VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SY TË FTOHTË KRENARË KUGUARËSH OSE UJQËRISH ME SHIKOJNË TEK ULEM DHE NGJITEM Poezi nga GARY SNYDER E Hënë, 09.12.2011, 08:13pm (GMT1) SA PËR POETËT
Sa për poetët Poetët e tokës Që shkruajnë poezi të vogla, Nuk kanë nevojë për ndihmën e askujt. Poetët e ajrit Luajnë me tufanet më të furishëm E nganjëherë kthehen në vorbull. Poezi pas poezie, Bëhen spirale e të njëjtës etje. Në minus 50 gradë (f) Vaji i makinerive nuk do të ketë efekt Propana mbetet e mbyllur. Poetët e zjarrit Digjen në zeron absolute Dashuria e fosileve e ndritur lart. Poeti i parë I ujit Qëndroi poshtë gjashtë vjet. Qe i mbuluar me zhumile deti. Jeta në poezinë e tij La miliona gjurmë të ndryshme të mbytura në baltë. Me diellin dhe hënën E barkut të tij, Poeti kozmik Fle. Qielli nuk ka fund- por poezitë e tij, si pata të egra, fluturojnë nga tehu.   PËR ASGJË
Toka një lule Një bimë në harkun e thellë të dritës kacavjerrë përmbi hapësirat e gjërave të forta kristale vocërrake të dërmuara; kripëra. Toka një lule buzë një gjiri ku një korb kthen përmbys nga një dritëz, një ngjyrë të harruar tek rrëzohet poshtë e gjitha. Një lule për asgjë; një ofertë; pa marrës; flokë dëbore, feldspat, baltë.   TEK PËRROI I PIUTËS
Një pishë e zezë Një pemë, do të mjaftonte Ose madje një gur, një grykëz e vogël, Një barkë e përbashkët në një pishinë. Kodër pas kodre, të shpalosura dhe të përdredhura, Pemë hijerënda të dala nga plasa gurësh Hënë e madhe mbi to, është e tepërt. Shtegtarët e mendjes. Një milion Vera, pezull era e natës dhe shkrepat Të ngrohtë. Qielli përmbi malet e pafundme. Të githa rraqet që shoqërojnë të qenurit human Pikojnë në ikje, shkëmbinjtë kryeneçë luhaten Madje edhe e tanishmja e rëndë e koriti Këtë gurgullimë zemre. Fjalët dhe librat Si pisha të zeza në qetat e larta Humbasin në erën e thatë. Një mendje e pastër, e vëmendshme Nuk ka tjetër domethënie veç atë Që përpiqet të duket plotësisht. Askush nuk dashuron shkëmbinj, ja që jemi këtu. Të dridhura nate. Një fishkëllimë Nëpër dritën e hënës Rrëshqet në hijet e Jupiterit: Atje fshehur Sy të ftohtë krenarë Kuguarësh ose ujqërish Më shikojnë tek ulem dhe ngjitem.   RIVIERA E PISHAVE
Nga maja e kështjellës Matsue milje të tëra me fusha orizi kodra dhe një liqen i thatë. një fëmijë shkolle ka krijuar një teleskop dhe shikon përmbi qytet.   xhuxh i dyqaneve të reja kjo kështjellë majë kodre zhytje delfinësh në çati mbi brirë - askusht tani nuk e di me tamam se si ngjiten gurët e latuar gjigande. familja Matsuadira e pati të tërën të tyre, qëndroi duke vështruar në këtë gjilpërë ere në dimër: të gjitha fshatrat e tyre të vogla nën dëborë.   VIJAT NË TRUPIN E KRAPIT
peshku i majmë e i vjetër i jetës së pasosur në gropëza të trubullta tretur anës lumit gojën e rrumbullakët dhe të butë, baltë pohuese nëpër kallame, përbri rrugës së trenit nuk i dëgjoi qarjet humane por pisha do të rriten në mes të këtyre ngushticave para se ta ktheni barin nga dielli.   PA GJË
heshtje e natyrës përbrenda fuqia e brendshme. fuqia pa gjë. shtegu mund të qesin kudo-jo përfundon në vetvete. fundi është, mëshirë-lehtësi- shërim, jo ruajtje. duke kënduar provën provën e fuqisë së brendshme.   ÇFARË KAM MËSUAR
Çfarë kam mësuar përveç përdorimit të drejtë të disa veglave? Momentet në mes të punëve me kënaqësi kryeneçe. Të rri i heshtur, të pi verë, dhe të mendoj llojin tim të mendimeve me koje të thatë. -lulet e para të livadheve dhe pranverën e të gjitha tokave. I shfaqi haptas: petalet e verdha, flokët e artë, të gjithësisë duke e parë heshtjen: kurrë dy herë njësoj, por kur e kryej mirë, e kaloj tek të tjerët.   TË FTOHTIT RRETH ZJARRIT
Pi kafe të zezë nga një termus ulur në një cung. stivat e druve digjen, majat e shkurreve të brishta jeshile të marra dhe të përziera brenda Tek qendra: një grumbull hiri që shtrëngon të kuqen përbrenda. e shtyn nxehtësinë poshtë tek mbrojtësja e fytyrës me buzë të skuqura nga prushi; Krasitja, hollimi, prerë si brushë me lëmashk nga insektet dhe myku- re barku bojë hiri lëkunden lehtë e ngadalë përmbi ndoshta shiun, sjellin fundin e kësaj thatësire. Furçat e djegura heqin nxehtësi nga zjarret e egra të verës që vjen dhe sjellin shiun në kohë, që zjarret ta pastrojnë rrëmujën. rrëmujën e zemrës. Kafe të zezë, të hidhur, të nxehtë, tymi ngrihet shpejt dhe qetëson ajrin pezull dhe të ftohtë.   PËR TË GJITHË
Ah të jesh gjallë në mëngjesin e një mes-shtatori duke ecur nëpër një rrjedhë uji këmbëzbathur, pantallonat të përvjelë lart, me çizme në dorë, mbushur, rreze dielli, akull nëpër hije, shkrepave të veriut. Rrëshqasin me fëshfëritje ujërat e akullta të përrenjve gurët lëvizin nën këmbë, të vegjël dhe të fortë si gishtërinjtë e këmbëve Hunda pikon ftohtë këngë sipas muzikës së përroit, muzikë zemre, t'i marrësh erë diellit mbi zall.
Jap besën
I jap besën dheut të ishullit të Turtles Dhe njerëzve që jetojnë përtej një ekosistem në larmi nën diell Me interpretim të kënaqshëm për të gjithë. - Gary Snyder lindi në San Francisko në vitin 1930. Ka botuar rreth 20 libra me poezi dhe prozë. Ai ka fituar disa çmime letrare, ndër të cilët edhe çmimin Pulicer, që është çmimi më i lartë amerikan në krijimtarinë letrare dhe publicistike. Përktheu GJEKË MARINAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |