë shpresash, o Silvia ime! Ajo që atëherë na dukej se ishte Jeta njerëzore dhe fati! Kur shpresa ishte më e madhe se kurrë, një ndjesi më kaploi e thartë dhe therëse, dhe filloi dhimbja e gjëmës sime. O natyrë, o natyrë, Atë që na premtove dikur? Pse kështu i mashtron fëmijët e tu?   Ti më herët se bari e trembi dimrin, nga sëmundja të cilën e luftove dhe të mundi, u trete, o njomëz. Dhe nuk shikoje mëlulen e viteve tua; nuk ta miklonin më zemrën lavdet e ëmbëla për flokët e tu të zinj, për shikimet e tua plot dashuri dhe drojtje; në ditët e festave me ty shoqet më nuk flasin për dashurinë.   Pas pak vdiq edhe shpresa ime e ëmbël: edhe fatet iu mohuan viteve të rinisë sime. Ah sesi ke ikur kështu ti, e dashura ime e moshës rinore, shpresa ime e përlotur! Kjo është bota? Këto janë Dëfrimet, dashuria, veprat, ngjarjet Për të cilat bashkë flitnim prore? Ky është fati i qenieve njerëzore? Për t 'u dukur e vërtetëTi, e mjerë, veniteshe: dhe me dorë Vdekjen e ftohtë dhe një varr të tmershëm Nga larg na i tregoje.   MBRËMJA E DITËS SË FESTËS   E ëmbël dhe e kulluar është nata dhe pa erë, Dhe e qetë sipër çative e në mes të oborreve Çlodhet hëna, e nga larg shpalos E kthjellët çdo mal. O gruaja ime, Tani hesht çdo rrugë, dhe nga ballkonet Llamba e rrallë natore ndrit: Ti fle, të pushton gjumi i ëmbël Në dhomën e qetë; e nuk do T 'ia dish për asgjë; e nuk mund ta mendoshÇfarë plage më ke hapur në mes të kraharorit. Ti fle: unë këtë qiell, që aq i mirë Të duket po t 'ia shikosh fytyrën, më vjen ta përshëndes,Dhe natyrën e përjetëshme të pakufishme Që më mundon. Ty ta mohoj Shpresën, më thotë, edhe shpresën; e veç kësaj Nuk shkëlqejnë sytë e tu përveç ku qajnë me lotë. Kjo ditë ishte solemne: pas dëfrimesh Të jep çlodhjen; e ndoshta të rikujton Në gjumë sa të pëlqente kjo ditë dikur, e sa Të pëlqeja unë ty: jo aq sa unë shpresoja, jo. Sa jetë më ka mbetur, e përplasem në tokë, thërras, fërgëlloj. Oh ditë të tmerrëshme Në një verë të tillë të blertë! Ah, më Nuk do të dëgjoj rrugëve këngën vetmitare Të zejtarit që kthehet natën vonë, Pas sorollatjeve, në strehën e tij të mjerë; E çiltërsisht më ther zemra, Kur mendoj se ti e kalon gjithë botën Dhe kurrë gjurmë nuk lë. Ja ka ikur Dita e festes, e pas festës Dita tjetër është krejt e rëndomtë, dhe Kohën mbart me vete çdo njeri. E ku është zëri I atyre popujve të lashtë? Ku është thirrja E anijeve tona të famshme, dhe perandoria E madhe e Romës, e ushtritë, e shungullimat Që përshkuan tokën dhe oqeanin? Gjithçka është qetësi dhe heshtje, e gjithçka Trys botën, e askush për to më nuk e vret mendjen. Në rininë time të hershme, kur e prisja Në mënyrë lakmiqare ditën e festës, apo Pastaj kur ajo kishte mbaruar, unë dhimbshëm, zgjohesha; dëgjoja në natën e vonë Një këngë që ledhatonte ndjenjat Duke u larguar vdiste pak nga pak, Ashtu dhe zemra ime në kraharor më dhimbte.   KËNGA E FUNDIT E SAFOS   Natë e qetë, e rreze e druajtur E hënës së ngrënë; e ti që vërtitesh Nga selvia e nemitur lart në shkrepa, Lajmëtar i ditës; oh sa sfilitëse e të shtrenjta Aq sa të panjohura më ishin orët dhe fati, Të ngjashme me sytë e mi; jo të qeshura Sa lëndime iu shkakton të mjerëve kjo lojë. Ndër ne atëherë hareja ringjallet Kur në lugina lumenjtë rrjedhin Dhe në fushat e drithëruara fyelli Magjik i Neptunit, e kur qerrja E rënda qerre e Jehovait na bubullon Mbi kokë, ajri nator plasaritet. Ne nëpër rrëpira e lugina të thella Nën retë që qëllojnë, ne me grigjat Që ikin të shastisura, ne përballë Lumit që harron ku i ka brigjet e veta Nën kumbimin shurdhues që vjen nga lart. E bukur pelerina jote, o qiell div, e bukur Je ti, tokë e vesuar. Ah, nga kjo Bukuri e pakufi nuk niset asnjë I paudhë apo mbrapshtan Për tek e mjera Safo. Në krenarinë tënde Mbretëron e ligë, o natyrë, e mikpritje të egra, E dashnore të përçmuara, në format hirplote Të zemrës dhe ninëza e syve më kot Kanë shprehje lutëse. Mua nuk më qesh Shtegu i ndritur, e nga porta qiellore Agimi purpuror; mua nuk më këndojnë Engjejt mëngjesorë, e as murmurimat Nuk do të më përshëndesin: e atje ku Rrënjët e dendura përhap Lumi i artë i gjirit tënd të pastër, në trupin tim Linfat rrjedhin tërbueshëm. I shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |