VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHPRESË, JE JETA TI DHE NUK JE ASGJËJAPoezi nga CESARE PAVESE&

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 

SHPRESË, JE JETA TI DHE NUK JE ASGJËJA

Poezi nga CESARE PAVESE&
E Djelë, 10.11.2009, 10:32am (GMT+1)

 

 

     Shtepia ku lindi Pavese

 

DO TË VIJË VDEKJA DHE DO TË KETË SYTË E TU

 

Vdekja do të vijë dhe të ketë sytë e tu

Kjo vdekje që na shoqëron ne

Nga mëngjesi në mbrëmje, e pagjumë,

shurdhe, si një brejtje e vjetër e ndërgjegjes

apo një ves absurd. Sytë e tu

do të jenë një fjalë bosh,

një klithmë e pafjalë, një heshtje.

Kështu i shikon ti çdo mëngjes

Kur e vetme përkulesh

Mbi pasqyrë. O e dashur shpresë,

atë ditë do ta dimë edhe ne

që je jeta dhe je asgjëja.

Për të gjithë vdekja ka një pamje të vetën.
Vdekja do të vijë dhe do t'i ketë sytë e tu.
Do të jetë si të heqësh dorë nga një trill,
si të shikosh në një pasqyrë

Tek të rishfaqet një fytyrë e vdekur,
si të dëgjosh fjalë nga një buzë e heshtur.
Zbresim në vorbulla të nemitur.

 

   Muza

 

VETJA TJETËR

 

Nga mëngjesi deri në mbrëmje ai pa tatuazhin

Në gjoksin e tij të butë: një grua e kolme

Shtrirë fshehtas në fushën e flokëve. Nën to

Ishte nganjëherë kaos, ajo brofte lart menjëherë.

Dita kaloi në mallkime dhe heshtje.

Nëse gruaja nuk do të ishte tatuazh por

Grua e vërtetë që e shtrëngonte pas vetes, ai

Do të thërriste me zë më të lartë në qelinë e ngushtë.

 

Symadh, ai u shtri heshtur në shtratin e tij.

Një rënkim i thellë si rënkim deti bymeu

Eshtrat e mëdhenj solidë të trupit të tij. Ai

U shtri si në kuvertën e anijes. Ai rëndoi në shtrat

Si dikush që zgjohet rrëmbimthi nga gjumi.

Trupi i tij, kripur me stërkala deti, derdhi

Djersë plot me rreze dielli. Qelia e ngushtë

Nuk mjaftonte për një trupmadh të tillë.

Duart e tij tregonin se ai po mendonte për një grua.

 

 

 

 

MENDIMET E DEOLËS 
 
Deola e kalon mëngjesin ulur në kafè   
e askush nuk e vë re. Në këtë orë në qytet rendin të gjithë   
nën diellin ende të freskët të agut
. Nuk kërkon askënd

as Deola, por e frymëmerr e qetë mëngjesin.   
Gjersa doli në
pension i është dashur të flinte deri në këtë orë

për të rimarrë forcë: rrogozin e saj mbi shtrat

e ndyenin me këpucë ushtarët dhe punëtorët,

klientët që ia kthenin shpinën. Por, e vetme, është ndryshe.

Mund të bëjë një punë më të vyer, me më pak mundim.

Zotëria i djeshëm, duke e zgjuar herët,

e ka puthur dhe marrë (do të ndalem, e dashur,

në Torino me ty, po të mundem) me vete në stacion

për t'i uruar atij udhëtim të mbarë.

Është e trullosur por e freskët tashmë,

e i pëlqen të jetë e lirë Deolës, i pëlqen të pijë qumësht

e të hajë kifle. Këtë mëngjes ajo është një gjysmëzonjë

e, nëse i shikon kalimtarët, e bën vetëm për t'u zbavitur.

Për të kaluar mbrëmjeve në lokale, duhet të biesh në sy

E në pension, pas tridhjetë vjetësh pune, bukuria i ka shterur.  
Deola rri duke parë profilin në një pasqyrë   
e shihet në syprinën e pasqyrës. Pak e verdhë në fytyrë:   
nuk është tymi i duhanit ai që ndërpritet. Vetulla vrenjtet.   
I vjen dëshira të cilën kishte
Marìa, që pensioni

Të zgjasë (sepse, e dashur grua, burrat

Vijnë këtu për të kënaqur kapriçiot të cilat nuk ua plotësojnë

As gratë dhe as të dashurat) e Marìa punonte

E palodhshme, plot harè dhe kujdesej për shëndetin.

Kalimtarët para kafesë nuk e lëndojnë Deolën   
që punon vetëm mbrëmjeve
, ajo dërfrehet

Me muzikën e lokalit pranë. Duke ia hedhur një sy

Një klienti apo duke i qëndruar më këmbë atij, i pëlqejnë orekstrat

Që e bëjnë atë të duket si një aktore në një skenë dashurie

Me një djalosh të pasur. I mjafton një klient

Çdo mbrëmje dhe ka me çfarë të jetojë. (Ndoshta zotëria i djeshëm  

Do të më merrte vërtetë me vete). Të rrish e vetme, po të duash,

në mëngjes, ulur në kafè. Pa kërkuar askënd. 

 

RIKTHIMI I DEOLËS

 

Unë do të vij vërdallë në rrugë dhe t'i vështroj kalimtarët,

Do të jem vetë një kalimtare. Unë do të mësoj

Si të zgjohem dhe të braktis tmerrin

E natës dhe të dal të shëtis si zakonisht.

Unë do të vë mendjen time në punë për pak kohë,

Do të rikthehem atje, të rri në dritare, duke pirë duhan

Dhe të çlodhem. Por sytë e mi do të jenë të njëjtët,

Gjestet e mia po ashtu, dhe fytyra ime. Sekreti bosh

Që venitet në trupin tim dhe zbut vështrimin tim

Do të vdesë ngadalë nën ritmin e gjakut

Ku gjithçka shuhet.

 

Unë do të dalë jashtë një ditë,

Nuk dua të kem më shtëpi, do të dalë në rrugë;

tmerri i natës do të më ketë braktisur mua;

do të kem frikë nga vetmia ime. Por unë do të dua të jem vetëm.

Unë do t'i vështroj kalimtarët me buzëqeshjen e vdekur

Të dikujt që është rrahur, por nuk do të urrej apo të qaj,

sepse unë e di se që nga fati i kohëve të lashta -

gjithçka që ti ke qenë apo do të jesh ndonjëherë është në gjakun tënd,

në murmuritjen e gjakut. Unë do t'i mrrol vetë

vetullat e mia, në mes të rrugës, duke dëgjuar një jehonë

të gjakut. Dhe atje nuk do të kem më asnjë jehonë të tij,

Unë do të ngre sytë dhe të shikoj rrugën tejetej.

 

 

DY CIGARE

 

Çdo natë është një çlirim. Shikohen pasqyrimet

E asfaltit mbi rrugët që hapen ndritshëm në erë.   
Çdo kalimtar i rrallë ka një fytyrë dhe një histori
.   
Por në këtë orë nuk ka më lodhje
: fenerët me mijëra

Janë të gjithë për ata që ndalet një çast për të ndezur një qiri dylli.

Shkrepseja ndriçon mbi fytyrën e një gruaje

Që më ka kërkuar një qiri dylli. Shuhet në erë  
e gruaja e zhgënjyer kërkon një të dytë

Që po ashtu shuhet: gruaja tani qesh butësisht.   
Këtu mund të flasim me zë të lartë e të thërrasim
,   
sepse askush nuk na dëgjon. Ngremë sytë

Në gjithë ato dritare, sy të shuar që flenë -   
e presim. Gruaja mbledh supet    
e ankohet se ka humbur shallin me ngjyra

Me të cilën natën ngrohej. Por mjafton të mbështetesh

Te qoshja kundruall dhe era është vetëm një frymë. 
Mbi asfaltin e ngrënë është tani një cung.   
Kjo sharpë vinte nga
Rio, por thotë gruaja

Është e kënaqur se e ka humbur, sepse më ka takuar.

Nëse sharpa vinte nga Rio, ka kaluar natën

Mbi oqeanin e përmbytur nga dritat e transatlantikut.   
Natyrisht, netë me erë
. Është një dhuratë e një marinari të saj.   
Marinari nuk është më. Gruaja belbëzon
bisbiglia   
se, po të shkoj me të, do ma tregojë fotografinë e

Kaçurelit ngjyrëbronxi. Udhëtonte me vaporë të ndyrë

Dhe pastronte makinat: unë jam më i bukur.   

Mbi asfalt janë dy cungje. Shikojmë në qiell:   
dritarja atje lart, ma tregon me gisht gruaja, është e jona.   
Por këtu poshtë s'kemi me se të ngrohemi. Nata, avujt e humbur
   
kanë pak
fanarë apo vetëm yjet.   
Përshkojmë
asfaltin të përqafuar, duke luajtur sikur po ngrohemi.

 

 

ISHTE VETËM NJË FLIRT

 

Ishte vetëm një flirt

Natyrisht ti e dije

Dikush ishte plagosur

Shumë kohë më parë.

Gjithçka është njësoj

Koha ka shkuar

Një ditë do të lindje

Një ditë do të vdesësh.

Dikush ka vdekur

Shumë kohë më parë

Dikush është orvatur

Por nuk e di.

 

I shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË QIELL I BAKËRT TUAF I MEKUR KU HËNA SHFAQET PËR TË LINDUR DHE VDEKURPoezi nga Paul Verlaine (1844-1896) (09.20.2009)
Lirika të Johann Wolfgang von GoethePërktheu nga gjermanishtja Prizren Buçpapaj (06.24.2009)
Gëzim Alpion: Kombi dhe shteti shqiptar rilindi në kohët moderne nga vizioni, idealizmi, përkushtimi dhe sakrificat e elitës intelektuale në diasporë, si në Orient dhe në OksidentIntervistoi: Skënder Buçpapaj (05.05.2009)
Poezi nga Elida BUÇPAPAJ (03.30.2009)
Nëna ime i bindej Zotit gjithsesi, ndonëse si çdo Nënë, do të donte që mua, para së gjithash mua, të më kishte bërë të përjetshëm - Poezi nga Skënder Buçpapaj (03.14.2009)
Ku ka tretur loti im ? Kush e ka gjetur ? - Poezi të reja nga Vehbi SKËNDERI (02.24.2009)
Los Angeles Times: Disident ose jo Ismail Kadare mbetet i madh (02.19.2009)
KJO DASHURI E DRIDHSHME NGA FRIKA SI FËMIJA NË TERR (02.11.2009)
Xhejms Xhojs irlandezi kryengritës gjeinu i letrave botërore (02.03.2009)
I çmendur pas Shakirës - Nga Gabriel Garcia Marquèz (01.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]