VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DASHURI E BEKUAR Poezi nga EDWARD H. GARCIA përkthyer nga GJEKË MARINAJ E Djelë, 05.22.2011, 04:30pm (GMT1)
MEKSIKANIZMI NË MUA
Një vajzë e re me flokë të kuq Në klasën e gjashtë Një vallëzim në Klubin Krahinor. Unë, veç adoleshent Një njomak, nerv i ekspozuar. Vajza flokëkuqe me emër Cindy U shfaq: "Më vjen mirë që nuk jam ti. Ato gratë po flasin rreth teje." Për mua fjalët patën shijen e vdekjes. Atë moment qeshë i bindur Se më kishin zbuluar të tërin E kishin nuhatur sekretin e dyshimin tim E kishin nuhatur meksikanizmin në mua. Shpirti im u turbullua nga turpi. Cindy, mirësia e saj e kryer, Shkojë me dikë tjetër, Duke më lënë të strukur, Të qullosur në turpin se qeshë Tamam ai që isha.
PRAPË DJEMTË TUAJ
Dy djem të zeshkët që kurrë nuk marrin rrugën e lehtë Njëri që duket se gjen krenari Tek godet çdo të padrejtë Tjetri që pretendon Se nuk ekzistojnë. Njëri gjithmonë në ikje Tjetri afërt por i lëvizshëm Njëri që të bëri ty nënë Ai që i pëlqente të ledhatohej Tjetri havale gjithmonë në ikje, tani i larguar Ai që e dinte se është fëmija yt i çmuar Mbetet i çmuar. Dy djem zeshkanë të ngatërruar në zemrën tënde Të lëshuar të lirë, me dashuri, Por ju nuk jeni kurrë e lirë. Shpejt dy burra zeshkanë: Prapë djemtë e tu.
POEZI PËR MARTËN
"Kam insekte në kokë" Mendime të ngrohta rrëshqasin poshtë Kërcënime të padukshme Në vetëdije Bymehen, zgjatën me kuriozitet përpara Rrugë-humbura, si duket, të paftuara. Miza mendimesh Vetëm të mërzitshme Tepër të parëndësishme për t'i parë Megjithatë i ndjek. Milingona mendimesh Mashtruese dhe helmuese Tmerrësisht të rrezikshme. Mollëkuqe mendimesh Rrumbullake dhe të vetëkënaqura. Shushunja mendimesh Të ngadalta dhe amorf Por të hijshme, të hijshme. Duke qëndruar heshtur këtu Në këtë metër katrore të tokës, Mësoj se kam insekte Në kokë.
TRUMCAKU
Së pari dëgjova këngën, Zërin e plotë të trumcakut Ciu, ciciu, ciciu, ciu. Vallë, po na tregon folenë, Apo po na mbanë larg prej saj? Fole e pasur në një gyp shporeti Të hedhur diku pas shtëpisë. Pastaj e pashë. Çuditërisht i vogël. Me fyt të tharë pezull mbi një degëz të thyer Si pika mbi "i"-në Fyti i tij pulsonte Si një zemër Nën gjoksin me pupla Që dridhej: Ciu, ciciu, ciciu, ciu. Më me zë se madhësia e tij. Ai ndoshta këndon për atë Bukuroshen në kafaz, Që flakëron vetëm Të ndizen bashkë në freskun e saj. Ah sikur të ishit aty Të ishit aty Gjëja më e vërtet që mund t'ju them Edhe unë do të ndizesha me ta, Për të gjithë ju.
PRAPËSEPRAPË PRANVERË
Në pranverë breshkat zgjohen Jo me shumë pranverë në jetë Zgjatën ngadalë, një këmbë zvarritëse për minutë Hapin njërin sy për rrezet e diellit, Të ngrohin gjakun e ftoftë Përpëliten, menjëherë të uritura Por prapë të ngadalta Jo të tërbuara si milingonat apo grethat Jo të mëndafshta në prekje si lulet e zambakut Të ngadalta dhe të ashpra, të ngadalta dhe të ashpra, Prapëseprapë Pranverë Kam frikë se nuk jam më një lule E dhënë tek rilindja e tërbuar. Pranvera vjen për mua e ngadaltë dhe e ashpër, E ngadaltë dhe e ashpër, prapëseprapë pranverë.
