E Mërkurë, 04.24.2024, 10:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FAIK KONICA
Nga GIJOM APOLINERI

E Djelë, 03.31.2013, 09:22am (GMT+1)



Ndër njerëzit që kam njohur e që më kujtohen me kënaqësi të madhe Faik Konica padyshim është nga më të veçantët.
Ai lindi në Shqipëri 40 vjet më parë në një familje që ka ruajtur besimin e krishterë. Ky shqiptar (ce chkipe) studioi në Francë. Në moshën 20 vjeçare pati rastin që mund të bëhej një prift i Grande Chartre, por ai nuk e bëri këtë. Pak nga pak besimi i tij do të humbte dhe do të kthehej në indiferencë, madje gjer në antiklerikalizëm, ç'ka na kujton atë të Merimie-së. Kështu ai vazhdoi studimet e tij por meqë ishte një atdhetar i madh ai u kthye në Shqipëri, ku sipas thënieve të tij ishte dënuar dy herë me vdekje, në mungesë, për komplot ndaj pushtetit otoman. Ai u rikthye në Francë ku e njohu në një mënyrë të shkëlqyer gjuhën dhe letërsinë franceze dhe u lidh me të gjithë ata që e admironin Shqipërinë. Megjithatë, liria që gëzonte në Francë i dukej e pamjaftueshme dhe kështu shkoi e u vendos në Bruksel në rrugën "Albanie" p;r t; themeluar revistën erudite "Albania", ku u muar me politikë dhe akoma më shumë me letërsi, histori, filologji, etj.

Ai ja kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij lëvizjes kombëtare shqiptare, duke e pastruar gjuhën shqipe nga termat e pasakta apo parazite. Në pak vite ai përpunoi plot pathos një gjuhë të bukur, të pasur dhe të zhdërvjellët. Por ashtu si në Paris, edhe në Bruksel liria nuk i pëlqeu. Njëherë pati një ndodhi me një polic. Polici e pyeti:

-Cila është kombësia juaj?
-Jam "albanais"!
-Ku banoni?
-Në rrugën "Albania"

Më kishte ftuar të shkoja dhe të kaloja disa ditë si mik tek ai. Do të vinte vetë në stacion por duhej një shenjë si ta njihja. Kishte vendosur të mbante në thilenë e xhaketës një orkide. Treni im arriti me shumë vonesë. Në stacion, Viktoria vuri re se shumë njerëz mbanin orkide në xhaketat e tyre. Si vallë do ta njihja shqiptarin tim? Mora një karrocë dhe mbërrita tek ai sipas adresës, pikërisht në momentin kur ai po dilte për të blerë orkiden.

Qëndrimi im në Londër ishte i këndshëm. Konica kishte pasion klarinetën, oboen si dhe kornën angleze. Në sallonin e tij kishte një koleksion të vjetër të instrumenteve muzikore prej druri. Në mëngjes, duke pritur për të ngrënë, si gjithmonë me vone-së, miku im luante arie të vjetra me hundë e qëndronte në këmbë me një pamje serioze përballë tavolinës. Mëngjesin e hanim sipas mënyrës shqiptare, d.m.th. pa pushuar. Çdo dy ditë ai servirte një kek ëmbëlsirë që mua s'më pëlqente fare. Një ditë kishte ushqim të mirë që mua më pëlqente por atij nuk i shijonte. Mëngjeset zgjatnin aq shumë sa s'kisha kohë të vizitoja muzeumet e Londrës sepse arrija aty kur dyert e tyre mbylleshin. Por ne bënim shëtitje të gjata. Gjatë këtyre ditëve shëtitjeve mësova se çfarë shpirti të hollë e plot kulturë kishte Faik Konica. Ashtu dhe gjith shqiptarët e racës së mirë, ai ishte disi tekanjoz, por un; isha aq i prekur nga miqësia e tij sa kjo gjë nuk më bënte dhe shumë përshtypje. Teket e tij manifestoheshin në mënyrë të çuditshme. Për shembull nëse hynte në një magazinë për të blerë diçka, dilte me shpejtësi që andej me frikën se mos e ndiqte tregtari, sikur ai të dyshonte se ai kishte vjedhur. "Kështu është, më thoshte ai,edhe pse unë kurrë nuk kam vjedhur". Në Londër, Faik Bej Konica më tregoi bibliotekën e tij. Ai i kishte shitur të gjitha librat që kishte pasur më parë për të blerë botime angleze ku tekstet ishin shtypur me germa të vogla. Duhej një lente zmadhuese për t'i lexuar ato. Kështu, ai kishte krijuar një bibliotekë të re e të madhe që përmblidhej në një dollap të vogël. Nga librat e vjetër ai kishte ruajtur një fjalor të Bejlit, të cilin e kishte si një mësues shpirtëror, si dhe fjalorin e Darmasterit.

Si një bej i dytë, Faik Konica ka patur gjithnjë maninë e pseudonimeve. Ai i ndryshonte shpesh ato. Kur e kam njohur unë si shkruante me pseudonimin Thrank Spirobeg, sipas emrit të një personazhi historik të Leon Kahn, një kryevepër e frymëzuar nga historia e shqiptarëve. Por duke parë se tipografët ja ortografisnin gjithnjë pseudonimin e tij, Faik Konica vendosi ta shënonte pikërisht kështu. Kjo nuk zgjati më shumë se dy-tri vjet dhe ai përdori një tjetër pseudonim me të cilin do të nënshkruante një vepër mjaft të rëndësishme dhe të shkruar mjaft mirë të titulluar "Ese mbi gjuhët artificiale", nga Pyrrhus Bardyli. Shkova edhe njëherë tjetër në Londër tek Faik Konica, i cili tashmë ishte martuar dhe banonte në Ching Ford. Ishte pranverë dhe ne shëtisnim fushave duke kaluar orët dhe duke ndjekur njerëzit që luanin golf. Faiku kishte blerë pula që të kishte prej tyre vezë të freskëta. Por kur pulat bënin vezë ishte e pamundur që ai t'i hante. E si mund t'i hante vezët e atyre pulave që i njihte dhe i ushqente me duart e veta. Dhe pulat nuk vonuan t'i hanin vetë vezët e tyre. Ky fakt e tmerroi Faik Konicën i cili filloi t'i shihte me tmerr ato shpezë të gjora, duke mos i lënë të dilnin nga kafazi, gjersa kështu ato nisën të hanin njëra tjetrën. Më së fundi mbeti vetëm fitimtarja e cila kaloi dhe pak kohë të jetës së saj në vetmi. Atë pulë që munda ta shoh, ishte bërë e egër dhe si e çmendur. E dobët dhe e zezë, shumë shpejt ajo ngjau me një korb dhe pak para ikjes sime i shëmbëllente një lloj miu.

Faik Konica botonte revistën "Albania". Në kopertinën e saj kishte vendosur një emblemë me stemën e shtetit shqiptar, pikturuar nga një piktor i talentuar francez. Po kështu ai do t'i kushtonte mjaft vëmendje artikujve dhe shkrimit të tyre. Ngaqë kalonte shumë kohë në përpilimin e tyre, revista shpesh dilte me vonesë. Në vitin 1904 u botuan numrat e vitit 1902 dhe në vitin 1907 dolën të gjithë artikujt e vitit 1904. Vetëm revista franceze "L'Occident" mund të rivalizonte në këtë pikë me revistën "Albania".
Kur u b; revolucioni xhonturk, Faik Konica mendoi të kthehej në vendin e tij. Por ngjarjet nuk ndodhën ashtu siç i mendonte ai. Kështu ai u nis me shpejtësi në Amerikë ku po merrte hov lëvizja çlirimtare. Më shkroi për herë të fundit para se të nisej në Amerikë, pastaj nuk morra më lajm nga ai. Dija se ishte në Amerikë në një koloni të madhe dhe të pasur të shqiptarëve. Kujtoja se ai vend do ta kishte pritur mirë njeriun e ndritur të gjuhës shqipe, por më vinte keq që nuk më shkruante më për aventurat e tij. Vitin e fundit, gjeta në një librari numrin e parë të një reviste të titulluar "Trumpeta e Krujës" sipas emrit të kryeqytetit të Skënderbeut. Në të mësova se ai jetonte në Sent Luis të Missurit dhe nuk shkruante më në frëngjisht, gjuhë të cilën e njihte mjaft mirë, por në anglisht, të cilën e fliste shumë keq. I shkrova në adresën Sent Luis por nuk mora përgjigje prej tij. Kur ja, ditën e fundit, një letër nga Çikago ma kujtoi përsëri shqiptarin tim. Letra ishte shkruar nga Benjamin Decastres por shkrimi i zarfit nuk më la asnjë dyshim se ishte ai i Konicës, një shkrim i imët dhe i bukur që u ngjante atyre të shtypshkronjave, si shkrimi i vetë Petrarkës. Hapa letrën dhe aty gjeta dy faqe të shtypura në anglisht të titulluar"Prelude", kushtuar gjithë atyre që e kishin ndihmuar egoizmin e tij militant. Ishte në fakt një lloj poeme në prozë, plot fraza filozofike e imazhe biblike ku përmendeshin dhe Gëtja e Betoveni.

Kjo lamtumirë e veçantë e Faik Konicës për ata që i kishte njohur por që tashmë i kishte këputur lidhjet e miqësisë, nuk më la asnjë shpresë se mund ta shihja atë përsëri. Ai tani ka hequr dorë nga Europa dhe nuk boton më "Trumpeta e Krujës". Ndoshta tani as vetë Shqipëria nuk bën më pjesë në preokupimet e tij. Tej gjithë punëve të tij në Miçingan, ky stërnip i Gjergj Kastriotit shfaq tani melankolinë e europianit tejet të kultivuar dhe të poetit të zhgënjyer, por në hipokondrinë e tij nuk mund të mos ekzistojnë padyshim katër vëllimet e fjalorit të Bejlit.

"Mercure de France", 1912


GIJOM APOLINER


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KËSHILLA NJË GAZETARINga FAIK KONICA (03.31.2013)
FLAMURINga FAIK KONICA (03.31.2013)
NGA LIBRI 'FLUTURIMET E KORBAVE NË NETËT PA HËNË'Tregime nga ADEM ZAPLLUZHA (03.31.2013)
JU RRUGAÇA SALLAHANA Nga AT GJERGJ FISHTA (03.30.2013)
MIK, NË ÇASTIN E SHKATËRRIMITPoezi nga ERIK JOHAN STAGNELIUS (1793-1823)E shqipëroi: ULLMAR QVICK (03.30.2013)
JETA IME U BË STATUJË E ZVERDHURCikël poetik nga DIN MEHMETI (03.30.2013)
NDERIM PËR SHQIPTARIN Dr. ZEF MULAJ-I jepet titulli “Onorato i shoqates Leopardian Komuniti” në Itali- (03.29.2013)
TE DELTA E MJELLMAVEVëllimi i ri poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (03.28.2013)
MISIONI I POETITPoemë nga ARTUR VREKAJ (03.27.2013)
MOLLA E KUQEPoemë kushtuar trimit popullor Heto KokësNga RRUSTEM GECI (03.26.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]