VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË VIZITOR I PANJOHURTregim nga JAHO MARGJEKA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

NJË VIZITOR I PANJOHUR

Tregim nga JAHO MARGJEKA


E Mërkurë, 11.23.2011, 11:46am (GMT+1)




E kisha parë edhe herë të tjera para portës sonë, ashtu të ulur në stolin e vjetër. Dukej rreth të shtatëdhjetave: pak i kërrusur, fytyrëbardhë, flokërënë, e, ato të qethura shkurt.

Më pati bërë përshtypje ai njeri, por diç më pengonte t'i afrohesha, edhe pse aty ai rrinte me orë të tëra. E, ku, m'u përpara portës së shtëpisë sonë. Më bëhej nganjëherë t'i thërrisja e t'i thoja se kishte ngatërruar shtëpinë, por edhe këtë s'e bëja dot, pasi frikësohesha se mund ta fyeja.

Por edhe për diçka tjetër: s'mund të veproja ashtu, pasi kisha vënë re se ai, xhaxhua, kështu po e thërrasim tani e tutje, pra kisha konstatuar, se ndenjtja për një kohë të gjatë në stolin para portës sonë, atij xhaxhos i sillte dhe njëfarë bezdie, sepse, herë pas here, ai hidhte vështrime si të hutuara rreth e rrotull.

Pastaj, xhaxhua ishte interesant edhe për disa cilësi të tjera, përshembull, xhaxhua, gjendej në stolin përpara portës sonë vetëm në ditë të caktuara të javës. Konkretisht ditën e hënë, të mërkurë e të premte, paradite, fiks në tetë deri në nëntë.

Kohë më pas, krejt rastësisht, mësova se, ai, xhaxhua, kishte edhe një orar dhe një vend tjetër, që e vizitonte rregullisht dhe në ditë të caktuara; të martën, të enjten dhe të shtunën, fiks në orën pesëmbëdhjet e tridhjetë.

Por, le të kthehemi përsëri në ditët kur unë ende s'kisha shkëmbyer as edhe një fjalë të vetme me atë njeri, që rrinte me orë të tëra në stolin e vjetër para shtëpisë sonë. Në atë stol ku uleshin kalimtarë të rastit, vetëm sa për t'u mbushur pak me frymë, apo kalamajtë e lagjes sonë me gjyshet e tyre.

Dhe, ja tani, stolin përpara portës së shtëpisë sonë e ka pushtuar ky xhaxho i panjohur!...

Ja, po marr guximin t'i afrohem, bile edhe po i flas.

- Mirdita, domethënë, mirëmëmgjes xhaxho...!

- Mirëmëngjes, moj bijë e xhaxhait...!

- "Bijë e xha...!".

- Xhaxho, kë... çfarë... domethënë, a keni ndonjë nevojë, apo... me çfarë mund t'ju ndihmojmë, nëse doni natyrisht...?

Për habinë time, xhaxhua fillon e lëviz këmbët, pastaj edhe duart. Më sheh me një vështrim ëngjëllor e pak të hutuar. Xhaxhua duket i shqetësuar. Mendja më thotë t'i kërkoj ndjesë. Kushedi si e ka punën i ngrati!

Por, jo...! Xhaxhua ndërkohë është ngritur në këmbë dhe ka shqiptuar ca fjalë në shenjë falenderimi a mirënjohje. Pastaj xhaxhua thotë se, është çasti i duhur për atë çfarë ai paskërka ëndërruar me vite, e jo vetëm këto ditët e orët e stolit, ku gjendej momentalisht.

Unë mbetem në këmbë si e ngrirë, pa kuptuar asgjë prej gjeje.

Dhe, si nëpër dhëmbë, i them, se për atë, xhaxhon, çasti i duhur është në çdo kohë e gjithnjë kur e mendon ai vetë të arsyeshme.

Po, eh, njeriu i shkretë...! Për çfarë momenti është fjala...?!

Për të ikur e ardhur përsëri në stolin përpara shtëpisë sonë. Apo...?

- Për një vizitë në shtëpinë tuaj, bija ime...!

- Vizitë...? Nga kush...? Përse...?

- Nga unë, bija ime...!

Pra, ai xhaxhua, një vizitë në shtëpinë tonë...!

- Punë që bëhet more xhaxho, s'ke thënë ditë më parë...?

Jo sot...? Mirë...! Mirëardhsh nesër, xhaxho...!

Natën, duke gdhirë e nesërmja, e pashë xhaxhon në ëndërr. Me ca rroba të bardha e një kravatë të gjatë deri në fund të këmbëve. Dukej nja njëzet a tridhjet vjet më i ri...! Kokën ia mbulonin ca leshra të verdha, që kishin filluar t'i thinjeshin paksa. Ah, o Perëndi! Ai, xhaxhua, po i afrohej në majë të këmbëve shtratit tim...!

