VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
E PAQTË SI KRISTALI Cikël poetik nga SABIT RRUSTEMI E Djelë, 11.13.2011, 05:49pm (GMT1) NDIZE SONTE NDIZE SONTEÇepuri flet përmes pamjes Me fytyrë malli Rri dhe sonte Ta përzëmë këtë erë Këto re përmbi Që ikin tutje Pa një pikë shi Për muza s' do kesh uri Të ruaj nga cilado furi Vetëm rri Ta ndezim këtë natë Asaj vashe pas kodre Që ka humbë udhë Dritë t' i bëjmë Të tharat gjethe Këta rremba të tharë Të qofshin falë Sall ndize sonte Ndize Për atë hënëvashë Çepuri nuk refuzohet (4 tetor 2010)
ÇEPURI NË VJESHTË
Këtu jam Në të njejtat rrënjë I shtrirë e i ngritur Si përherë Sall ngjyra po më ndërrohet Syve tu plot mall Po shkrihet e blerta Në pritje të argjentë E ngapak po shkundem Prej erës Po qullem prej shiut E po thahem prej ikjeve Në thellësi Dhimbjet e ëmbla s'gjejnë qetësi S'flladitë ky shi Kur tek unë Mungon Ti (1 tetor 2010)
AJO ERË FLOKËSH
Ajo erë e flokëve tua Solli shi Shi a dashuri Ec e dije Një re e zezë Na mbuloi sipri Sa u trembëm Nga e papritura furi Po iku ajo e mllefosur Humbi qiellit pakufi Me Çepurin Mbetëm këtu Për t'u larë mëkatesh Në një agim të ri Nën diellin e syve Tu Moj Ditë Që m'buzëqesh përsëri (26 shtator 2010)
NUK ËSHTË VETËM
Në një cep të vetmisë sate Brenda atij kopshti të venitur Hyra fshehtas përmes erës E po t' kundroj si ngahera Me admirim Lulja e Shpirtit nuk është vetëm I përftohem pa pushim (23 shtator 2010)
LUFTËTARI I PAEPUR
Dashuria Nuk është veç një pamje vjeshte Dashuria ka katër stinë Sa mugullon qenies sate Të bën për vete E të përzjarr deri në zenit Poaq të qull shpirtit Të ngrinë në lule kristalesh Deri në lumturim Ti s'i ndahesh Prej saj rrëmbehesh Sa bie Sa ngritesh Rrugës drejt saj Prej pritjesh Heshtjesh Nuk lodhesh Ecën Ecën Si një luftëtar i paepur (21 shtator 2010)
MUND TË BËJË Ç'TË DOJË
Ajo mund të vijë me ditën Mund të fshihet me natën Mund të mos bëj zë Me ditë e net Mund të mbyllet si lulja Nën petale të blertë Me muaj me vjet O Ajo mund të sillet si të dojë Dhe pa mua mund të jetojë Unë do ta ndjej Orë e çast Në secilën secondë OrëZemra do ta kujtojë Si tash (17 shtaor 2010)
NJË BOTË U SHPËRGJUM
Shiu Dhembjen nuk e lau As flladiti Vetëm Ajo kur trokiti Një botë e fjetur U shpërgjum Rilindi (4 shtator 2010)
E NESËRMJA
Pas secilës ditë Pritet një e Nesërme E Nesërmja Jonë Nuk soset kurrë (3 shtator 2010)
RASTËSISHT
(variant)
Jetën e dua Jo etjen Ama në çdo krua S' i vë buzët Për ta tretur shkrumin Udhës s'i shmangem Ecjes Për t' i thënë Jo ngecjes Qoftë dhe bërrylas Gjunjëzash Sytë bëhen çiçërr afër një ure një kthese Se - e papritura bëhet e përhitura Rastësia Si kafshata e ndyrë Të zverdhë në fytyrë Ah Rastësisë i trembem Prej saj befas stepem Sakaq mund të m'i errë sytë Me ndonjë re pluhuri T'më përplas për muri Dhe zemrën Mund të ma prekë Të ma dridhë Rastësia Atë strehë shpirti Ku Ti rri Me Ty Jo pa Ty Jeta Ime kodohet Në katër sy Jorastësisht i ruhem rastësisë Duke të dashur Ty Jeta Ime (të përpunuara më 27 gusht 2010, Gjilan)
AJO ËNDËRR NË PRITJE
Duroj këtë zjarrmi Shpirtit të etur për Ty Si Çepuri për një pikë shi Duroj E nuk e shuaj këtë ndjenjë Sado që më djersinë Kjo kllapi Më përvidhet në sy Në gjuhë Në mua Më shumë dhemb Ai portret i përgjysmuar dashurie Ajo ëndërr në pritje Që shprush dhe Çepurin Thellë në brendi Lëre më mua Kur nuk të kam në timin gji (25 gusht 2010)