ÇDO NATË
Çdo natë është e shijshme, Pritëse Aromë e ngrohtë Prekja e njohur Rritja e baticës, e njohur, gjithashtu, Për dëshirën Që të na marrë me mirëkuptim me vete Në mëshirë të fatit me pasion Puqje e pashmangshme Kohë e lirë, pastaj urgjenti Për atje ku gjithmonë deshëm të shkojmë.
PA TY
Si një alpinist në ajër të hollë Në ngjitje Pa ty nuk mund të marr frymë. Ju jeni lëvizja e duarve të mia Pa ty ato shtrihen të padobishme. Ju jeni gostia e syve të mi Pa ty e gjithë bota Shtrihet e topitur Ju jeni substanca e shpirtit tim Pa ty ajo vyshket. Ju jeni atmosfera esenciale Në të cilën jetoj, Puna e ditëve të mia, Bukuria në peizazhin tim, Muzika që mërmëris Ju jeni ajri, ajri, ajri Afrohu e më lejo të Të mbush mushkëritë e shkreta prapë e prapë Me praninë tënde Për gjithmonë.
DUART E MIA
Duart e mia e njohin trupin tënd Janë të prezantuara në intimitet Me lëkurën tënde, ëmbëlsinë e freskët të saj. Duar e mia të dinë përmendesh Si çdo pjesë e saj preket, Ato lëvizin nëpër terr Duke e ditur mënyrën Se ku e si të lëvizin. Duart e mia janë dashuri të dehura me pasion Jetojnë vetëm për atë prekje Uljen dhe ngritjen tënde Vendet e njohura Tingujt, fshehtësitë Thellësinë tënde Vë veshin tek trupi yt Dhe dëgjoj tek duart bëjnë punën e tyre Dëgjoj zëra të hollë Tek këndojnë për punën e mbarë. Duart e mia janë në dashuri me ty Pa ty shtrihen të padobishme Të papunësuara, zbatuese me përkulje, Duke kërkuar lëkurën tënde Për rrugën e tyre drejt shtëpisë Duke e ndjere, ditur rrugën e vet Uljen dhe ngritjen tënde Ju jeni dashuria e tyre, dashuria e tyre.
DASHURI E BEKUAR
Lejoji gishtërinjtë e mi të lundrojnë Poshtë the rreth teje Si ujë gati tepër i nxehtë ta durosh Lejoje çdo pikë uji nga duart e mia Të rrjedhin poshtë kurrizit Duke të tërhequr ty nga unë Lejoje çdo pikë të sjellin paqe Dhe thellësi të ngrohtë. Lejoje nxehtësinë e duarve të mia Të futet në vendet shumë, shumë të ftohta Të zbusë pjesët e vrazhda nga acari. Lejoje nxehtësinë ta shkrijë, ta shërojë xhamin e thyer. Mbështetu tek unë, me mua Shkriju në krahët e mi Duart e mia si ujë Të rrjedhin përmbi ty Thellë, thellë, më thellë Në paqe. HESHTJE
Gati askund nuk ka heshtje Madje as në këtë vend Makineritë gumëzhijnë zhurmët dhe ofshamat E veturave në rrugën malore Debati me mllef i korbave Egërsirat, lopët Përrenjtë e natës dhe kërcitjet E insekteve bredharake, Kundra bërrakave të ndritura Madje edhe këtu Por kur shtrihemi bashkë, Aq afër sa të prekemi, të prekim lehtë Të gjitha zhurmët e botës rrëzohen Diku Ne kemi humbur në zhurmët e bardha Të dy shpirtrave tek hyjnë te njëri-tjetri Fytyrë për fytyrë, duke prekur me Kaq shije, me pritje të asaj që vjen, Që vjen, që vjen Thellësisht (të heshtur) për gjithmonë në dashuri -- Edward H. Garcia u lind në Brownsville,TX, në vitin 1942. Prej më se 42 vjetësh punon si profesor i letërsisë. Poezitë e tij janë publikuar nga një numër i madh revistash dhe antologjish amerikane si në: Texas Observer, Voices from Within, Van Zandt County Lines, Dallas Morning News, Pawn Review, Texas in Poetry 2, Texas Books in Review, Phi Delta Kappan, Texas Humanist, Out of Dallas, Tex!, and Texas Short Stories 2 etj., etij. Garcia është i njohur në letërsinë amerikane si një poet që lufton për një poezi të kuptueshme që ka lidhje me lexuesin dhe që pasqyron realitetin sa më pastër. Përktheu GJEKË MARINAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |