VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MASKA NEGRA   Pablo Picassos

Poezi nga LEOPOLD SEDAR SENGHOR (1906-2001) përkthyer nga DANIEL GAZULLI


E Shtunë, 05.28.2011, 08:19am (GMT1)

Pablo Picasso-s

 

Ajo fle, pushon mbi ranën e ndritëshme.

Kumba Tam fle. Një palmë e blertë puhizon zjarminë e flokëve, i bakërt balli i hepun.

Të mbylluna qepallat, kupë e dyfishtë mbi burimin e dritës,

Ky drapen i hollë hanor, buzë e zezë e porsa njomun ku asht buzëqeshja e grues lozonjare?

Kodërzat e mollzave, mjekërr e përdjersun tinguj lëshojnë në heshtje.

Kokë e përsosun prej bronzi, sipër smalti e kohnave,

Pa kapelë përmbi, pa të kuq, pa rrudha; as gjurmë lotësh e puthjesh.

O fytyrë, si Zoti të krijoi, ku s'mbrrin kujtesë e njerëzve,

Fytyrë e agut të botës, mos u çel e të ngashresh mishin tim.

Lermë të t'adhuroj, Bukuri, pa dridhje vështrimin!

Përktheu DANIEL GAZULLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.