ISHE DHE MBETE
Deti shtrihet para meje Si një mashtrim i ri Në të thellën qetësi Tutje Prapa krahëve të mi Çepuri dhe Ti Me gjethe Kapluar prej vape E shikime të gjata Deri tek unë Në eter diku Pa oksigjen mbeti mesazhi Telat u këputën në pritje Dhe zëri Brengat e mia As rëra i dogji I zbuti vetëm poezia Ai qiell i kthjelltë E i pafund Si dashuria vetë 23 gusht 2010
MË SHKUND IMI TRAZIM
Ditenatë e pres Ajo zë s' lëshon As unë s'e thërras Derisa pritja të pëlcasë I përkushtohem Deri në agjërim Edhe kur më shkund Imi trazim Falem e i lutem si Zotit Bëje të bukur çdo ditë pas sotit (16 gusht 2010)
RRËMBYESHËM
Rrëmbyeshëm çau Çepurit Shpatit me mal E më rrëmbeu rrëmbyeshëm Përmes flatrave të saj Rrëmbimthi u stepa Nga ai fluturim i rrëmbyeshëm U rrëqetha flatrash Në çdo pore trupi U drodha i tëri E as një pikë ujë Më qëlloi afër As edhe Ti Si mëllenjë që ish Rrëmbyeshëm hyri Në malin e paprekur të shpirtit tim E u fsheh U struk Thellë diku Diku ku s' shihet e s'preket Diku ku s' arrihet As nga hapi im As nga imja dorë Kot pres Shtigjeve të Çepurit Kot hapëroj Ajo nën vapën verore Nën zjarrin e shpirtit tim Atij mali të dendur E të paprekur Pushon e zë s' lëshon As kur e fton As kur e dëshiron Nuk do ia prish gjumin A ëndrrën e re që po thurrë Dhe njëmijë vite po u vonua S'do ta urrej kurrë Afër do i rri Pa le të më trembë përsëri Zbathur a majegishtash Do ec malit tashti Lehtas si një djalosh i ri Do ta mbuloj sall me dashuri Deri në një rrëmbim të ri (Gjilan, 13 Gusht 2010)
TË DY KOHËT
Përkohësisht SipërFaqes Sate eci Gjalloj e të dashuroj Përjetësisht Brendësisë sate fshihem E nuk tretem Të dy kohët Për Ty i jetoj Moj (11 gusht 2010)
TEK PRITJA
Sa herë të duket Që kam humbur Sa herë të duhem E nuk di ku jam Rrugë tjera mos trupo As adresa mos gjurmo Tek pret pritja Aty më kërko (29 korrik 2010)
PA TY NUK RRI MË
(variant)
Mure fjalësh rrëzoj Bërryla shqyej Prej rrethit dal Tavolina e fotele gëlltis Për të t'u ofruar Një puthje kujtim'ta lë Rrugëve provinciale Qetësinë ta prish Lokaleve publike të ftoj Me fjalë të ngacmoj Me veten time nga zero kohë dal Rob i një gruaje s' bëhem Kundër dashurisë sime s'ngrihem Në mure letrash s'e mbyl mël Vetja s' më mjafton deri në sosje Hap pas hapi Afër teje afrohem Sysh nuk të liroj Kënaqësinë tënde s'e përfil Pa ty nuk dua të rri mël (19 korrrik 2010)
ËNDËRR PËRJETËSIE
Ajo ëndërr jete Nuk heshtet as kur s' thuhet Thellësive tona fshehet Ruhet Kahdo që lëvizim S'kemi si e hedhim Në vete e mbajmë Edhe pa frymë kur mbesim A këpucët na vrajnë Numër a rrugë tjetër Nuk kërkojmë Vetëm shenjtërimin e saj Atë ëndërr përjetësie Dëshirojmë E nuk pendohemi As kur na mveshin mëkate Pas saj ngashnjehemi Të jetë fat apo dënim Kjo mollë e ndaluar Ëndërr e gjakim Nga Adami e Eva Na mbeti trashëgim (6 korrik 2010)
Ç' MUND TË TË OFROJ MË SHUMË
Zoti nuk thotë Harroje As Zemra Një det ndjenjash Qepet Çepurit Po rruga përpjetë Deri në Kodër Shtigjet zik - zake I ka mbuluar dushku Bari i ri E paecura ime Vonohet për pak Ty të ruaj Thellë në veten time Edhe kur më ikën me mëngjes Edhe kur më kthehesh Rrallë e përmallë Përmes ndonjë ëndrreje E dashur Po e deshe malin SABIT RRUSTEMI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |