E Mërkurë, 04.24.2024, 06:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
MIK, NË ÇASTIN E SHKATËRRIMIT
Poezi nga ERIK JOHAN STAGNELIUS (1793-1823)
E shqipëroi: ULLMAR QVICK

E Shtunë, 03.30.2013, 12:10pm (GMT+1)



Është një prej poetëve më të dalluar në historinë e letërsisë suedeze, në të njëjtën kohë duhet thënë se ai është enigmatik, jetoi në një farë izolimi, dhe mendimet për figurën dhe jetën e tij ndër studiuesit nuk përputhen.
Poezia e tij ka një gof, një forcë të rrallë emocionuese.
Më e njohur nga vjershat e tij është "Mik, në çastin e shkatërrimit". Bëra një interpretim shqip para 17 vitesh:


MIK, NË ÇASTIN E SHKATËRRIMIT

Mik, në çastin e shkatërrimit, kur në brendësi terri të mbulon
kur në humnerë po zhduken mendja dhe kujtesa,
mendimi i hutuar kërkon diçka midis hijës dhe dritës së vagëlluar,
zemra nuk mund të psherëtijë, syri nuk mund të qajë;
kur nga shpirti yt, i mbështjellë nga nata, po bien flatrat e zjarrta,
dhe kur po ndihesh me frikë se përsëri do të zbritesh në hiç,
kush do të të shpëtojë atëherë? - Kush është ky engjëll i mirë
i cili brendësinë tënde prapë rregullon, hijeshon,
dhe në botën tënde të humbur, duke rimëkëmbur altarin e rrezuar,
po ndez aty flakën me dorë atërore? -
Vetëm ajo qenie e fortë, që në natën pa fund e ngjalli serafin,
duke nxitur diejt të vallëzojnë,
vetëm ajo fjalë hyjnore, që u thirri botrave: "Bëhuni!" -
që edhe sot me fuqi të gjallë i bëjnë të lëvizin me vrull.
Gëzohu, pra, mik, dhe këndo në terrin dëshpërues:
Nata është nëna e ditës, Kaosi komshiu i Zotit.

E shqipëroi Ullmar Qvick më 26 janar 1996.


ULLMAR QVICK


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JETA IME U BË STATUJË E ZVERDHURCikël poetik nga DIN MEHMETI (03.30.2013)
NDERIM PËR SHQIPTARIN Dr. ZEF MULAJ-I jepet titulli “Onorato i shoqates Leopardian Komuniti” në Itali- (03.29.2013)
TE DELTA E MJELLMAVEVëllimi i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (03.28.2013)
MISIONI I POETITPoemë nga ARTUR VREKAJ (03.27.2013)
MOLLA E KUQEPoemë kushtuar trimit popullor Heto KokësNga RRUSTEM GECI (03.26.2013)
PUNOJ PARALELISHT ME REALITETIN DHE IMAGJINATËN, DUKE U PËRPJEKUR QË PRODUKTI TË JETË REAL-thotë e reja tropojane Elona ZhanaNga SOKOL DEMAKU (03.26.2013)
ZANA E VJOLLCAVE ME RREZE DIELLICikël poetik nga FRAN UKCAMA (03.25.2013)
NJË VEPËR KULMORE ME RËNDËSI LETRARE E SHKENCORE PËR BREZAT QË VIJNËNga DELI SMAKA (03.25.2013)
ADEM DEMAÇI - ËSHTË KOHA TË BASHKOHET KOMBI SHQIPTARDemaçi - "Ka ardhur koha që të bashkohet kombi shqiptar i ndarë në 6 shtete, por pa pranuar asnjë kompromis në kurriz të lirisë” (03.24.2013)
BUSULLA IME NË OQEANIN E LIBRAVEEsé nga JOSIF BRODSKI (1940-1996) (03.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]