E Premte, 03.29.2024, 02:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

QIELL I BRYMTË ME PUTHJE SHIU

Cikël poetik nga RINA MYTKOLLI


E Mërkurë, 11.09.2011, 08:37am (GMT+1)

NËNËS SIME

 

Si te ta çlodh ballin,

rrudhat te t'i fshij?

Me ngjajne si rruge muzgjesh

qe nisin me vetmi.

 

Veshtrimet pikturuar

me qiej ngjyre agimi,

lotet neper faqe

si rrekeze burimi.

 

Diell i bardhe gjoksi yt

shpirtin zgjon e drite sjell.

Kur qesh ti nene, e bardha Nene

blerimin shton e lulet çel!!

 

 

LOTËT E MI

 

Shtrënguar lotët, thellë në fyt.

Fryma e shpirtit i than, i ngrin.

Të zbresin poshtë kanë frikë nga Hadi,

të ngjiten lart yjtë i lëpijnë.

 

Ç'të bëj më thuaj, me dhimbjen time

që qiellin mban rob në vakum.

Të thyej botën, copë e thërrime?

A të firohemi ti dhe unë? "”

 

KUR SHKRIN BRYMA

 

Rrezet i mblodhen brymen peizazhit

si nuses vellon me oriz.

Ne bula vese pastaj u treten

duke bere dashuri.

 

Ne gjethnaja ngjyre bronxi

digjet afshi i nxehte,

zbret nga mali, si kalores

fushave tatepjete...

 

Edhe lulet neper bar

ne mendime kane rene,

rrudhat ngjeshur permbi ball'

petlat kane zene.

 

Qielli i brymte me puthje shiu,

tokes buzet ia sheron,

te zhuritur nga thellimi

zemren fergellon.

 

VJESHTË NË DASHURI

 

Rane dhe petalet

e lules se fundit,

pemet u mpaken,

u rrudhen serish...

shiu i lodhur

pervajshem qau,

verberia e fatit pushton,

me duart e ftohta te tij.

 

Netet u mbyten

ne detin e heshtjes,

ne vegime netesh

u tret malli im.

Ne enderr mundohem

te puth syte e tua,

por ato me largohen,

me fshihen ne agim...

 

Ndoshta nje dite

vjeshta do kerkoje,

te humbe virgjerine,

dashuria jone...

 

*****

Nga udhez e pashkelur

e kopshtit tim

ti vjen befasisht si nje vegim.

 

Te ndjej afer frymen

mbi gjoksin e nxehte

dhe puthjet e para

qe shkrijne si vese.

 

Mbi gunen e nates

pikojne qershite

me mjaltin e tyre

josha perendite;

 

Qe asnje veç teje

mos me tregoj'

qershizen e buzes

si ta kafshoj....

 

U LODHA

 

U lodha me gjumin e gjate te vuajtjes,

e nisa te vrapoj s' di s'e ku...

E lashe mbrapa pendimin,

bota lekund ndergjegje tutje-tehu.

 

Une e te tjere me ndjenjen veme baste

ne jeten- kazino, fat i shitur,

vdekja shklyn mbi eshtra gjak te ndyre

e jetet perplasen ne qiellin rremuje.

Me bej te ndiej nje sup, o Perendi!

E duart perpjete ngjitin lutjen"Ave Mari"...

 

FENIKS I SHEKULLIT

 

Kjo plage gjer ne kocke thelluar,

çdo nerv, çdo ndjenje prekur,

enderr feminore, belbezim i pashprehur.

 

Gjak i mpiksur, gjak i rralle

mbushur trazire, det me vale.

 

Nga gjoks i drobitur, i thare, i sfilitur...

Promete, Ante skalitur,

 

ç' e tund me nge

pluhurin e ndergjegjes,

si era vellon e nuses se ve.

 

Ngrihu, femije, feniks mbi ne

pavdekesisht sfido, qiell e re.

 

TË NDIEJ

 

Ne feshferimen e gjetheve

Ne lotet e ftohte te shiut

Ne jehonen e mekur te shpreses

Ne eren e flladte dhe acarte

Ne peshperimen e endrrave

Ne muzgun e mekur

Ne dhimbjen e mbytur

Ne pusin e trishtimit

Ne rrokullimen e afsht

Ne murin e ndarjes

Ne burgun e harreses

Ne zbaticen e shpirtit

Ne vorbullen e xhelozise

Ne qiellin e qelqte

Ne jeten qe lind

Ne meteorin qe vdes...

 

LOTË ZOGU

 

Koken varur gjer ne kembe

zog i vogel pse e mban?

 

-Poshte guackes lakuriq

me çukisin zogj te tjere

Dhe kur dola erresires

nenes syte i kishin nxjerre.

 

Permes tmerrit i mjeruar

atin tim une e kerkova.

Ne mes zgavrave te nxirra,

dy rubine lot leshova.