- Erdha, bija ime, - tha xhaxhua dhe me njërën dorë po më lëmonte ballin e me tjetrën...! O Zot, po zhvishej...!

Pastaj pashë duart e tij mbushur me ca trëndafila të porsaçelur, për të cilët tha se, sapo i kishte këputur në bahçen prapa shtëpisë sonë. I çuditshëm ky njeri...! Nga e dinte ai rrugën e bahçes prapa shtëpisë sonë...?

Një fllad i ëmbël e ca tinguj pianoje vërtiteshin në ajrin e freskët mëngjesor.

Tinguj, tinguj, tinguj...! Oh, zilja, zilja e shtëpisë...!

O Zot...! Ai i ëndrrës. Xhaxhua. Veshur me kostum ngjyrë bezhë, këmishë të bardhë e kravatë të re që flakërinte. I ngjitëm shkallët, unë para e ai pas. Kthehemi për në sallonin e ndenjes. Xhaxhua më thotë se nuk pi kafe...!

- Ah, një limonatë portokalli, po...! A mund ta shoh shtëpinë tuaj...? Desha të them dhomat e saj, a më saktë njërën prej tyre...! Xhaxhua po më duket tjetër njeri. Ose një njeri që s'di se ç' kërkon. Apo si një njeri që ka hyrë në shtëpinë e botës dhe i duket si e tij. E, cila na qenka njëra e atyre dhomave që dëshiron të shohë xhaxhua...? E përse iu dashka...?

Po sikur, po sikur ajo njëra, të jetë pikërisht dhoma ime e gjumit...?

O Zot, po ëndrra? Po kush vallë na qenka ky njeri...?

Ndërkohë xhaxhua ka shtyrë derën e dhomës sime të gjumit. Ajo njëra qenka pikërisht dhoma ime e gjumit...! Xhaxhua i çuditshëm është ulur m'u në cepin e krevatit tim dopio. Më lutet ta lë për pak çaste vetëm...!

E tërheq derën me vërtik e plasem në divanin e parë që më del përpara.

Bukuri...!

Një xhaxho fare i panjohur në dhomën time të gjumit.

Çfarë marrëzie...! Unë thashë se vizita e tij ishte sa për një kafe, kushedi çfarë e, aq.

Por jo, s'qenkërka thjesht punë kafeje.

Për Perëndi...! Xhaxhua matanë lëshon ca gulçima të mbytura që të këpusin shpirtin. Kisha dëgjuar vaj kalamajsh, por jo asi vaji. Vaj burri. Për sekondë u bëra esëll. Thashë t'i gjendem të gjorit për mëshirë, por edhe për kureshtje.

Xhaxhua, ngriti kokën e tha: - E kisha amanet të vija një herë këtu, në këtë shtëpi, në këtë dhomë sidomos...!

- Po si, për çfarë, nga kush, si, pse...?

- Si nga kush...?! Nga ajo, - tha qetë-qetë xhaxhua.

- Nga...? Gruaja...?

Xhaxhua tundi kokën e ma fshehu vështrimin...

JAHO MARGJEKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËSHTU E MBAJ MEND: FLOKËT SI VURBULLA ERETri poezi të reja nga THANI NAQO  (11.22.2011)
TREGIM PËR BABANË TIMNga ALI PODRIMJA (11.21.2011)
SI DY SHPIRTRA FRYMËN NDAJMËCikël poetik nga VASO PAPAJ (11.20.2011)
E PAQTË SI KRISTALICikël poetik nga SABIT RRUSTEMI (11.13.2011)
QIELL I BRYMTË ME PUTHJE SHIUCikël poetik nga RINA MYTKOLLI (11.09.2011)
BRENDA GJOKSIT TË HËNËS VETËM TI QËNDRONPoezi nga KËZE KOZETA ZYLO përfshirë në antologjinë "Rizgjimi i Lutjes" (10.30.2011)
ZOTI MË NË FUND DUHEJ TË BESONTE NË NJERIUNPoezi nga nobelistja WISLAWA SZYMBORSKA të përkthyer nga ELIDA BUÇPAPAJ (10.27.2011)
THEMELIMI DHE MANIFESTI I FUTURIZMITNga FILIPPO TOMMASO MARINETTI (10.26.2011)
Manifesti i Futurizmit NGRINI KOKAT LART! (10.26.2011)
AUTOMOBILIT TË GARËSPoezi nga FILIPPO TOMMASO MARINETTI (10.26.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]