 

ROZAFA E DETIT

 

Po ç' ndodhi valle keshtu?

Shkembinj rane mbi det

a deti u be gur?

Ne gjirin e nenes

dy docka ngulur fort,

i tretur ne det

s'dallohet nje lot...

Shqyen nena syte

perpin llahtari,

me shpirt te vrerosur

nje brenge te ngrire.

Mes ujit tretur

nxjerr engjellin e delire,

vec qe ta mekoje

me gjirin e mpire.

Ky qumesht i kripur

ç'po rrjedhka currile;

ç'ninull, ç' engjell, ç'mall

varrose ti, mezokanal???

 

ME PRIT I DASHUR TI

 

Mes qerpike pishash,

ajke e henes shket.

Ne filxhane pellgjesh

drit' e henes flet....

 

Nje ujevare yjesh,

buzembremjesh ndez.

Tis' i bardhe i dites

dallge flokesh kreh.

 

Te altar i dites

prit i dashur ti,

trendafil' e agut

ma cel prap ne gji.

 

 

LARG MEJE

 

Ç'qiell valle te mban larg meje,

ne endrra turbulluar vagellim.

O shpirt, c'thellesirash ke ardhur,

qe kerkon te fshehesh largesine.

 

Ti ik kur une kam harruar,

kujteses eshte fshire emri im.

Dhe shfaqesh kur malli i urtuar,

zemren ka ngrene me mundim.

 

 

***

Me flaken e buzeve te mia,

horizontit kerkon t'i vesh zjarr?!...

 

S'DI S'E SI...

 

Hapa syte munduar

nga gjumi...

Shtriva doren,

me ngrin perseri.

I mbylla kapakesh dy syte

Kujtesen burgos

s'di s'e si!...

 

 

*****

E bardhe kullon

nga filtri i reve

Drit' e henes, dhe pastaj...

Me zjarr malli

ndez ylbere

A do at ndalesh

Ti kete vaj?!

 

 

TE KERKOJ...

 

Te kerkoj syçele

n'auroren flokzjarr,

mos te fshehu valle

ne gjirin e bardhe??

 

Ja, nata çapitet

e ftohte si varr,

gjunjet me rrezojne

Po ku je ti valle???

 

 

 

STRUKEM...

 

Kercet bresheri permbi xhama

si i dehuri qelqet kris.

Te zhubrosura flete, era ndan

si letra pa mbishkrim.

 

Tej fushave ngjyrendryshku

te percelluara si nden saç.

Nje sterg i fundit fluturoi

si lajmi me telegraf.

 

Serishmi hap televizorin

e simfonine e vjeshtes shfaq.

Si nje statuje mermeri hesht Vivaldi

dhe une brengosur serish jam.

 

Shurdhuar mbetur telefoni

nuk ke arsye, une e di.

Mes dege pemesh griset hena,

si mjelme strukem vetem n' shi.

 

....PAMBARIMISHT

 

Ngarkuar vijne te zeza rete

si kope delesh djersitur.

Mes tyre fshikullojne rrufete,

drejt tokes afshzhuritur.

 

Ka humbur vjollca e mengjesit

te diellit, rezatime gjithashtu.

mbi syth te fundit vera mbetet,

si lajmes kthen serish ketu.

 

Ja shiu lag serishmi qelqet

dhe pemet, edhe barin miqesisht.

Ky malli im serishmi ndizet,

tek dera pres pambarimisht...

RINA MYTKOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRENDA GJOKSIT TË HËNËS VETËM TI QËNDRONPoezi nga KËZE KOZETA ZYLO përfshirë në antologjinë "Rizgjimi i Lutjes" (10.30.2011)
ZOTI MË NË FUND DUHEJ TË BESONTE NË NJERIUNPoezi nga nobelistja WISLAWA SZYMBORSKA të përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.27.2011)
THEMELIMI DHE MANIFESTI I FUTURIZMITNga FILIPPO TOMMASO MARINETTI (10.26.2011)
Manifesti i Futurizmit NGRINI KOKAT LART! (10.26.2011)
AUTOMOBILIT TË GARËSPoezi nga FILIPPO TOMMASO MARINETTI (10.26.2011)
102 VJETORI I FUTURIZMIT OSE PRIMITIVËVE TË NJË NDJESHMËRIE TË REDossier i përgatitur nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.25.2011)
DIELLI ËSHTË PENDUAR QË LINDICikël poetik nga BARDHYL MALIQI (10.22.2011)
DHE UNË KËRKOJ HIJEN MË TË HOLLË, MË TË PAPËRFILLSHMEPoezi argjentinase të pëkthyera nga ANTON PAPLEKA (10.19.2011)
EDHE SHQYP NA THANË SE ZOTI PËR SHQYPTARË SHQYPNINË E FALIPoezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940) (10.19.2011)
VALLËZIM ME FLAKËNFragment nga romani "Salla me hijet prej letre" i PETRAQ RISTOS (10.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]